Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas INSTAT një vit më parë ky ndryshim ishte 9,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2024 shënoi rritje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
TIRANË- Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rritjen e çmimeve në tregjet e pakicës në të ardhmen. Sipas INSTAT një vit më parë ky ndryshim ishte 9,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2024 shënoi rritje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,9%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,8% dhe “Industri përpunuese” me 1,2%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,5%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,1%, “Prodhimi i pijeve” me 3,8%, “Metalurgjia” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,6%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve” me 2,2%, etj.
Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2,5%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,0% “Përpunimi i tekstileve” me 1,6%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,1%, etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje me 3,5%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10,5%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,8%, “Industria Përpunuese” me 1,2% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje prej 0,5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,0%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,9%, “Industria Përpunuese” me 0,1%.
Nga ana tjetër, seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” ka shënuar ulje me 1,3%.
Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja më e madhe prej 1,9% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 1,9%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2% dhe “Industri Përpunuese” me 0,8%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Metalurgjia” me 2,9%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,0%, etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi shënoi rritje me 0,9%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,0%, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 1,3%, “Industria Përpunuese” me 0,4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin paraardhës shënoi rritje me 0,3%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 2,5 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,9%.
Marre nga Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas t&...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e...
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijo...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i ...
Foto ilustruese TIRANA- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj, pas pë...
Foto ilustruese TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kërkuar që projektet teknike apo masterplanet për fusha të ndryshme që...
Foto ilustruese TIRANË- Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dh&eu...
TIRANË- Bota po zgjohet sa i përket nevojës për të menaxhuar më mirë çështjet që lidhen me qëndrueshm...
Foto Ilustruese TIRANË- Ngarkesa tatimore e një profesionisti të lirë në Shqipëri është më e lartë krahas...
TIRANË- Nga avokatët, psikologët e gjykatave, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, inxhinierët e IT-së pohojn...