LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i Institutit të Bashkive: Vendorët kanë 50 milionë euro borxhe, Tirana i rriti detyrimet me 81% në 2022

Totali i detyrimeve të prapambetura për 2022 arrin në vlerën e 5,9 mld lekëve sipas raportit “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

9 Maj 2023, 07:21 Nga I.A
Raporti i Institutit të Bashkive: Vendorët kanë 50 milionë
Bashkia Tirane

TIRANË- Detyrimet e prapambetura në total të 61 bashkive për 2022 u ulën rreth 10% krahasuar me vitin paraardhës, por 14 prej duke përfshirë edhe Tiranën, Kavajën, Dibrën apo Kuçovën etj kanë shtuar borxhin. Ndërsa bashkitë Durrës, Berat, Lezhë, Roskovec etj kanë ulur detyrimet e prapambetura.

Totali i detyrimeve të prapambetura për 2022 arrin në vlerën e 5,9 mld lekëve sipas raportit “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

Pavarësisht se ka një reduktim të borxhit, vetëm 43 bashki në rang vendi rezultojnë pa probleme financiare, ndërsa 18 bashki të tjera shfaqen me vështirësi dhe probleme financiare.

Referuar të dhënave të raportit 14 bashkitë me rritje të detyrimeve të prapambetura janë: në bashkinë Tiranë për vitin 2022 detyrimet e prapambetura u rritën 80,6% krahasuar me 2021, në Përmet 637%, në Libohovë 407%, në Shijak rreth 367%, Dropull 228%, në Kurbin 231%, në Dibër u rritën rreth 180%, në Devoll rreth 124%, Në Pustec 121,2%, në Peqin rreth 62%, në Kuçovë 39,3%, në Urën Vajgurore 16,8%, në Selenicë 13,3% dhe në Kavajë 2,1%.

Bashkitë me uljen më të lartë të borxheve janë, si: bashkia Kolonjë ku detyrimet u ulën 94%, në Maliq 83%, në Belsh detyrimet u ulën rreth 80%, në Lezhë rreth 66%, në Durrës 64%, në Lushnjë gjithashtu u ulën rreth 64%, në Librazhd rreth 50% etj.

Raporti thekson së vetëm bashkitë Këlcyrë dhe Patos për të dytin vit radhazi nuk kanë krijuar asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta. Në analizën e komponentëve kryesorë të detyrimeve të prapambetura të evidentuara deri në fund të 2022 vërehet se më shumë se gjysmën e totalit të detyrimeve të prapambetura e zënë detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (2,9 mld lekë).

Ndërkohë sipas raportit të Institutit të bashkive të Shqipërisë detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta si dhe për vendime gjyqësore kapin 593 mln lekë dhe 422 mln lekë respektivisht. Në zërin “Të tjera”, me një total prej 1,5 mld lekë, pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të njësive të qeverisjes vendore ndaj OSHEE-së.

Në 2022 vetëm 43 bashki janë pa probleme financiare

Në total për 2022 nga 61 bashkitë e vendit, vetëm 43 prej tyre rezultojnë pa probleme financiare, kurse 1 bashki është në pamundësi pagese, 9 prej tyre janë në vështirësi financiare, ndërsa 8 bashki janë me probleme financiare. Sipas të dhënave të raportit në pamundësie pagesë është bashkia e Pustecit. Në raport ngrihet shqetësimi për situatën financiare të kësaj bashkie që kërkon domosdoshmërish vëmendjen e qeverisë.

“Bashkia Pustec (169%) përmbush kriterin e gjendjes së vështirësisë serioze financiare të përcaktuar në nenin 57 të ligjit të sipërcituar, pasi detyrimet e tyre të prapambetura zënë mbi 80% të shpenzimeve vjetore për vitin 2021. Bashkia Pustec pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura i ka akumuluar ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (146 milionë lekë)”, theksohet në raport.

9 bashkitë në vështirësi financiare ku detyrimet e prapambetura të tyre e tejkalojnë kufirin e 25% të shpenzimeve vjetore janë: Kavaja, Vora, Dibra, Cërriku, Kuçova, Peqini, Ura-Vajgurore, Libohova dhe Delvina.

“Pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për bashkitë Kavajë (74.8%) dhe Vorë (68.4%) janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të sipërcituar, këto bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2023 e në vijim”, citohen në raport.

Bashkitë me probleme financiare renditen, ato si: Pogradec, Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Selenicë, Përmet dhe Belsh.

Marrë nga Monitor.al

instituti i bashkive

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Maj 2023, 08:05 I.A

Kriza globale e orizit

INDI- Orizi ushqen më shumë se gjysmën e botës, por gjithashtu nxit diabetin dhe ndryshimet klimatike, shkruan The Economist. Sipas nj&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj