Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2024 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 41 344 anëtarë, në rritje me 8.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

TIRANË- Tregu i pensioneve private vullnetare kaloi kufirin e 41 mijë anëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2024 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 41 344 anëtarë, në rritje me 8.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet në nivele mjaft modeste.
Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 3.1% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend (sipas të dhënave më të fundit të publikuar nga INSTAT të tremujori IV 2023).
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 7.3 miliard lekë, në rritje me 8.3% që nga fillimi i vitit dhe me 17.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.
Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fudn të vitit të kaluar, ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.
Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.
Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Në fund të tremujorit të dytë, në tregun e pensioneve private ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 46.09% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 32.06%, Albsig Pension me 10.29%, Raiffeisen Pension me 10.21%, Smart Pension, me 1.07% dhe Sigal Pro, me 0.29%.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 40.46% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.47%, Raiffeisen Pension, me 20.76%, Albsig Pension me 7.78%, Smart Pension, me 0.5% dhe Sigal Pro, me 0.04%./Monitor.al
Qeveria shqiptare ka rishikuar buxhetin për vitin 2024 për herë të dytë, duke rritur të ardhurat në vlerën e 27 miliard&...
Procesi i konsolidimit të sektorit bankar e ka ulur pjesën e tregut të bankave më të mëdha. Statistikat e Bankës së Shqi...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i pensioneve private vullnetare kaloi kufirin e 41 mijë anëtarëve në tremujorin e dytë të k&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Procesi i konsolidimit të sektorit bankar e ka ulur pjesën e tregut të bankave më të mëdha. Statistik...
Nxenesit TIRANË- Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsis&...
ELBASAN- Muzeu Etnografik i Elbasanit, Monument i Kategorisë së parë dhe i vetmi i kësaj natyre në këtë qark pritet që...
Turizmi i aventurës është një nga segmentet që ka parë rritje të interesit nga viti në vit ku kryesisht janë të...
Depozitat e qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të rriten nëpër bankat komerciale. Banka Qendrore ka njoftuar se depozitat e ...
Foto Ilustruese TIRANË- Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozitive sa ajo në vitin që lamë pas, duke sjellë ...
Turizmi TIRANË- Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin korrik u rrit me vetëm 2.7 për qind duke dh&e...