LIVE UPDATES
Ekonomi

Rruga e Arbrit/ Qeveritë kanë paguar 53 mln euro për ndërtimin e disa segmenteve, para se të jepej koncesioni

Rruga e Arbrit është e gjatë rreth 73 kilometra, rreth 20 kilometra u ndërtuan me 6,5 miliardë lekë që u dhanë deri në vitin 2017, ndërsa 52 kilometrat e tjera që u dhanë me koncension kushtuan 36 miliardë lekë sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Financave.

11 Tetor 2022, 07:12 Nga DOSJA
Rruga e Arbrit/ Qeveritë kanë paguar 53 mln euro për
Rruga e Arbrit

TIRANË- Para se të jepej me koncesion qeveritë ndër vite kanë paguar rreth 6,5 miliardë lekë ose 53 milionë euro fatura për ndërtimin e disa segmenteve në rrugën e Arbrit. Të dhënat, që burojnë nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave (lista shumëvjeçare e investimeve), tregojnë se thesari i shtetit ka paguar 6 fatura të ndara në lote sipas segmenteve të cilat janë paguar gjatë periudhës 2015-2017, para se segmenti të jepej me koncesion (shiko tabelën bashkëngjitur).

Të dhënat tregojnë se, financimet para se jepej koncesioni janë përfituar nga kompania “Gener 2” dhe “Gjoka Kontruksion”, e cila më vonë fitoi edhe koncesionin mbi rrugën. Kontrata e ndërtimit me koncension nisi në vitin 2018 dhe përfundon në vitin 2031, gjatë të cilit do të realizohet edhe gjithë pjesa e financimit nga qeveria. Rruga e Arbrit është e gjatë rreth 73 kilometra, rreth 20 kilometra u ndërtuan me 6,5 miliardë lekë që u dhanë deri në vitin 2017, ndërsa 52 kilometrat e tjera që u dhanë me koncension kushtuan 36 miliardë lekë sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Financave.

Para se të jepej me koncesion një kilometër në rrugën e Arbrit kushtoi mesatarisht 2,6 milionë euro, ndërsa me koncesionin rreth 6 milionë euro, ndërkohë që mbetet e papërfunduar ende vepra kryesore e rrugës, Tuneli i Murrizit. Ashtu si edhe për koncesionet e tjera, fatura për rrugën e Arbrit, sidomos për koncesionin PPP nuk është ende e qartë, pasi Ministria e Financave raporton vlera të ndryshme vit pas viti. Sipas raportimit më të fundit të Ministrisë së Financave është 36 miliardë lekë ose 297 milionë euro .

Në raportin vjetor të koncesioneve 2020, që u hartua nga Ministria e Financave, vlera e investimit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit raportohet 26 miliardë lekë, ndërsa Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave (projektet e investimeve) për arsye të pagesave e ka kontabilizuar kontratën e Rrugës së Arbrit me 39 miliardë lekë në vitin 2020. Në buxhetin e vitit 2019 Ministria e Financave e pat raportuar financimin e Rrugës së Arbrit në 58 miliardë lekë në projektbuxhetin që paraqiti në parlament.

Rruga e Arbrit ka një historik të gjatë zvarritjeje që nga koha e qeverisë “Berisha” ku në disa pjesë të saj ishin kryer punime. Kur nisi koncensioni ishin përfunduar plotësisht 20.12 kilometra të saj, me 15.1 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.3 kilometra të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues.

Marrë nga Monitor.al

rruga e arbrit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj