LIVE UPDATES
Ekonomi

Pandemia lehtësoi skemën e sigurimeve/ Vdekjet nga Covid, shteti paguan më pak pensione

Shqipëria është futur në një proces plakjeje të shpejtë prej emigracionit të lartë të të rinjve dhe rënies së numrit të lindjeve. Popullsia e vendit është vënë nën presion edhe nga humbja më e shpejtë e moshave të vjetra prej krizës pandemike.

15 Qershor 2022, 07:06 Nga A.B

Pandemia lehtësoi skemën e sigurimeve/ Vdekjet nga Covid, shteti

Numri i pensioneve të mbyllura në skemën e sigurimeve shoqërore pësoi rritje të shpejtë në dy vitet e pandemisë, duke ndikuar në zbutjen e ritmeve të rritjes së totalit të pensionistëve.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se gjatë vitit 2021 u mbyllën 19,323 pensione me rritje 45% më shumë se mesatarja e tre viteve para pandemisë 2017-2019.

Para pandemisë dilnin nga skema rreth 13,400 pensionistë si pasojë e humbjes së jetës, por ky numër u shtua me shpejtësi gjatë vitit 2020 dhe sidomos në vitin 2021. Në vitin 2020 dolën nga skema e sigurimeve si pasojë humbjes së jetës rreth 15,590 persona, ndërsa ky numër u rrit më tej gjatë vitit 2021. Shkak për këtë rritje është bërë pandemia Covid-19, e cila goditi më së shumti me humbje jetë moshat e vjetra në pensionim.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, ritmi vjetor i rritjes së pensionistëve në skemë u zbut ndjeshëm. Në vitin 2021 shtesa e pensioneve në skemën e sigurimeve ishte rreth 8 mijë, nga mbi 15 mijë që ishin para pandemisë. Totali i pensionistëve që trajtohen me pagesa nga skema e sigurimeve shoqërorë arriti në 673,813 në vitin 2020 nga 665,863 që ishin në vitin 2020.

Më herët, INSTAT raportoi se numri i vdekjeve gjatë vitit 2021 pësoi rritje të shpejtë. Në të gjithë vendin humbën jetën 30507 persona, nga të cilat 19,323 ose 63 % ishin pensionistë.

Sakaq, Shqipëria është futur në një proces plakjeje të shpejtë prej emigracionit të lartë të të rinjve dhe rënies së numrit të lindjeve. Popullsia e vendit është vënë nën presion edhe nga humbja më e shpejtë e moshave të vjetra prej krizës pandemike.

Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore negative në vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Vitin e kaluar për herë të parë shtesa natyrore ishte negative, pasi numri i vdekjeve ishte 3296 me i lartë se i lindjeve.

Megjithë efektet e pandemisë në moshat e vjetra, popullsia e vendit po plaket me shpejtësi. Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2050, në Shqipëri numri i konsumatorëve që janë mbi 65 vjeç do te jetë sa gjysma (49%) e numrit të punonjësve të të gjitha moshave.

Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019 në vend kishte 409 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 14% e totalit të popullsisë. Ndërsa në 2050-n, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç do të jetë 617 mijë, ose 25% e totalit.

Plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë. Në vitin 2019, kishte 703 milion persona të moshës 65 vjeç e mbi popullsinë globale. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050. /MONITOR

pensione covid vdekjet ne shqiperi sigurimet shteti


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj