LIVE UPDATES
Ekonomi

Nuk pritet një recesion global

Por po të vërejmë më nga afër të dhënat e fundit, do të kuptojmë se ekonomia globale nuk është në rrezik dhe se paniku i tregjeve mund të jetë i gabuar. Marrim së pari tregun e punës.

31 Gusht 2024, 08:04 Nga I.A

Nuk pritet një recesion global

SHBA- Pasi u raportua një rënie e punësimit në Amerikë, është rritur frika se ekonomia më e madhe në botë po shkon drejt recesionit. Tregjet amerikane të aksioneve kanë rënë, dhe kjo frikë është përhapur në vende të tjera. Indeksi Topix i Japonisë është ulur me 15% që nga niveli i fundit. Indeksi kryesor i Gjermanisë është ulur me 7%. Kur Amerika teshtin, bota ftohet.

Por po të vërejmë më nga afër të dhënat e fundit, do të kuptojmë se ekonomia globale nuk është në rrezik dhe se paniku i tregjeve mund të jetë i gabuar. Marrim së pari tregun e punës. Shkalla e papunësisë në Amerikë është rritur që nga niveli më i ulët prej 3.4% në prill 2023, duke arritur në 4.3% në korrik.

Historia tregon se një rritje e kësaj madhësie, zakonisht shoqërohet me një rënie të prodhimit ekonomik, duke çuar nga ana tjetër, edhe në një rritje të mëtejshme të papunësisë, falimentimeve dhe rënies së të ardhurave.

Sidoqoftë, ky cikël mund të jetë ndryshe, siç tregojnë tregjet e punës në pjesë të tjera të botës. Për muaj të tërë, papunësia është rritur ngadalë pothuajse kudo. Shkalla e papunësisë në Gjermani është rritur nga niveli më i ulët prej 2.9%, në 3.4% sot. Në Britani është rritur nga 3.6% në 4.4%, ndërsa në Australi ka shkuar nga 3.5% në 4.1%.

Një pjesë e kësaj rritjeje ka një shkak të përbashkët: lirimin e tregut jashtëzakonisht të shtrënguar të punës, pas pandemisë Covid-19. Jo shumë kohë më parë, punëdhënësit, që po vuanin nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa e lartë, ishin të gatshëm të punësonin pothuajse këdo. Tani, ata mund të jenë bërë disi më përzgjedhës.

Për më tepër, papunësia po rritet pjesërisht edhe për shkak të ndryshimeve në fuqinë punëtore të shteteve të pasura. Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në shtetet anëtare të OECD-së për personat në moshë pune, ka arritur së fundmi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Ata që dikur nuk po kërkonin punë, tani po kërkojnë në mënyrë aktive.

Kjo mund të rrisë shkallën e papunësisë në një periudhë afatshkurtër. Këta njerëz kanë arsye të mendojnë se së shpejti do të gjejnë një vend pune, sepse rritja e vendeve të punës mbetet mjaft e fortë.

Gjatë tremujorit të fundit, punësimi është rritur me 0.8% në Australi dhe 0.6% në Kanada. Edhe pse punësimi në Japoni ra me 0.03%, ky është një përjashtim për vendet e pasura. Është gjithashtu e vështirë të baraspeshohet dobësia e tregut të punës me rritjen e pagave, që në ekonomitë e zhvilluara, e tejkalon lehtësisht normën e inflacionit.

Të dhënat e prodhimit janë edhe më të qarta se ato të punësimit. Duke vërejtur një sërë të dhënash, duket qartë se nuk ka shumë prova të ndonjë ngadalësimi. Në një recesion tipik, fitimet e kompanive bien, por tani për tani, firmat në vendet e pasura kanë pasur një ecuri mjaft të mirë.

Sipas një studimi nga Deutsche Bank, në tremujorin e parë të këtij viti, rritja globale e fitimeve të korporatave arriti nivelin më të lartë në shtatë tremujorë. Ecuria e fortë duket se ka vazhduar edhe në tremujorin e dytë.

Fitimet e kompanive amerikane duket se janë rritur me më shumë se 10% nga viti në vit. Më 6 gusht, kompania Uber raportoi rezultate të mira. Një pjesë e mirë e kompanive europiane po mposhtin pritshmëritë e analistëve për fitime. Në Korenë e Jugut, fitimet e tremujorit të dytë ishin më të mira se sa pritej.

Ekonomia në përgjithësi ka një histori të ngjashme. Një gjurmues javor i veprimtarisë ekonomike amerikane, i përpiluar nga Banka e Rezervës Federale të Dallasit, tregon pak shenja dobësie. Një “tregues i menaxherëve të blerjeve” që gjurmon kushtet ekonomike globale, mbetet po ashtu i fortë. Edhe pse ritmi i zgjerimit ekonomik u ngadalësua në korrik, ai mbeti ndër më të mirët e regjistruar gjatë vitit të kaluar.

Një “tregues i veprimtarisë së tanishme” i krijuar nga banka Goldman Sachs, na jep një arsye tjetër për optimizëm. Ky tregues me një frekuencë të lartë dhe i përpiluar nga një sërë burimesh, parashikon përparimin e PBB-së në vendet e pasura. Treguesi është pak më i fortë se në pjesën më të madhe të vitit të kaluar.

Disa ekonomi përballen me një rritje të dobët ekonomike, duke përfshirë Austrinë dhe Francën. Por ato kanë pasur vështirësi të tilla prej një viti, dhe gjendja është shumë më e mirë tani se disa muaj më parë. Po ashtu, pasqyra e inflacionit po përmirësohet. Pasi arriti kulmin në 10% në fund të vitit 2022, inflacioni mesatar në vendet anëtare të OECD–së, ka rënë në mënyrë të vazhdueshme.

Në qershor, çmimet mesatare në të gjithë bllokun, u rritën me 2.6% në bazë vjetore, afër objektivave të bankave qendrore prej 2%. Rreth një e katërta e vendeve të OECD-së, e kanë ulur inflacionin në atë nivel ose më poshtë. Inflacioni vjetor në Itali është më pak se 1%, ndërkohë që rritja e çmimeve të konsumit në Francë dhe Gjermani, është pothuajse brenda objektivit.

Është ironike që shqetësimet rreth recesionit janë përhapur pikërisht tani kur vendet e pasura duket se po arrijnë një “ulje të butë”, që nënkupton se bankat e tyre qendrore do të arrijnë të ulin inflacionin brenda objektivit, pa shkaktuar shumë dëme ekonomike.

Shqetësimet për ekonominë, me kalimin e kohës, ndoshta mund të bëhen realitet. Ndërsa tregjet e aksioneve bien, familjet mund të fillojnë të shqetësohen për të ardhmen ose të ndjehen më të varfra, duke ulur shpenzimet.

Disa kompani mund të anulojnë planet e investimeve. Inflacioni nuk është mposhtur ende, edhe pse ka rënë. Për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të mallrave, ai mund të rritet përsëri. Normat e larta të interesit vazhdojnë të bien. Sidoqoftë, tani për tani, ekonomia globale mbetet në një gjendje të mirë shëndetësore./Monitor.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj