LIVE UPDATES
Ekonomi

Avokatët e shtetit, gati draftligji, që i “ndëshkon”, kur vlerësohen të paaftë profesionalisht

Në nenin 6 sipas ndryshimi ka për qëllim të qartësojë llojet e shkeljeve disiplinore, duke mos e lidhur domosdoshmërisht një shkelje të caktuar me ardhjen apo mundësinë e ardhjes së pasojës, kur ajo në vetvete është e rëndë edhe pa sjellë një pasojë të caktuar, si dhe të përshkallëzojë shkeljet sipas rëndësisë së tyre.

30 Mars 2023, 07:06 Nga DOSJA
Avokatët e shtetit, gati draftligji, që i “ndëshkon”,
Foto Ilustruese

TIRANË- Disa ndryshime në ligjin “Për Avokaturën e Shtetit” synojnë të çojnë drejt zbatimit një pikë që lidhet me shkarkimin apo uljen në detyrë të avokatëve kur vlerësohen të paaftë profesionalisht. Kjo kategori avokatësh merr rëndësi të veçantë pasi është e angazhuar direkt në mbrojtjen e interesave të shtetit sidomos në rastet e arbitrazheve ku Shqipëria jo në pak raste ka humbur duke u ngarkuar me kosto të mëdha financiare. Ndryshimet që bëhen në disa nene së pari lidhen me funksionimin e zyrave vendore .

“Propozimi parashikon që kompetenca e tyre tokësore të mos parashikohet në ligj por në strukturën e institucionit, duke e bërë më fleksibël edhe shpërndarjen e ngarkesës. Nga ana tjetër, parashikimi me një akt normativ si ligji, duket jokoherent nisur edhe nga fakti që vetë harta gjyqësore miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e nxjerrë për konsultim.

Ndërkohë në nenin 3 ligji është ndryshuar me qëllim parashikimin në ligj që vlerësimi për paaftësi profesionale të përbëjë shkak jo vetëm për fillimin e procedurës për shkarkimin nga detyra por edhe për uljen në detyrë të avokatit të shtetit.

Një tjetër nen i draftit është ai 4 që sipas relacionit “synon të ndryshojë dhe korrigjojë nenin 26/3 të ligjit në fuqi, i cili pavarësisht se në titullin e tij parashikon uljen në detyrë, nuk e trajton atë. Nga ana tjetër, ulja në detyrë propozohet si masë disiplinore për avokatët në nivel qendror, që duhet të jepet në përputhje me shkeljen e kryer. Ndërkohë, ndryshimi i propozuar përfshin lëvizjen paralele si të drejtë të avokatit të shtetit dhe parashikon zhvillimin e një procesi konkurrimi, por diskrecionin për caktimin e rregullave të tij, ia lë Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të Avokaturës së Shtetit”.

Në nenin 6 sipas ndryshimi ka për qëllim të qartësojë llojet e shkeljeve disiplinore, duke mos e lidhur domosdoshmërisht një shkelje të caktuar me ardhjen apo mundësinë e ardhjes së pasojës, kur ajo në vetvete është e rëndë edhe pa sjellë një pasojë të caktuar, si dhe të përshkallëzojë shkeljet sipas rëndësisë së tyre. Nga praktika e deritanishme dhe rezultatet e evidentuara, është gjykuar e nevojshme të rishikohen dispozitat e shkeljeve disiplinore, pasi zbatimi i tyre në praktikë ka hasur vështirësi sa i përket masave ndëshkuese me karakter më të lehtë. Kështu, janë parashikuar shkelje disiplinore më konkrete duke iu referuar veprimtarisë dhe gjetjeve të konstatuara ndër vite për avokatët e shtetit.

Ndërkohë neni 7 “shton një dispozitë të re e cila synon të përcaktojë rrethana për shkak të të cilave masa disiplinore individualizohet më drejtë në raport me shkeljen e kryer. Propozohet të shtohen dy lloje të reja masash disiplinore që janë: ulje në detyrë për një afat deri në gjashtë muaj dhe mbajtje deri në tridhjetë për qind e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Këto masa, vlerësohet se i shërbejnë realizimit të funksionit të procesit disiplinor në drejtim të individualizimit të drejtë të masës, por edhe funksionit parandalues të shkeljeve në të ardhmen”.

Kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga avokati i shtetit dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij me ndryshimin e bërë në ligj parashikohet pezullimi i avokatit të shtetit.

Shteti shqiptar është përballur viteve të fundit me disa çështje në Arbitrazh ku më e komentuara ajo me investitorin Becchetti ndaj të cilit duhet të paguhen më shumë se 100 milionë euro dhe po kështu edhe përballja me kompanitë që u angazhuan në ndërtimin e Tiranë-Elbasan e cila përfundoi po ashtu me humbje. Në Arbitrazh vijon ndërkohë përballja me Durres Kurum Shipping SH. P.K.

Marrë nga Monitor.al

avokatet e shtetit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit