LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria do të ngrejë agjenci të posaçme për mbledhjen e borxhit, për të cilin ka hyrë vetë garant

Më së shumti ky lloj borxhi shlyhet nga buxheti me taksat tonë në vend që të paguhet nga ndërmarrjet që e marrin.

11 Janar 2024, 07:11 Nga r.ll
Qeveria do të ngrejë agjenci të posaçme për mbledhjen
foto ilustruese

TIRANË- Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kreditë dhe nuk i shlyejnë, Ministria e Financave po bën gati një projektligj “Për Menaxhimin e Garancive dhe Kredive Shtetërore të Pakthyera”, i cili synon krijimin e regjistrit elektronik me bazat e të dhënave.

Deri në fund të shtatorit 2023 kur janë raportuar të dhënat e fundit, borxhi i garantuar ishte në vlerën e 416 milionë eurove. Rreth 70% e kësaj shume është marrë nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, kryesisht nga sektori i energjisë, por qeveria ka hyrë garant ndaj bankave dhe qeverive ndërkombëtare.

Më së shumti ky lloj borxhi shlyhet nga buxheti me taksat tonë në vend që të paguhet nga ndërmarrjet që e marrin.

Për monitorimin e kredive ku qeveria ka hyrë garant do të ngrihet një agjenci e posaçme. Sipas Ministrisë së Financave Agjencia për kreditë e garantuara të marra në bankat e nivelit të dytë raporton te Regjistri i Kredive dhe zbaton kriteret e klasifikimit për bankat dhe institucionet financiare jo- banka, në mënyrë qe këto hua të figurojnë në Regjistrin e Kredive edhe pasi t’i transferohen Agjencisë me qëllim qe informacioni në Regjistrin e Kredive për këta huamarrës të jetë i plotë.

Për marrëveshjet e huasë të nënshkruara nga institucionet financiare pjesë e skemave të garancive përkatëse, Agjencia ka detyrë të rakordojë çdo tre muaj të dhënat me huadhënësit dhe Ministrinë përgjegjëse për financat dhe të raportojë çdo tre muaj në Ministrinë e Financave mbi ecurinë e skemave të garancisë.

Për skemat e veçanta të garancisë, Agjencia ka detyrë të monitorojë shlyerjen e detyrimeve të huamarrësve ndaj Ministrisë përgjegjëse për financat për pagesat e kryera nga kjo e fundit në kuadër të marrëveshjeve të garancisë me anë të kontrollit të dokumentacionit dhe me në të verifikimeve të faturave dhe mandat pagesave të subjekteve për përcaktimin e procedurave të detajuara për kthimin e garancive, huave de nënhuave dhe procedurat e marrjes në pronësi të pasurive të lëna si garanci.

Sipas Ministrisë së Financave më shumë se 70% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së sektorit të energjisë.

Në fund të muajit dhjetor 2022, portofoli i borxhit të garantuar vlerësohet në 52.2 miliard Lekë (2.4% e PBB) ose 3.8% e portofolit të borxhit të qeverisjes qendrore. Garancitë në tregun e brendshëm zënë 38.1% të stokut total të borxhit të garantuar ose 19.9 miliardë lekë, ndërsa garancitë e dhëna në favor të kreditorëve të huaj përfaqësojnë 61.9% të stokut të borxhit të garantuar ose 32.3 miliardë lekë.

Në stokun e garancive përfshihen dhe dy garancitë që emetoi qeveria e Republikës së Shqipërisë gjatë muajve prill – maj 2020, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si edhe garancia shtetërore e cila u lëshua në vitin 2022, për të menaxhuar situatën e krijuar nga ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në rritjen e çmimeve./MONITOR

ministria e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj