LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit për herë të parë në pesë vjet

Kjo lëvizje erdhi pasi përgjatë viteve të fundit bankat qendrore kishin rritur normat e interesit për të frenuar shtrenjtimin më të madh të çmimeve në një gjeneratë.

6 Qershor 2024, 14:50 Nga M.B
Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit për herë të
Banka Qendrore Europiane

FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë vjet. Banka mori kthesën e politikës monetare, duke ulur koston e huamarrjes, përpara homologëve të saj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo lëvizje erdhi pasi përgjatë viteve të fundit bankat qendrore kishin rritur normat e interesit për të frenuar shtrenjtimin më të madh të çmimeve në një gjeneratë. BQE uli normën e saj bazë të depozitave me një çerek pikë përqindjeje në 3.75 për qind pas mbledhjes së këshillit të saj drejtues në Frankfurt të enjten. Banka tha se në vijim do të vazhdojë të ketë një “qasje që do të jetë në varësi të ecurisë së të dhënave, pas çdo takimi”.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha muajin e kaluar se ishte “me të vërtetë e sigurt” se inflacioni i Eurozonës ishte nën kontroll pasi u ngadalësua nga një kulm mbi 10 për qind në 2022 afër objektivit të tij prej 2 për qind. Megjithatë, të dhënat e publikuara javën e kaluar treguan se inflacioni u përshpejtua për herë të parë këtë vit në 2.6 për qind në maj.

Kjo shifër e shtyu BQE-në të rrisë paksa parashikimet e saj për inflacionin për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Banka tha se inflacioni do të jetë mesatarisht 2.5 për qind këtë vit, 2.2 për qind në vijim dhe 1.9 për qind në 2026. Lëvizja e së enjtes erdhi një ditë pas një uljeje të ngjashme të normës nga Banka e Kanadasë dhe pas vendimeve të mëparshme për të lehtësuar politikën monetare nga bankat qendrore në Brazil, Meksikë, Kili, Zvicër dhe Suedi këtë vit.

Në të kundërt, Rezerva Federale e SHBA pritet të mbajë të pandryshuara normat e saj në takimin e radhës, pasi presionet e çmimeve në ekonominë më të madhe në botë rezultuan më të forta sesa pritej. Normat e interesit janë në nivelin më të lartë të 25 viteve, luke u luhatur 5.25 deri në 5.5 për qind. Edhe për Bankën e Anglisë analistët nuk presin që të ulet norma bankare nga niveli më i lartë 16-vjeçar prej 5.25 për qind, kur të mblidhet më 20 qershor./Monitor

banka qendrore europiane

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi