LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko me Bordin e BERZH: Inflacioni do të bjerë gradualisht këtë vit

Guvernatori Gent Sejko theksoi gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) se parashikimet e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 mbeten pozitive, si për rritjen ekonomike ashtu edhe për rënien e inflacionit.

23 Qershor 2023, 21:29 Nga m.s
Sejko me Bordin e BERZH: Inflacioni do të bjerë gradualisht
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori Gent Sejko theksoi gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) se parashikimet e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 mbeten pozitive, si për rritjen ekonomike ashtu edhe për rënien e inflacionit.

Inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti, dhe pritet të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.

Sejko theksoi se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zgjerimin e reformave veçanërisht në fushën e digjitalizimit. Ekonomia shqiptare, pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, me një rritje ekonomike prej 4.8% në vitin 2022.

Kjo rritje është mbështetur nga zgjerimi i vazhdueshëm i aktivitetit në sektorët e ndërtimit, të industrisë dhe të shërbimeve, sektorë të cilët përfituan nga rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e të ardhurave nga turizmi.

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka siguruar kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasoja të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar.

Për sa i përket sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ky sektor ka vijuar veprimtarinë e tij në mënyrë të qëndrueshme, me nivele të përshtatshme të treguesve të përfitueshmërisë, me një përmirësim të cilësisë së kredisë dhe me një ekspozim të kontrolluar ndaj rreziqeve.

Edhe ushtrimet e provës së rezistencës që realizon vazhdimisht Banka e Shqipërisë tregojnë që sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj goditjeve të supozuara makroekonomike dhe ruan një gjendje të fortë likuiditeti.

Ndërkohë, si një institucion kyç në procesin e integrimit evropian të vendit, Banka e Shqipërisë ka kontribuar aktivisht në këtë proces, duke përmbushur me sukses detyrimet institucionale të lidhura me të. Me hapjen e negociatave në muajin korrik të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka intensifikuar aktivizimin dhe kontributin në takimet dypalëshe me Komisionin Evropian, ndërsa ka vijuar dialogun ekonomik e financiar nëpërmjet pjesëmarrjes në komitete të përbashkëta me autoritetet e tregut të Eurozonës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga zj. Ëioletta Barëicka-Lofthouse, Drejtore rajonale për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe z. Caspar Veldkamp, Drejtor Rajonal për Holandën, Kinën, Mongolinë, Maqedoninë e Veriut, Armeninë, shoqëruar nga z. Matteo Colangeli, Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë dhe zj. Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri.

Bordi i Drejtorëve të BERZH-it është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të strategjisë pesëvjeçare të kësaj banke dhe prioriteteve të ardhshme për rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë.

Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it vlerësuan bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, si një partner serioz dhe që ka dhënë një vlerë të shtuar për zbatimin e suksesshëm të projekteve të BERZH-it në fushën bankare. Banka e Shqipërisë ka treguar të jetë një bankë qendrore e aftë të veprojë në mënyrë proaktive për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar të vendit.

Gjatë diskutimit me Guvernatorin, ata shprehën interes për çështje të lidhura me transmetimin e politikës monetare në ekonomi, modernizimin e sistemeve të pagesave, procesin e integrimit evropian dhe përdorimin e monedhës së përbashkët evropiane euro në Shqipëri.

Në përfundim, përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve shprehën angazhimin e BERZH-it për të vazhduar mbështetjen e Shqipërisë në zhvillimin e sektorit privat përmes një kombinimi të investimeve, dialogut për politikat, asistencës teknike dhe këshillave të biznesit. Ky angazhim do të ndihmojë në formimin e iniciativave që krijojnë kushte të favorshme për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. /Monitor

gent sejko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj