LIVE UPDATES
Ekonomi

Pagesat, mes cash-it dhe Euroizimit

Megjithatë, përqindja e votuesve që raportojnë se kryejnë më shpesh pagesa me kartë rezultoi e konsiderueshme, sidomos në një segment profesionistësh. Sondazhet treguan nivele të konsiderueshme euroizimi të të ardhurave dhe shpenzimeve të shqiptarëve.

30 Dhjetor 2023, 07:58 Nga I.A
Pagesat, mes cash-it dhe Euroizimit
Foto Ilustruese

TIRANË- Pagesat cash janë dominuese në ekonomi, ndërkohë që të ardhurat edhe shpenzimet e shqiptarëve kanë një nivel të lartë euroizimi.

Në periudhën nëntor-dhjetor, “Monitor” zhvilloi një cikël sondazhesh në faqen e saj të internetit dhe në rrjetet sociale për të marrë përgjigje nga audienca lidhur me çështje të pagesave. Rezultatet e sondazheve treguan se në përgjithësi, paraja cash vazhdon të jetë instrumenti mbizotërues i pagesave.

Megjithatë, përqindja e votuesve që raportojnë se kryejnë më shpesh pagesa me kartë rezultoi e konsiderueshme, sidomos në një segment profesionistësh. Sondazhet treguan nivele të konsiderueshme euroizimi të të ardhurave dhe shpenzimeve të shqiptarëve.

Një pjesë e konsiderueshme i kanë të ardhurat plotësisht ose pjesërisht në valutë të huaj. Kjo pjesërisht e shpjegon edhe nivelin e lartë të përdorimit të euros edhe në transaksionet ekonomike. Sipas audiencës së “Monitor”, shqiptarët e përdorin më shpesh valutën e huaj në pagesat për pushimet, blerjen e automjeteve dhe atë të pronave.

Paraja fizike është instrumenti mbizotërues i pagesës mes shqiptarëve. Sipas sondazhit të kryer nga “Monitor” në faqen e saj të internetit dhe në rrjetet sociale, rezulton se rreth 66% e votuesve përdorin paranë fizike si mënyrën më të shpeshtë për të kryer pagesat e produkteve dhe shërbimeve që blejnë.

Mënyra e dytë më e përdorur e pagesës është karta e debitit, me 24% të votave në sondazh, e ndjekur nga karta e kreditit me 8% të votave. Teknologjitë e tjera të pagesave elektronike, si për shembull pagesat me QR Code, janë mënyra më e përdorur e pagesës për 2% të votuesve në sondazh.

Megjithatë, rezultatet e sondazhit shfaqin disa diferenca të konsiderueshme në varësi të kanalit të përdorur për votim. Sondazhi në faqen e internetit monitor.al dhe në faqen Facebook të “Monitor” ka rezultuar me një peshë më të lartë të pagesave cash, afërsisht 71%, e ndjekur nga pagesat me kartë debiti, me 19% dhe pagesat me kartë krediti, me afërsisht 8%.

Ndërkohë, në sondazhin e kryer nëpërmjet LinkedIn, pagesat cash kanë një peshë ndjeshëm më të ulët, me 53% të votave, ndërsa pagesat me kartë debiti më të lartë, me 36% të votave, të ndjekura nga ato me kartë debiti, me 9%.

Përqindja e votuesve që shprehen se përdorin pagesat e tjera elektronike është afërsisht e njëjtë në të dy sondazhet, në nivelin e 2%.

Diferenca në sondazhe mund të shpjegohet me faktin që audienca e LinkedIn mund të ketë një shkallë më të lartë të përfshirjes financiare dhe përdorim më të madh të instrumenteve alternative të pagesave, në raport me pagesat cash.

Rezultatet e sondazhit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht raportet në përdorimin e instrumenteve të pagesave të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por në përgjithësi preferencat e një audience shqipfolëse që jeton në vende të ndryshme të botës.

Duke qenë se në ekonomitë më të zhvilluara, përdorimi i instrumenteve të pagesave jo cash është më i lartë, kjo mund të shpjegojë një peshë relativisht të lartë të pagesave alternative (kryesisht pagesat me kartë) në rezultatet e sondazhit.

Megjithatë, statistikat tregojnë se numri dhe vlera e pagesave me kartë janë në rritje të ndjeshme në vitet e fundit në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e pagesave me kartë për 9-mujorin 2023 arriti në 45.1 miliardë lekë, në rritje me 26.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 9-mujorit, numri total i pagesave me kartë arriti në 10.2 milionë, ndërkohë që për të gjithë vitin e kaluar, numri i këtyre pagesave kishte qenë afërsisht 10.7 milionë.

Rritja e fortë e turizmit është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në ekonominë shqiptare. Të dhënat e INSTAT treguan se numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 33% për 11-mujorin e këtij viti.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla. Numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të 9-mujorit 2023 arriti në 18 570, në rritje me 14.4% që nga fillimi i këtij viti.


Burimi: Sondazhi Monitor

27% i kanë të ardhurat në valutë

Sipas një sondazhi të zhvilluar në faqen e internetit dhe në kanalet e medias sociale, ka rezultuar se 27% e shqiptarëve i kanë të ardhurat plotësisht ose pjesërisht në valutë të huaj.

Sondazhi u drejtohej personave rezidentë në Shqipëri, me pyetjen nëse të ardhurat i kishin në Lekë, në Euro, në Lekë dhe në Euro (në rastet kur të ardhurat në secilën monedhë ishin në vlerë të përafërt), si dhe në Dollarë Amerikanë apo në valuta të tjera.

Pjesa më e madhe e votuesve në sondazh, rreth 73% e tyre raportuan se i kanë të ardhurat e tyre në Lekë. 16% e votuesve u përgjigjën se i kanë të ardhurat në Euro, 8% raportuan të ardhura të përziera, në Lekë dhe në Euro, ndërsa 3% e pjesëmarrësve në sondazh deklaruan të ardhura në Dollarë Amerikanë ose valuta të tjera.

Megjithatë, rezultatet e sondazhit kishin disa diferenca në varësi të kanalit të votimit. Në sondazhin e zhvilluar në web dhe të shpërndarë në rrjete sociale, pesha e pjesëmarrësve që deklaruan të ardhura në Lekë ishte më e ulët, me afërsisht 69%.

Pjesëmarrësit që raportonin të ardhura në Euro ishin 18% e totalit, ndërsa ata që deklaruan të ardhura të përziera në Lekë dhe në Euro ishin afërsisht 9% e totalit. 4% e pjesëmarrësve u përgjigjën se kishin të ardhura në Dollarë Amerikanë, ose valuta të tjera.

Sondazhi i veçantë i ndërtuar në rrjetin profesional LinkedIn tregoi se 78% e votuesve kishin të ardhura në Lekë, rreth 12% i kishin të ardhurat në Euro, 7% të ardhura të përziera në Lekë dhe në Euro, ndërsa 2% në Dollarë Amerikanë ose valuta të tjera.

Nga rezultatet e sondazhit, mund të krijohet një ide rreth shkallës së Euroizimit të ekonomisë shqiptare në kahun e të ardhurave të familjeve dhe subjekteve ekonomike në përgjithësi.

Fakti se një përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve i kanë të ardhurat në valutë të huaj i ekspozon ata ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, në rastin kur shpenzimet e tyre janë në monedhën vendase. Asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, në Shqipëri tregtohen kryesisht në Euro, ndërsa produktet e konsumit të përditshëm në përgjithësi shiten në Lekë.

Në vitet e fundit, Leku ka shënuar mbiçmim gradual në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore dhe sidomos ndaj Euros. Forcimi ka kulmuar në vitin 2023, kur kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie vjetore deri në nivelin e 14%.

Mbiçmimi i Lekut nënkupton se familjet dhe subjektet me të ardhura në valutë të huaj kanë pësuar rënie të të ardhurave në dispozicion për konsum. E ndërthurur me normat relativisht të larta të inflacionit, kjo nënkupton rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse për një nivel të njëjtë të ardhurash në valutë të huaj.

Në këtë kuptim, forcimi i Lekut në kursin e këmbimit është një proces që ka pasur të fituar dhe të humbur mes shqiptarëve. Ndërsa në përgjithësi, vlerësohet se forcimi i Lekut ka ndihmuar në frenimin e presioneve të jashtme inflacioniste, ai ka pasur një efekt negativ direkt në atë segment të popullsisë që i ka të ardhurat në valutë të huaj.

Shpenzimet më të euroizuara, pushimet makinat dhe pronat

Pushimet janë kategoria e shpenzimeve ku shqiptarët përdorin më shumë pagesa në monedhën euro. Sipas sondazhit të kryer nga “Monitor”, shpenzimet për pushime janë kategoria që, sipas votuesve kanë përqindjen më të lartë të pagesës në euro, me 21.88% të votave (Pyetja: Në cilat nga pagesat e listuara përdorni më së shumti monedhën Euro?)

Në fakt, kryerja e pagesave të pushimeve në Euro është e kuptueshme, duke qenë se një numër në rritje i shqiptarëve i bëjnë pushimet jashtë vendit. Megjithatë, në një masë të madhe edhe çmimet e akomodimit brenda vendit janë të kuotuara në Euro.

Kategoria e dytë ku votuesit e sondazhit deklarojnë nivel më të lartë të Euroizimit është blerja e automjeteve. 17.04% e votave në sondazh vendosin blerjen e automjeteve si një shpenzim që zakonisht kryhet në Euro.

Pas automjeteve, kategoria e tretë e shpenzimeve ku zakonisht shqiptarët paguajnë në Euro është blerja e pronave. 15.18% e votave në sondazh përcaktojnë blerjen e pronave, si kategorinë e shpenzimeve ku përdoret më shpesh monedha europiane.

Në përgjithësi, asetet në vlerë të madhe në ekonominë shqiptare janë të kuotuara në Euro dhe nuk është surprizë që blerja e automjeteve dhe pronave deklarohen mes kategorive të shpenzimeve me nivelin më të lartë të Euroizimit.

Edhe kategoritë e tjera të shpenzimeve të lidhura me pronën, si pagesa e qirasë apo e këstit të kredisë, rezultojnë ndër zërat më të euroizuara në buxhetet e shqiptarëve, përkatësisht me 7.96% dhe 7.44% të votave në sondazh.

Vijojnë veshjet, me 6.62% të votave, shpenzimet për arsimin, me 5.8%, shpenzimet për shëndetin, me 4.32%, bizhuteritë, me 4.02%, mobiliet, me 3.87%, ushqime/baret/restorantet, me 3.72% dhe shpenzimet kulturore (vepra arti, libra, etj.) me 2.16% të votave.

Rezultatet e sondazhit konfirmojnë perceptimin se Euroizimi i ekonomisë shqiptare është i konsiderueshëm, madje edhe në shpenzimet relativisht të vogla konsumatore.

Vlerësohet se ekonomia shqiptare ka një shkallë mjaft të lartë të Euroizimit. Depozitat bankare në valutë përbëjnë 44% të parasë së gjerë, ndërsa duke pasur parasysh edhe valutën që qarkullon jashtë bankave (për të cilën nuk ekzistojnë statistika), vlerësohet se pesha e Euros kundrejt parasë totale në ekonominë shqiptare të jetë më e lartë.

Prej vitit 2017, Banka e Shqipërisë ka nisur zbatimin e një strategjie që synon të ulë nivelin e përdorimit të valutës në sektorin financiar, por deri tani, rezultatet kanë qenë shumë të vogla.

Marrë nga Monitor.al

linkedin pagesat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj