LIVE UPDATES
Ekonomi

Rregullorja e re, institucionet financiare që humbasin licencën do të kalojnë në likuidim

Ndryshimet synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës dhe rregullon procedurat për likuidimin e portofolave të tyre të kredive.

7 Qershor 2024, 17:30 Nga M.B
Rregullorja e re, institucionet financiare që humbasin licencën do
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës miratoi në mbledhjen e kësaj jave disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare Jobanka”. Ndryshimet synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës dhe rregullon procedurat për likuidimin e portofolave të tyre të kredive.

Rregullorja e re parashikon se Banka e Shqipërisë, në rast të revokimit të licencës së subjektit financiar jobankë, fillon menjëherë procesin e likuidimit të portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës. Kjo rrugë do të ndiqet për të menaxhuar kreditë në portofolin e dy institucioneve financiare jobanka (MicroCredit Albania dhe Final) për të cilat Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës në fund të muajit maj.

Banka e Shqipërisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë për emërimin e likuidatorit nga lista e administratorëve të falimentimit, ose persona të tjerë të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenet 112 dhe 113 të Ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”. Departamenti i Mbikëqyrjes dhe grupi i punës i krijuar me urdhër të Guvernatorit do të kenë si detyrë kryesore të mbështesin likuidatorin në procesin e likuidimit, duke përgatitur paketën fillestare të informacionit për likuidatorin me informacionet e disponueshme nga raportimet e subjektit në Bankën e Shqipërisë, me qëllim njohjen e situatës financiare të subjektit të vendosur në likuidim.

Likuidatori do të raportojë pranë Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e procesit të likuidimit në baza periodike, minimalisht një herë në muaj dhe sa herë të kërkohet nga Banka e Shqipërisë. Likuidatori gjithashtu duhet të kryejë ose autorizojë përditësimet e kredimarrësve të subjektit financiar jobankë në Regjistrin e Kredive. Likuidatori ka të drejtë që pas revokimit të licencës dhe me fillimin e likuidimit të administrojë portofolin e kredive të subjektit financiar jobankë. Në rast shitjeje të portofolit, shitja duhet të kryhet nëpërmjet ankandit.

Likuidatori duhet të marrë të gjitha masat për likuidimin e portofolit të kredive të subjektit financiar jobankë, përfshirë dhe ruajtjen e evidencave (elektronikisht ose të mbajtura në formate të tjera).Likuidimi i portofolit të kredive të krijuar në bazë të licencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë duhet të bëhet në përputhje me planin e likuidimit. Plani i likuidimit hartohet duke mbajtur në konsideratë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe hartohet nga likuidatori brenda afatit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

Plani i likuidimit depozitohet për miratim në Bankën e Shqipërisë. Departamenti i Mbikëqyrjes mund të paraqesë komente dhe vërejtje për planin e likuidimit, brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të tij në Bankën e Shqipërisë. Pas likuidimit të portofolit të kredive, likuidatori njofton Bankën e Shqipërisë për përfundimin e tij./ Monitor

institucionet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj