LIVE UPDATES
Ekonomi

Në 9 vjet, paga mesatare në vend u rrit me 45%; Rama “premton” ta rrisë me 54% për dy vjet! Shpjegimi: I dikton tregu, çdo imponim apo urdhër, mund të kthehet në 'boomerang'

Në të kundërt ka ndodhur me rajonin, kur paga mesatare është rritur me ritme më të shpejta, duke arritur mesatarisht në 800-900 euro/muaj bruto, me përjashtim të Kosovës, ose rreth 40% më shumë se në vend. 

30 Mars 2023, 07:33 Nga DOSJA
Në 9 vjet, paga mesatare në vend u rrit me 45%; Rama
Edi Rama

TIRANË- Paga mesatare në vend është rritur mjaft ngadalë gjatë 9 viteve të fundit. Nga 45.5 mijë lekë që ishte bruto në vitin 2014, viti i parë kur raportin INSTAT të dhënat, arriti në 66 mijë lekë pas 9 vitesh në 2022-n, me një rritje të paindeksuar me inflacionin prej 45%. (shiko grafikun: A mund të rritet paga pa bërë ekonominë produktive?! Paga mesatare mujore bruto). E indeksuar me inflacionin, rritja pagës reale është vetëm rreth 25% në 9 vjet!

Në të kundërt ka ndodhur me rajonin, kur paga mesatare është rritur me ritme më të shpejta, duke arritur mesatarisht në 800-900 euro/muaj bruto, me përjashtim të Kosovës, ose rreth 40% më shumë se në vend. 

Në fund të vitit 2022, paga mesatare në ekonomi arriti 66 mijë lekë, ose rreth 580 euro. Rritja e pagës në vlerë nominale ishte më e larta e 8 viteve të fundit, me 10.8%, ndërsa e indeksuar me inflacionin rritja reale ishte shumë më e ulët rreth 4.1%, për shkak se në 2022-n, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, ishte mesatarisht 6.7%, ose më i larti që prej vitit 1998.

Madje në 2022-n, rritja reale e pagës ishte më e ulët sesa në 2021, kur rezultoi 6.4%, nga 4.1 në 2022-n.- (shiko grafikun: Në 2022 pagat reale u rritën më pak se në 2021)

Pagat i rrit tregu dhe produktiviteti, por Kryeministri “premton” 900 euro pagë mesatare

Por, me një të rënë të lapsit, kryeministri Edi Rama ka premtuar që brenda dy viteve të ardhshme, paga mesatare do të arrijnë në rreth 900 euro (rreth 102 mijë lekë).

“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh”, tha Rama sot gjatë leximit të vendimeve të qeverisë.

Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare, në dy faza.

Do të kemi një rritje së shpejti për një pjesë të shkallëzuar, detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që do të vijë brenda 10, 15 ditëve të ardhshme. Do të publikojmë planin e plotë që të gjithë ta dinë çfarë do te pasojë. Prsh, kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë. Pas rritjes pre 7% do shkojmë menjëherë në rritjen tjetër që do jetë e konsiderueshme vitin e ardhshëm.

Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti.

E dyta, jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.

“Jemi në kushte të jashtëzakonshme. Do të hedhim një hap tani dhe hap vitin tjetër. Do të bëjmë një rritje pagash historike. Është një rritje pagash që ne fakt është ndryshe nga rritjet e tjera të pagave , sepse është një reformë e gjithë strukturës së pagave të gjithë Shqipërisë. Pra është rezultati i reformave, i përpjekjeve i zhvillimeve dhe i ndryshimeve që kanë ndodhur dhe për të cilat shumë kanë të drejtë të thonë se ne kemi ende paga më të ulëta se sa të tjerët në rajon?

Pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit se nuk ka kryeministër në botë që të mos dojë të rrisë përditë pagat e njerëzve.

Pagat rriten në raport me mundësitë, për t garantuar pagesën e tyre në një proces të përhershëm.

Dhe rritja e pagave jashtë mundësive është hapja e një grope të madhe që i thith të gjithë brenda.

Duke qenë se i kemi hedhur bazat, do bëmë reformën më të rëndësishme për njerëzit.

Pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm në sektorin publik por kjo reformë do impaktojë dhe sektorin privat.

Një administratë e cila ka nevojë të ketë burime njerëzore shumë më të kualifikuara dhe të jetë konkurruese në tregun e punës do ta ketë këtë mundësi dhe ndërkohë sektori privat do duhet të rrisë pagat nëse do të jetë një sektor që e udhëheq këtë proces të tërheqjes se forcave më të kualifikuara të punës se përndryshe nuk i mbijeton dot konkurrencës. Shteti do të jetë konkurrent për sektorin privat dhe flas për pagat e larta”, tha Rama.

A është të paguhen të gjithë si informaticienët dhe bankierët?!

9 vitet e fundit kanë treguar se rritja ekonomike nuk është arritur që të kthehet në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, teksa të ardhurat për frymë vijojnë të mbeten më të ulëtat në Europë, me 32% të mesatares europiane, sipas Eurostat (me përjashtim të Kosovës). https://www.monitor.al/shifrat-e-eurostat-shqiperia-mbetet-me-e-varfra-dhe-e-fundit-ne-europe-per-te-ardhurat-per-fryme-dhe-konsumin/

Rritja e ngadaltë e pagave është një tregues se ekonomia nuk është nxitur nga produktiviteti. https://www.monitor.al/2021-te-ardhurat-per-fryme-u-rriten-me-pak-se-ekonomia/

Edhe në 2022-n rritja e pagave u nxit më së shumti nga presioni i mungesës së punonjësve, me bizneset që raportonin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore në të gjithë sektorët.

Ndërsa qeveria ka në dorë rritjen e pagës minimale, që e çoi në 40 mijë lekë, nga 1 prilli, është tregu ai që i rrit pagat mesatare.

Sot Rama premton që brenda dy vitesh paga mesatare në vend të shkojë në 102 mijë lekë, kur realisht sot vetëm dy grupe marrin këtë pagë “Informacioni dhe komunikacioni” me rreth 103 mijë lekë/muaj dhe “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”.- (shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto sipas grup-aktiviteteve ekonomike).

Strategjia e Ramës është që shteti të konkurrojë privatin dhe ky i fundit të detyrohet të rrisë pagat.

Por, në teoritë ekonomike është e qartë që rritja e qëndrueshme e pagave vjen vetëm nga shtimi i produktivitetit dhe investimet që i sjellin ekonomisë vlerë të shtuar të lartë dhe njohuri e investimeve teknologjike. Këtë model ekonomik nuk e kemi parë këto vjet, përkundrazi investimet janë përqendruar në pasuritë e paluajtshme, ndërsa bizneset prodhuese vendase janë dobësuar përballë rritjes së kostove dhe konkurrencës nga importet.

Përsa kohë që pagat nuk do të nxiten nga ekonomia, çdo rritje me “urdhër” vetëm do rrezikojë të kthehet në një bumerang!

Shiko tabelat: 

edi rama vendimet e qeverise 29 mars 2023


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje