LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshon ligji/ Gjobë pa paralajmërim bizneseve që kapen me shkelje

Këto ndryshime ligjore po ndërmerren do të shërbejnë për të ulur informalitetin, pas rezultateve të inspektimeve të kaluara, ku shumë biznese janë vetëm paralajmëruar dhe jo ndëshkuar.

14 Qershor 2022, 15:21 Nga F.M
Ndryshon ligji/ Gjobë pa paralajmërim bizneseve që kapen me
Foto Ilustruese

TIRANË- Ligji për inspektimet në punë pritet që të ndryshojë duke bërë që për bizneset që kapen në shkelje të mos ketë më paralajmërime për gjobë, por ndëshkim direkt.  Bëhet fjalë për bizneset që gjenden në shkelje, duke mos zbatuar kontratën e punës gjatë momentit të inspektimit. Shkeljet që do të ndëshkohen kanë të bëjnë me kontratën e punës, kohëzgjatjen e punës dhe pushimeve, pagën, të cilat prekin disa punëmarrës apo zgjasin në kohë. Gjithashtu, këto ndryshime ligjore po ndërmerren do të shërbejnë për të ulur informalitetin, pas rezultateve të inspektimeve të kaluara, ku shumë biznese janë vetëm paralajmëruar dhe jo ndëshkuar.

DRAFTI I PROJEKTLIGJIT:

Projektvendimi “Për propozimin e projekt ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bazohet në nenin 100 të Kushtetutës, dhe synon parandalimin e shkeljeve që përbëjnë evazion fiskal nga subjektet e biznesit të madh, uljen e informalitetit kryesisht të këtyre shkeljeve nëpërmjet forcimit të penaliteteve, të cilat pritet të ndikojnë pozitivisht ne efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit tatimor. Projektvendimi ka për qëllim që nëpërmjet masave shtrënguese të propozuara të ndikojë pozitivisht në uljen e evazionit tatimor, vendosjen e balancës ekonomike ndërmjet mbledhjes së detyrimeve nga ana e shtetit dhe pagesës së detyrimeve nga ana e tatimpaguesit. Nisma e ndërmarrë pritet të krijojë kushte të përshtatshme për konkurencë të ndershme, duke mbështetur sjelljen e ndershme të bizneseve të rregullta, garantimin e të drejtave të qytetarëve në marrëdhëniet e punës dhe jo vetëm, si dhe të ndërgjegjësojë dhe edukojë kundravajtësit e ligjit që kryejnë evazion tatimor dhe shmangie tatimore. Propozimi vjen si nevojë e situatës reale dhe faktike të mosdeklarimit të punonjësve si dhe fshehjes së pagës reale tek biznesi i madh, pasojat e të cilit reflektohen në mosmbledhjen e të ardhurave tatimore.

Qeveria Shqiptare në kundër të nismës së ndërmarrë për konsultimin e politikave në të gjithë sektorët me komunitetin ka ngritur strukturën e Këshillimit Kombëtar. Në kuadër të kësaj nisme, referuar të dhënave të marra nga kjo strukturë, është ngritur Grupi i Punës për vlerësimin e kuadrit ligjor dhe propozimeve të mundshme për hartimin e nismave ligjore që lidhen me ashpërsimin e gjobave dhe masave kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh dhe mbrojtjen e denoncuesve të informalitetit. Propozimi i këtij akti vjen si pasojë e vlerësimit të shmangies nga pagimi i detyrimeve tatimore te pagës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e përqëndruar në kategorinë e subjekteve të regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH dhe tatim fitimit. Projekti nuk është parashikuar në programin analitik të akteve të Këshillit të Ministrave për vitin 2022.

Ligji nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin nenin 119 pika 3, ka parashikuar penalitetet në rastin e mosdeklarimit të punonjësve dhe fshehjes së pagës. Në kushtet e situatës reale dhe faktike të mosdeklarimit të punonjësve si dhe fshehjes së pagës reale tek biznesi i madh, pasojat e të cilit reflektohen në mosmbledhjen e të ardhurave tatimore, diktojnë nevojën që penalitetet administrative të parashikuara ne nenin 119, pika 3, të ndryshohen në rritje për biznesin e madh. Nga analizat e realizuara nga administrata tatimore rezultojnë se për 3 vitet e fundit (2019, 2020, 2021), për biznesin e madh janë vendosur: - 1,025 gjoba për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehja e pages, me një vlerë prej 142,336,266 lekë.

Edhe pse në kushtet e fatkeqësive natyrore si tërmeti dhe pandemia, administrata tatimore ka qënë më e kufizuar nga kontrollet/verifikimet fizike në terren, përsëri vihet re një numër i lartë i shkeljeve që lidhen me mosdeklarimin e punonjësve dhe fshehjen e pagës. Për pasojë, propozimi vjen si rezultat i domodoshmërisë për ashpërsimin e penaliteteve për këtë kategori shkeljesh dhe tatimpaguesish. Ashpërsimi i penaliteteve, synohet të ndikojë në reduktimin e këtyre shkeljeve, mbrojtjen e individëve të punësuar si dhe pasqyrimin real në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

VLERËSIMI I LIGJSHMËRISË, KUSHTETUESHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR Projektvendimi “Për propozimin e projekt ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” mbështetet në nenin 81 pika 1 dhe 100 të Kushtetutës dhe është në harmoni me Kushtetuten dhe legjislacionin në fuqi. IV. VLERËSIMI I SHKALLËS SË PËRAFRIMIT ME ACQUIS COMMUNAUITAIRE (PËR PROJEKT-AKTET NËNLIGJORE) Nuk synohet përafrimi me Acquis Communaitaire. V. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT Projekt akti i propozuar bën ndryshim në 3 të nenit 119 të ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, “Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës”. Në nenin 1 të projekt aktit, propozohet ndryshim në pikën 3 të nenit 119 “Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës”. Rregullimi ligjor aktual parashikon se tatimpaguesi në rast të fshehjes apo mosdeklarimit të pagës së saktë të përfituar nga punëmarrësi si rezultat i marrëdhënies së punësimit , përvec detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, dënohet me gjobë në masën 100 përqind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Projekti vetëm për subjektet e rregjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH-së dhe Tatim Fitimit për këtë shkelje parashikon një rritje të masës së gjobës nga 100 në 200 përqind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.

Për zbatimin e projekt ligjit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Projektvendimi është hartuar nga grupi i punës i ngritur me Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 128 datë 19.04.2022 “Për ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e kuadrit ligjor në fuqi dhe propozimet e mundshme për hartimin e nismave ligjore që lidhen me ashpërsimin e gjobave dhe masave kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh dhe mbrotjen e denoncuesve të informalitetit”. Në këtë grup janë përfshirë nëpunës të Ministrisë së Financave dhe Ekonomise, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punësimit.

Gjatë vitit 2021  janë kryer 7039 inspektime dhe të gjitha kanë përfunduar me 760 paralajmërime e 102 gjoba. Masa të Pezullimit të përkohshëm të punës për shkelje të marrëdhënieve të punës janë vënë 524.

ligji per inspektimet ne pune bizneset ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet