LIVE UPDATES
Ekonomi

Prej vitesh në humbje, KLSH: Hekurudha Shqiptare para një krize të mprehtë likuiditeti

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se pagesat që i janë bërë kompanisë të cilat kanë shkuar për paga apo shpenzime të tjera që skenë lidhje me transportin kanë krijuar një situatë konfuze.

28 Shtator 2023, 14:16 Nga A.B

Prej vitesh në humbje, KLSH: Hekurudha Shqiptare para një krize

Pagesat e qeverisë si subvencione janë të vetmet që kanë mbajtur në këmbë Hekurudhën Shqiptare që të mos shpallë falimentin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se pagesat që i janë bërë kompanisë të cilat kanë shkuar për paga apo shpenzime të tjera që skenë lidhje me transportin kanë krijuar një situatë konfuze.

Aktualisht transporti hekurudhor në vend është tejet e limituar ndërkohë që i vetmi projekt i cili mund të japë optimizëm është rehabilitimi i Tiranë-Durrës dhe zgjatimit në Rinas që parashikohet të përfundojë vitin tjetër.

Raporti i audituesve vërën se për çdo lekë të shpenzuar Hekurudha Shqiptare ka arritur të marrë pas gjithmonë më pak duke shënuar kështu thellim të humbjeve.

“Performanca e treguesve ekonomiko-financiar që lidhen me realizimin e buxhetit faktik të shoqërisë, nuk është e kënaqshme dhe ka vend të përmirësohet, pasi për çdo lekë të shpenzuar, sipas viteve objekt auditimi është përfituar një e ardhur: 2019 prej 0.89 lekë, 2020 prej 0.79 leke, 2021 prej 0.94 lekë dhe për vitin 2022 një e ardhur prej 0,99 lekë.

Raporti i detyrimeve afat shkurtër/kapitalit për vitin 2019, paraqitet 1.5 %, për vitin 2020 paraqitet 1.22%, për vitin 2021 paraqitet 1.31% dhe për 2022 në 1.45%. “Hekurudha Shqiptare” SHA, ka riskun e gjendjes së pamjaftueshme të likuiditeteve.

Në qoftë se shoqëria do të llogariste penalitetin e hekurudhave të huaja si dhe nuk do të çelej subvencion nga buxheti i shtetit, do të çonte në rezultat negativ akoma më të lartë për vitet ushtrimore”, thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se ecuria e treguesve ekonomiko-financiare për vitet e fundit 2019, 2020, 2021 dhe 2022, pasqyron një krize likuiditeti teksa shoqëria ka detyrime të prapambetura ndaj të tretëve si kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj., në vlerën 3,87miliardë lekë.

“Në opinionin e grupit të auditimit Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a Durrës, është në gjendje falimentimi. MIE dhe MFE, e kanë përdorur subvecionin si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë HSH sha.

Veprimet sa më sipër janë jo në përputhje me ligjet për buxhetin e viteve përkatëse pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit), Dega e Thesarit Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Drejtoria e Buxhetit dhe e Menaxhimit Financiar), me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë krijuar një situatë konfuze dhe të paqartë për alokimin dhe përdorimin e subvencionit nga Hekurudha Shqiptare, duke i krijuar kësaj shoqërie mundësinë që ta përdor këtë subvencion për paga dhe sigurime shoqërore), duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare Sh.a Durrës, pasi Shoqëria aktualisht ndodhet përpara një krize të mprehtë likuiditeti”, thuhet në raport./MONITOR

klsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj