LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria shtyn afatin e koncesionit të pullave fiskale; Bizneset do vijojnë të paguajnë tarifa 10-fish mbi BE-në

Ndryshimet e miratuara në qeveri pritet të ndezin debate të forta te grupet e interesit, të cilat prej një kohë të gjatë kanë ngritur shqetësimin për kosto të rënduara nga tarifa 10 herë më e lartë e pullave fiskale që ata paguajnë krahasuar me vendet e BE.

30 Janar 2023, 07:11 Nga DOSJA
Qeveria shtyn afatin e koncesionit të pullave fiskale; Bizneset do
Foto Ilustruese

TIRANË- Në një kohë kur nga bizneset e mallrave të akcizës pritej përfundimi i kontratës së koncesionit të pullave fiskale, qeveria ka miratuar projektligjin për shtyrjen e saj. Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, sipas burimeve të Monitor në qeveri zgjat afatin e zbatimit të kontratës.

“Në mbështetje neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 40, pika 1, të ligjit nr.61/2012, “Pёr akcizat nё Republikёn e Shqipёrisё”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratёs sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisё, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” SA e “SICPA Security Solutions Albania”, sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.201, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare”, citohet në projektligj.

Ndryshimet e miratuara në qeveri pritet të ndezin debate të forta te grupet e interesit, të cilat prej një kohë të gjatë kanë ngritur shqetësimin për kosto të rënduara nga tarifa 10 herë më e lartë e pullave fiskale që ata paguajnë krahasuar me vendet e BE.

Bizneset prodhuese dhe importuese të mallrave të akcizës u goditën në kosto nga 1 janari edhe me rritjen e akcizës dhe lëndëve të para.

Kostot nga pagesat e tarifave të pullave fiskale për një nga bizneset më të mëdha të mallrave të akcizës arrijnë deri në 2 mln euro në vit.

Tashmë u bënë 10 vite nga miratimi i ligjit nr. 10 381, datë 24.2.2011 “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues dhe shoqërisë “Sicpa Security Solutions” SA e “Sicpa Security Solutions” Albania shpk, për vendosjen e pullave fiskale në mallrat që i nënshtrohen regjimit të akcizës, si cigare, birrë, verëra dhe pije të tjera alkoolike.

Llogaritur nga xhiroja vjetore e kompanisë SICPA Security Solutions Albania deri në 2020, rreth 60 mln euro më shumë në raport me vendet e rajonit dhe të Europës në 9 vite kanë paguar bizneset shqiptare të tregtimit të mallrave të akcizës nga tarifa e lartë e koncesionit të pullave fiskale.

Në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD ndërsa në Shqipëri është 22,4 USD. Pavarësisht kostove të larta të paguara nga sipërmarrja, ata pohojnë se efektet e luftës së informalitetit dhe tregtisë së paligjshme nuk janë zgjidhur.

Çfarë vendosi Ministria e Financave 1 vit më parë

Një vit më parë nisur nga shqetësimet e përsëritshme të bizneseve Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit ngriti një grup pune për të zgjidhur ngërçin e krijuar për përfundimin e kontratës.

Drejtori i koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Edmond Ahmeti nënvizoi më herët për Monitor se pas konsultimeve me Avokaturën e Shtetit, grupi i punës i strukturave të ministrisë që mori në shqyrtim kontratën koncensionare arriti në përfundimin se data e nisjes të kontratës është e përcaktuar në procesverbalin e përbashkët e mbajtur në atë kohë ku autoriteti konfirmon, si datë efektive 6 shkurt 2013.

“Për sa më sipër në analizën e vlerësimit ligjor të kontratës dhe të dokumentacionit të mbajtur në lidhje me zbatimin dhe ecurinë e saj dhe rekomandimeve të Avokaturës të Shtetit konkludojmë se data e përfundimit të afatit është 6 shkurt 2023. Në konsideratë të kësaj date në zbatim të nenit 51 të kontratës dhe aneksit 22 është përcaktuar se periudha e daljes fillon 6 muaj më përpara. Atëherë data e përcaktuar do të jetë 6.08.2022.

Shoqëria koncesionare me përcaktimin e datës efektive me shkresë nga Autoriteti Kontraktues (AK) nuk mund të ketë asnjë pretendim tjetër në të ardhmen apo kërkesë për zbatim të ndonjë penaliteti në lidhje me kontratën”, pohoi z. Ahmeti duke cituar komunikimin zyrtar mes Ministrisë të Financave dhe kompanisë koncesionare.

Në përmbushje të këtij afati të kontratës (për zbatimin e procedurave të mbylljes 6 muaj para se të përfundojë kontrata) Ministria e Financave nuk ka inicioi asnjë proces.

Ndërsa për kompaninë koncensionare SICPA Security Solutions Albania data efektive e kontratës konsiston nga nisja e zbatimit të komponentit të plotësuar që është ai i pullave fiskale te barnat.

Me fuqizimin e këtij elementi afati i zbatimit vijon edhe për 10 vite të tjera. Kompania prej vitesh mban të pezulluar investimin e ngritur prej saj për vënien në punë të elementit të kontratës për vendosjen e pullave fiskale te barnat.

Por zgjatja e afatit të kontratës përtej afatit 10-vjeçar për shkak të mosrealizimit të një komponenti u cilësua absurditet juridik, sipas drejtorit të koncesioneve në MFE, Edmond Ahmeti, pasi në nenin 4 të kontratës parashikohej njoftimi i zgjidhjes të saj në rast mospërmbushje të një kushti paraprak.

“Këtë të drejtë nuk e ka realizuar asnjëra nga palët në atë kohë. Pra nuk ka hequr dorë nga kontrata ose të ketë njoftuar palën tjetër për zgjidhje të kontratës për mospërmbushje të një kushti. Si e tillë duke qenë se tarifa koncesionare kishte nisur të paguhej që në vitin 2012, në vijim të diskutimeve në mbledhjet e mbajtura nga bordi i zbatimit të kontratës (përfaqësuesit e ministrisë dhe të kompanisë koncesionare) kanë rënë dakord që do të konsiderohej 6 shkurti 2013 datë e fillimit të kontratës që do të thotë data e përmbushjes të kushteve paraprake. Kjo ishte pjesa që nuk ishte përcaktuar zyrtarisht për hyrjen në fuqi të kontratës”.

Marrë nga Monitor,al

pullat fiskale ministria e financave

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Janar 2023, 07:41 I.A

Kthimi i baticës

Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e normave të interesit dhe inflacioni kanë penguar investimet. Jo të gjitha asetet janë prekur n&eu...

Ekonomi 29 Janar 2023, 07:20 I.A

Pse erdhi mbiprodhimi në vitin 2022?

Ulliri TIRANË- Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri janë mbjellë 10,7 mln rrënj&eu...

Ekonomi 29 Janar 2023, 07:17 I.A

Shpëtimi për vajin e ullirit

Ulliri TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit t&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj