LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimi i energjisë drejt rritjes për furrat e bukës, ERE kërkon plotësimin e kushteve për përfitimin e tarifës së subvencionuar 7,6 lekë

Tashmë ERE u ka kërkuar prodhuesve të bukës që të nisin plotësimin e kushteve me qëllim përfitimin e tarifës preferenciale 7,6 lekë për kwh vetëm nga dyqanet ku tregtohet buka dhe jo kur tregtohen produkte të tjera.

14 Qershor 2023, 13:32 Nga A.B

Çmimi i energjisë drejt rritjes për furrat e bukës, ERE

Prej disa muajsh Enti Rregullator i Energjisë i është kthyer debatit të kahershëm për ndarjen e tarifës së energjisë elektrike të furrave të bukës nga prodhimet e tjera të brumit dhe të pastiçerive.

Tashmë ERE u ka kërkuar prodhuesve të bukës që të nisin plotësimin e kushteve me qëllim përfitimin e tarifës preferenciale 7,6 lekë për kwh vetëm nga dyqanet ku tregtohet buka dhe jo kur tregtohen produkte të tjera.

“Sot (mbledhja u zhvillua ditën e djeshme) me kërkesën e Kryesisë të Shoqatës në ambientet e ERE-së u zhvillua një seancë dëgjimore ku morën pjesë një përfaqësi e Shoqatës, Përfaqësues të Institucionit të ERE-së, Drejtuesit e FSHU-së (Furnizuesi i Shpërndarjes Universale) dhe drejtuesit e OSSHE.

Qëllimi i kësaj tavoline ishte zgjidhja e problematikave që kanë Prodhuesit e bukës për furnizimin me korent, përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë furrat e bukës që përfitojnë korentin me 7.6 lek, problematika e furrave të bukës që kanë dhe prodhime brumi e pastiçerie si dhe aktivitete të tjera të këtij lloji.

Takimi u zhvillua me debate të ashpra por konstruktive, ku të gjitha palët janë të interesuara për zgjidhje përfundimtare të këtyre problematikave, ku ne mbrojtëm me vendosmëri interesat e prodhuesve të bukës .

Nga takimi u ra dakord për të zhvilluar në vijimësi takime të tjera për trajtimin teknik dhe specifik të problemeve dhe zgjidhjeve të tyre, sipas kushteve që paraqiten aktualisht në furrat e bukës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bukës Pastiçerive dhe Brumërave.

Prej vitit 2018 sipas vendimit të ERE për tarifat e energjisë elektrike për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për kwh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë

Përfaqësues së shoqatës pohuan për Monitor se prej disa muajsh nga ERE u është kërkuar furrave të bukës, ndarja e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku ata kanë shërbimin e tregtisë të pastiçerisë, produkteve të tjera, byrek etj të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët. Për zonat ku ka prodhim të bukës masive, ku janë furrat e pjekjes apo dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi i subvencionuar prej 7.6 lekë.

Gëzim Peshkopia nga Shoqata e Bukës, Brumërave dhe pastiçerive tha më herët për Monitor se kjo kërkesë është teknikisht e pamundur të zbatohet ndarja e një ambienti me dy linja të faturimit të energjisë elektrike. Peshkopia thotë se prej vitesh tashmë në dyqanet e tregtimit të bukës nuk tregtohet vetëm ky produkt, por edhe ka një larmi produktesh, duke nisur nga prodhimet e tjera të brumit, pastiçerive etj.

Sakaq çmimi i bukës masive prej muajit mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin gusht (rritja 10%). Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit. Ndërsa në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës masive tregtohet 120 lekë.

Por në vend mungesa e fuqisë punëtore solli rritje tjetër të çmimit të bukës nga 1 prilli 2023. Rritja e çmimit të bukës masive 10 deri 20 lekë u reflektua në disa furra buke në qytetin e Beratit. Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve./MONITOR

ere cmimi i bukes

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës