LIVE UPDATES
Ekonomi

Rrugët e 100 fshatrave dhe fasadat në zonat urbane, FSHZH tender 13 milionë euro

Pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore është konstatuar se në disa segmente të këtyre akseve, shtresat rrugore janë të dëmtuara.

9 Qershor 2022, 07:14 Nga A.B
Rrugët e 100 fshatrave dhe fasadat në zonat urbane, FSHZH tender 13
Rruge

Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon që përmes dy projekteve të veçanta të riparojë shtresat asfaltike të rrugëve në zonat që ishin në listën e 100 fshatrave si dhe të përmirësojë fasadat në disa zona urbane.

Këtë të mërkurë përmes hapjes në seri të disa procedurave të prokurimit FSHZH ka parashikuar një fond limit rreth 1.6 miliardë lekë apo rreth 13 milionë euro për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve.

Konkretisht janë gjashtë kontrata ku e para: Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, (rajoni 1 dhe 2) me një vlerë 466 milionë lekë, ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 3)” 433 milionë lekë, Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, (rajoni 4) po 433 milionë lekë. Të gjitha këto kontrata kanë të bëjnë me riparimin e rrugëve problematike që janë raportuar nga njësitë e qeverisjes vendore.

“Nisur nga shqetësimi i përfaqësuesve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjVV) stafi i FSHZH ka bërë të mundur të bëjë verifikimin në terren të disa prej akseve rrugore, të cilat janë me problematikë për qarkullimin e automjeteve. Verifikimi në terren është bërë kryesisht në akset rrugore, të cilat lidhin zona turistike dhe që kanë potencial për zhvillimin e ekonomisë, kjo në përputhje dhe komplementare me programet e zhvillimit rajonal si programi për 100 fshatrat, etj.

Pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore është konstatuar se në disa segmente të këtyre akseve, shtresat rrugore janë të dëmtuara. Gjendja teknike e shtresave rrugore në këto segmente është jashtë standardit dhe lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi. Në shumë raste dëmtimet e shtresave rrugore janë deri në thellësi, në të cilat janë krijuar gropëzime dhe çedime të konsiderueshme, të cilat në raste të veçanta këto dëmtime bëhen shkak edhe për aksidente serioze në këto akse rrugore” thuhet në raportin që shoqëron këto kontrata.

Ndërkohë që një tjetër grup kontratash është ajo për ndërhyrjet në blloqet e banimit. Konkretisht kemi të bëjmë me kontratën: Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 1 dhe 2 me fond limit 461 milionë lekë, ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 3 me vlerë 349 milionë lekë, ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 4,349 milionë lekë.

“Proceset e rehabilitimit urban janë ndërhyrje me impakt të lartë në territor. Këto proçese aplikohen në zonat urbane të cilat karakterizohen nga humbja e funksionalitetit ekzistues, në ato zona ku ka mungesë të infrastrukturës publike dhe mangësi në përmbushjen e standardeve urbane. Për këtë arsye, planifikohet realizimi i ndërhyrjeve që rikonceptojnë zonat urbane për të rikthyer standardet e projektimit të cilat bazohen në mirëqenien fizike dhe përtej.

Për të rritur cilësinë e jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane shihen të nevojshme ndërhyrjet që kanë si qëllim rehabilitimin e blloqeve urbane në qytetet kryesore të vendit, për të krijuar një sistem të përmirësuar në të cilin zhvillohet jeta e banorëve të zonave. Ndërhyrjet rigjeneruese në blloqet e banimit, janë ambientet më të prekshme nga banorët e zonave për shkak se përbëjnë habitatin në të cilin zhvillohet jeta e përditshme”, sqaron FSHZH./MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet