LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë synon metodologji të reja për të vendosur kërkesat për kapital ndaj bankave të veçanta

Në strategjinë afatmesme të zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2024-2026 parashikohet hartimi i instrumenteve metodologjike dhe operacionale për një kalibrim më të mirë të kërkesave për kapital të diferencuar, në përputhje me profilin e rrezikut të çdo banke.

9 Janar 2024, 09:16 Nga N.F

Banka e Shqipërisë synon metodologji të reja për të

Foto ilustruese

TIRANË- Banka e Shqipërisë do të synojë hartimin e instrumenteve të reja për të llogaritur kërkesat e diferencuara të kapitalizimit të bankave të veçanta, në përputhje me profilin e tyre të rrezikut. Në strategjinë afatmesme të zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2024-2026 parashikohet hartimi i instrumenteve metodologjike dhe operacionale për një kalibrim më të mirë të kërkesave për kapital të diferencuar, në përputhje me profilin e rrezikut të çdo banke. Sipas dokumentit, metodologjitë e reja do të zbatohen paralelisht me ato ekzistuese gjatë një periudhe kalimtare.

Përveç kërkesave që kuadri ligjor dhe rregullator për bankat përcakton për të gjitha bankat tregtare apo për grupe të veçanta të tyre (kryesisht bankat me rëndësi sistemike), Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë për banka të veçanta aplikimin e niveleve të diferencuara në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit.

Të tilla nivele janë aplikuar në dekadën e fundit për banka që paraqisnin elemente specifike ose shtesë rreziku, për shembull bankat me kapital aksioner grek, pas krizës që përfshiu ekonominë e vendit fqinj. Në tërësi, kërkesat për kapital janë rritur ndjeshëm ndaj sektorit bankar, pas aplikimit gradual në pesë vitet e fundit të shtesave makroprudenciale dhe të atyre të lidhura me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).

Në fund të tremujorit të tretë 2023, kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.63%, nga 19.3% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në funksionet e saj si mbikëqyrëse e sektorit bankar, Banka e Shqipërisë parashikon edhe një sërë objektivash të tjera për tu përmbushur në periudhën afatmesme. Ndër to, është adoptimi i standardeve të mbikëqyrjes sipas Bazel III dhe akteve të tyre zbatuese në Bashkimin Europian, veprim që synon forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar për përthithjen e goditjeve, në mënyrë që bankat të vazhdojnë të financojnë aktivitetin dhe rritjen ekonomike.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë përditësimin e kuadrit për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe kapitalin rregullator, për sa i përket rrezikut të kredisë, rrezikut të tregut, rrezikut operacional, dhe rrezikut të normës së interesit në librin e bankës. Banka e Shqipërisë parashikon përditësim të kuadrit rregullator për mbikëqyrjen e rrezikut operacional dhe rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe rrezikut kibernetik. Adoptimi i standardeve ndërkombëtare për vlerësimin e mjaftueshmërisë

së perimetrit të sigurisë ndaj sulmeve kibernetike dhe të vijueshmërisë së veprimtarisë së subjekteve të licencuara. Në këtë drejtim, synohet gjithashtu rritja e bashkëpunimit me bankat për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe kontributi aktiv në strukturat e industrisë bankare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkërendimin e reagimit, në kohë reale, ndaj çdo incidenti.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqipërisë monitor be kredi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj