LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndarja e tregut të sigurimeve, kompanitë vendase fituan më shumë terren vitin e kaluar

Në nivel të kompanive të veçanta, edhe për vitin 2023 tregu i sigurimeve u kryesua nga Sigal Uniqa Group Austria, që shënoi një rritje të pjesës së saj të tregut në 26.06% të primeve të shkruara bruto, nga 26.76% që mbante një vit më parë.

1 Shkurt 2024, 07:29 Nga r.ll
Ndarja e tregut të sigurimeve, kompanitë vendase fituan më
foto ilustruese

TIRANË- Pesha e kompanive me kapital vendas në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se kompanitë me kapital shqiptar zotëronin 52.5% të tregut sipas primeve të shkruara bruto për vitin 2023, nga afërsisht 51.4% që zotëronin për vitin 2022. Paralelisht, kompanitë me kapital të huaj shënuan rënie të pjesës së tyre të tregut në 47.5%, nga 48.6% që mbanin për vitin 2022.

Prej vitesh tashmë, tregu shqiptar i sigurimeve është i ndarë mes kompanive me kapital shqiptar dhe atyre me kapital austriak, në pronësi të grupeve UNIQA dhe Vienna Insurance Group. Në treg veprojnë tetë kompani sigurimesh dhe prej më shumë se një dekade nuk shënohen hyrje të reja në treg.

Në nivel të kompanive të veçanta, edhe për vitin 2023 tregu i sigurimeve u kryesua nga Sigal Uniqa Group Austria, që shënoi një rritje të pjesës së saj të tregut në 26.06% të primeve të shkruara bruto, nga 26.76% që mbante një vit më parë.

Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2023 dhe pjesa e saj e tregut u rrit në 19.46%, nga 18.19% që kishte qenë një vit më parë. Albsig ishte njëkohësisht edhe kompania me rritjen më të lartë të primeve të shkruara bruto, me 18.2% krahasuar me një vit më parë, për një vlerë totale prej 4.1 miliardë lekësh.

Eurosig për vitin 2022 konsolidoi vendin e tretë në treg, me 13.68% të primeve të shkruara bruto, nga 13.5% që zotëronte një vit më parë. Eurosig shënoi rritjen e dytë më të lartë në treg, me 10.3% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group vitin e kaluar u rendit e katërta, me 12.29% të primeve të shkruara bruto, nga 12.47% që mbante një vit më parë. Ndërsa kompania tjetër e Vienna Insurance Group, Intersig për vitin 2023 mbante 9.19% të tregut, edhe kjo në rënie nga niveli prej 9.38% i vitit 2022.

Më tej, renditja vijon me Insig, që është tkurrur në 6.87%, nga 7.08% që mbante në vitin 2022 dhe Ansig, që ka zbritur në 6.35% të tregut, nga 6.58% që mbante një vit më parë.

Atlantik për vitin 2022 ka zbritur në vendin e fundit në treg, me 6.11% të primeve të shkruara bruto, nga 6.04% që mbante një vit më parë.

Në nivel të grupeve siguruese, renditja për vitin 2023 kryesohet sërish nga Uniqa Group Austria, me 26.06% të primeve të shkruara bruto (26.76% në vitin 2022), e ndjekur nga Vienna Insurance Group, me 21.48% (21.8% në vitin 2022) dhe grupi Eurosig, me 20.55% (20.6% në vitin 2022).

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekësh ose rreth 220 milionë eurosh, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë. Rritja e tregut u ngadalësua lehtë krahasuar me nivelin prej 9.2% të vitit 2022, por megjithatë në një masë të madhe ky ngadalësim u përcaktua nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit e valutor.

Deri në fund të 9-mujorit 2023, fitimi neto i kompanive Jo-Jetës u rrit në 2.31 miliardë lekë, 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një ndikim shumë të rëndësishëm në rritjen e fitimeve këtë vit po e jep përmirësimi i rezultatit nga investimet, që arriti në 1.13 miliardë lekë, në rritje me 300% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rezultati teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues) është në rritje, por në përmasa më të vogla, me 17.7% krahasuar me një vit më parë./MONITOR

autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj