17 Gusht 2022, 16:45
Nga DOSJA

KILI-Një qen, pronari i tij dhe një ndeshje futbolli në televizor. Ata janë protagonistët e një historie të bukur që vjen nga Kili. Matias Gayozo nga Penco, qyteti i tretë më i vjetër në vendin e Amerikës Latine, pothuajse kishte humbur shpresën për të gjetur Toby-n, qenin e tij që ishte zhdukur dy javë më parë. Pas shumë kërkimesh papritur, erdhi lajmi i mirë.
Qeni u ribashkua me pronarin e tij pasi u shfaq në televizor gjatë një ndeshje të Primera B midis Fernandez Vial dhe Universidad de Concepcion. Në minutën e 20 të ndeshjes, qeni u fut në fushën e Estadio Ester Roa dhe pavarësisht se disa lojtarë u përpoqën ta ndalonin, tentativat u shmangën të gjitha: qeni u drejtua rastësisht drejt zonës së penalltisë, ku vendosi të kryente nevojat personale në portë dhe më pas u largua nga fusha.
Llogaria në Instagram Huellitas de Collao, një faqe e dedikuar për gjetjen e qenve të humbur në zonë, kontaktoi pronarët e Toby-t për t'u dhënë atyre lajmin e mirë pasi të gjitha llojet e kërkimeve kishin qenë të kota për disa javë.
Matias foli për mediat lokale pasi Toby u kthye në shtëpi dhe shprehu ndjenjat e tij: " Ne jemi shumë të lumtur që e gjetëm dhe e sollëm përsëri në Villa Montahue. Ai tashmë është në shtëpi, ngrohtë, pa e kaluar gjithë të ftohtin që imagjinojmë se ka marrë në rrugë".Një histori për të treguar për shkak të paparashikueshmërisë dhe si përfundoi..
E.Ç (Dosja.al)
kili qeni i humbur
Sport
17 Gusht 2022, 16:45
GJERMANI - Do të duhet shumë kohë dhe shumë durim, por Sebastian Haller po punon për t'u rikthyer në fushë. ...
Sport
17 Gusht 2022, 16:31
MILANO-Makinat janë një pasion i përbashkët për futbollistët. Nga Bugatti Veyron i Cristiano Ronaldos te Maserati MC20 i David B...
Sport
17 Gusht 2022, 16:24
TIRANE - Këtë fundjavë starton edicioni i 84-t i Kampionatit Kombëtar shqiptar, që për shkak të finaleve të Botër...
Sport
17 Gusht 2022, 16:07
BRAZIL - Trajneri i Brazilit, Tite, ka reaguar ndaj pretendimit të Kylian Mbappe se është më e lehtë për kombëtaret e Ameri...
Sport
17 Gusht 2022, 15:44
TIRANE - Boksieri Florian Marku, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International, këto ditë po vijon...
Sport
17 Gusht 2022, 15:33
FRANCE - Paris Saint-Germain (PSG) njoftoi të mërkurën transferimin e mbrojtësit të qendrës Thilo Kehrer. Lojtari i komb&eu...
Sport
17 Gusht 2022, 15:15
ANGLI - Këto janë kohë të vështira për Manchester United. Kriza në rezultatet sportive dhe vështirësia ...
Sport
17 Gusht 2022, 14:37
TIRANË-Victor Da Silva mbetet në Kategorinë Superiore. Pas dy sezonesh me Vllazninë, fantazisti brazilian do të firmosë me Parti...
Sport
17 Gusht 2022, 13:46
ANGLI- Presidenti i ri i Chelsea-t Todd Boehly po përpiqet të sjellë një frymë amerikane në klubin londinez. Sipas raportimeve, ...
Sport
17 Gusht 2022, 12:07
MILANO-Lajm i mirë për Milanin dhe Stefano Piolin. Sandro Tonali ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërv...