LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et e bonove 12-mujore, reagim i lehtë ndaj rritjes së normës bazë

Të dhënat historike kanë treguar se zakonisht tregu ka një reagim më të ndjeshëm në momentin e parë pas rritjes së normës bazë, duke i zhvendosur yield-et e ofruara në të njëjtin kah. Por, këtë herë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

30 Mars 2023, 07:18 Nga DOSJA
Yield-et e bonove 12-mujore, reagim i lehtë ndaj rritjes së
Foto Ilustruese

TIRANË- Tregu i letrave të borxhit të qeverisë shqiptare ka reaguar ndaj rritjes së normës bazë të interesit me një rritje shumë të lehtë të lehtë të yield-eve. Këtë javë u zhvillua ankandi i bonove 12-mujore, i pari pas rritjes së normës bazë të interesit javën e kaluar. Yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 3.93%, me një rritje pothuajse të papërfillshme nga niveli prej 3.91% i ankandit të mëparshëm. Të dhënat historike kanë treguar se zakonisht tregu ka një reagim më të ndjeshëm në momentin e parë pas rritjes së normës bazë, duke i zhvendosur yield-et e ofruara në të njëjtin kah. Por, këtë herë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Një faktor me shumë ndikim duket të jetë kërkesa e lartë e investitorëve në ankand. Nga 8.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa në vlerën e 14.2 miliardë lekëve. Prorata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese rezultoi sërish në nivele të ulëta, 41.26% (u pranuan 4.4 miliardë lekë nga 9.8 miliardë lekë kërkesa konkurruese gjithsej).

Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë për herë të parë që nga muaji nëntor me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar atë në nivelin 3%. Me gjithë dilemat e forta të shkaktuara nga goditjet që pësuan javët e fundit tregjet bankare në SHBA dhe në Europë, në fund Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rriste normën bazë të interesit. Inflacioni bazë në dy muajt e parë të këtij viti ishte në nivelet më të larta historike, ndërsa presionet inflacioniste nga tregu i punës ngelen të forta, me një normë papunësie pranë minimumit historik dhe rritje dyshifrore të pagës mesatare. Këto sinjale nuk mund të shpërfilleshin më tej, ndaj Banka e Shqipërisë vijoi me normalizimin e normave të interesit.

Nëse vitin e kaluar tregu shfaqi një mbireagim ndaj rritjes së normës bazë të interesit, këtë herë duket se po ndodh e kundërta, me një reagim shumë të lehtë. Sektori financiar duket likuid dhe interesi për të investuar në titujt e borxhit qeveritar është i lartë. Ngadalësimi i kreditimit të sektorit privat në muajt e fundit mund të jetë një faktor që ka bërë alokimin e më shumë investimeve të sektorit bankar në bono dhe obligacione.

Por, reagimi modest ndaj rritjes së normës bazë mund të shpjegohet edhe me pritshmëri shumë më të qëndrueshme lidhur me ecurinë e inflacionit dhe të kursit të politikës monetare. Rritja e fortë e yield-eve vitin e kaluar erdhi në kushtet e rritjeve të njëpasnjëshme, me një interval të lartë të normës bazë të interesit.

Kjo krijoi pasiguri dhe rënie të pjesëmarrjes së investitorëve në ankande. Aktualisht, duket se nuk ekzistojnë më premisa të ngjashme. Megjithëse rriti normën bazë të interesit, Këshilli Mbikëqyrës në deklaratën e vet u përpoq të japë sinjale qetësie për tregjet financiare, duke nënvizuar se pjesa më e madhe e normalizimit monetar tashmë është kryer.

Marrë nga Monitor.al

yieldet e bonove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet