Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin qershor norma mesatare e interesit të depozitave të reja me afat në lekë ishte 2.02%. Megjithëse pësoi një rënie të lehtë krahasuar me nivelin prej 2.09% të muajit qershor, interesi i depozitave është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2023, kur shënonte nivelin 1.64%.
TIRANË- Normat e interesit të depozitave bankare janë rritur në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin qershor norma mesatare e interesit të depozitave të reja me afat në lekë ishte 2.02%. Megjithëse pësoi një rënie të lehtë krahasuar me nivelin prej 2.09% të muajit qershor, interesi i depozitave është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2023, kur shënonte nivelin 1.64%.
Interesi mesatar i depozitave është rritur me më shumë se gjysmë pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në qershor 2023, norma mesatare e interesit për depozitat e reja kishte qenë 1.46%. Rritja e normës së interesit për depozitat e reja në muajt e fundit ka shkaktuar është përcjellë edhe në rritjen graduale të normës mesatare të interesit për depozitat gjendje.
Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në lekë të individëve në qershor arriti në 2.39%, nga 1.08% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e frenoi rritjen e normës bazë të interesit. Gjatë vitit 2023 u aplikua vetëm një rritje e kësaj norme, në muajin nëntor.
Megjithatë, interesat e depozitave kanë vazhduar të rriten edhe në gjysmën e parë të këtij viti, në një masë më të madhe se rritja e fundit e normës bazë, në nëntor 2023. Rritja e normave të interesit të depozitave, pavarësisht mosrritjes së normës bazë të interesit, mund të shpjegohet kryesisht me një kërkesë në rritje për monedhën vendas nga sektori bankar. Në pjesën e parë të këtij viti po vërehet një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë në monedhën vendase.
Për 6-mujorin 2024, kredia e re në lekë u rrit me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Normat më të ulëta të interesit po bëjnë që kredia në lekë të jetë gjithnjë e më e preferuar nga huamarrësit. Nga ana tjetër, rritja e depozitave në lekë në përgjithësi vitet e fundit ka qenë e ngadaltë, duke reflektuar edhe një efekt të fortë shtrëngues të politikës fiskale. Kjo ka shtuar nevojën e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase dhe ka rritur normat e interesit të depozitave në lekë.
Normat e interesit për depozitat në monedhën euro ngelen ndjeshëm më të ulëta, por edhe ato me një tendencë në rritje. Për muajin qershor, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në euro ishte 1.53%, nga 0.74% që ishte një vit më parë.
Normat e interesit të depozitave në euro kanë ndjekur vetëm pjesërisht kursin agresiv të rritjes së interesave nga Banka Qendrore Europiane në dy vitet e fundit, ndërsa ulja e normave të interesit në qershor i ka zbehur edhe më tej gjasat për rritje të mëtejshme të përfitimit nga depozitat në euro.
Në rastin e euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me lekun. Gjithashtu, ndërmjetësimi në euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave. Për këto arsye, normat e interesit për depozitat në euro ngelen më të ulëta krahasuar me ato në lekë./Monitor.al
NAREA TIRANË- Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) do të kërkojë që pagesat për ndërmjetësit n&...
Energji TIRANË- Katër banka tregtare shqiptare do t’i japin kompanisë Ayen AS Energji kredinë më të madhe sindikale n&e...
Te moshuarit TIRANË- Përqindja e familjeve në Shqipëri me të moshuar (65+) i kalon ato me fëmijë të vegjël (0-...
Detergjente TIRANË- Për periudhën janar-korrik 2024 importet e grupit “Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë&rdqu...
TIRANË- Tregu i pensioneve private vullnetare kaloi kufirin e 41 mijë anëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti. Si...
Qeveria shqiptare ka rishikuar buxhetin për vitin 2024 për herë të dytë, duke rritur të ardhurat në vlerën e 27 miliard&...
Procesi i konsolidimit të sektorit bankar e ka ulur pjesën e tregut të bankave më të mëdha. Statistikat e Bankës së Shqi...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i pensioneve private vullnetare kaloi kufirin e 41 mijë anëtarëve në tremujorin e dytë të k&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Procesi i konsolidimit të sektorit bankar e ka ulur pjesën e tregut të bankave më të mëdha. Statistik...
Nxenesit TIRANË- Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsis&...