LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e yield-eve tkurri investimet e individëve në bono dhe obligacione

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në 6-mujorin 2024, individët investuan 18.3 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me rënie prej 17.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

31 Gusht 2024, 07:39 Nga I.A

Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve kanë vijuar rënien në gjysmën e parë të këtij viti.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në 6-mujorin 2024, individët investuan 18.3 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me rënie prej 17.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 6347, me rënie vjetore prej 22.8%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 14.68 miliardë lekë, me rënie vjetore prej 12.3%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.62 miliardë lekë, 34.8% më pak krahasuar me 6-mujorin e parë 2023.

Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare.

Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.

Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, yield-et e bonove të thesarit kanë qenë në nivele shumë pranë normës bazë të interesit, madje instrumentet 3-mujore dhe 6-mujore kanë zbritur edhe poshtë normës bazë.

Një situatë e tillë e ka ulur interesin e individëve për të investuar në tregun primar.

Megjithatë, ajo që vërehet këtë vit është rritja e investimeve nga individët në tregun dytësor. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë afërsisht 3.1 miliardë lekë tituj nga portofolat e bankave.

Zhvendosja e interesit të individëve nga tregu primar në atë sekondar duket se shpjegohet me kthimet më të mira që ofrojnë instrumentet e emetuara nga qeveria në vitet e mëparshme, veçanërisht gjatë vitit 2022.

Rënia e yield-eve i ka bërë këto instrumente më tërheqëse dhe ka shtuar investimet e individëve në to.

Kjo tregon një njohje më të mirë të mekanizmave dhe alternativave që ofron tregu financiar, megjithëse numri i investitorëve që ka kryer investime në tregun dytësor është relativisht i vogël, me 909 transaksione gjithsej.

Në përgjithësi, yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë kanë qëndruar të ulëta gjatë vitit 2023 dhe gjysmës së parë të këtij viti.

Një rritje e lehtë dhe e përkohshme u vërejt në yield-et e obligacioneve vetëm në muajt e fundit të vitit 2023, por duke qëndruar larg niveleve të arritura në vitin 2022.

Në gjysmën e parë të këtij viti, yield-et kanë lëvizur përsëri në rënie.

Obligacionet private vazhdojnë rritjen

Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare arriti një rekord të ri vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në 20.5 miliardë lekë, ose rreth 197 milionë euro.

Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 6.4 miliardë lekë ose 45.3%. Statistikat e AMF-së nuk e ndajnë vlerën e portofolit të obligacioneve sipas kategorisë së investitorit, megjithatë besohet se në pjesën më të madhe, ky portofol u takon investitorëve individë.

Përveç obligacioneve me ofertë private, vitin e kaluar u realizua edhe oferta e parë publike e titujve nga një kompani private. Institucioni financiar jobankë NOA emetoi me sukses një borxh prej 500 milionë lekësh, nëpërmjet ofertës publike të obligacioneve.

Duke shtuar edhe obligacionin e parë me ofertë publike, vlera totale e titujve të borxhit të korporatave ka arritur në rreth 21 miliardë lekë.

Pothuajse 66% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 60% që instrumentet në valutë regjistruan në fund të vitit 2022.

Të detajuara sipas monedhave, 34.5% e obligacioneve private janë të emetuara në Lek, 62.3% e obligacioneve janë në Euro dhe 3.2% në Dollarë Amerikan.

Dominimi i Euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi më të favorshme për emetuesit.

Në vitet e fundit, depozitat bankare në Euro kanë shënuar rritje të shpejtë, duke zgjeruar tepricën e likuiditetit në monedhën europiane.

Emetuesit e obligacioneve kanë joshur depozituesit për t’i investuar një pjesë të këtyre kursimeve në obligacionet e tyre, duke ofruar norma më tërheqëse interesi se depozitat.

Për këtë arsye, investitorët i kanë parë si një mënyrë e mirë për të diversifikuar investimet e tyre dhe për të siguruar kthime më të kënaqshme.

Emetues të këtyre instrumenteve janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare.

Në përgjithësi, obligacionet e shoqërive tregtare ofrojnë kthim më të lartë krahasuar me depozitat dhe letrat e borxhit të qeverisë, por ato shoqërohen me rrezik më të lartë për investitorin. Në pjesën më të madhe, obligacionet e institucioneve financiare janë të emetuara në formën e borxhit të varur (të nënrenditur).

Kjo do të thotë se mbajtësit e tyre janë kreditorët e fundit në radhë për t’u shlyer, në rast të falimentimit të emetuesit (huamarrësit).

Normat e kthimit të këtyre instrumenteve janë të ndryshme, në varësi të monedhës dhe afatit të maturimit. Për shembull, obligacioni i vetëm i emetuar me ofertë publike, ai i institucionit financiar NOA në monedhën Lek, ka një kupon fiks prej 8%, me afat maturimi 5-vjeçar.

Ndërkohë, obligacioni pesëvjeçar në Lek i institucionit financiar Kredo Finance, i nënshkruar i gjithi nga Banka Amerikane e Investimeve, ka një kupon ndjeshëm më të lartë, 13%.

Obligacionet e bankave tregtare në përgjithësi kanë një kthim më të ulët. Obligacionet në formën e borxhit të varur të Credins Bank në emetimin e fundit kishin një normë kthimi 6.5% për obligacionet me maturim 7-vjeçar në Lek dhe 4.5% për obligacionet 7-vjeçare në Euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Banka Kombëtare Tregtare realizoi emetimin e parë të obligacioneve në formën e detyrimeve të pranuara të MREL, në monedhën Euro, me afat maturimi katër vjet dhe kupon fiks prej 4%./Monitor.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj