LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat në buxhet rriten 10.5% për 5-mujorin, rekord nga tatimi mbi fitimin

Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave, Të ardhurat totale për 5–mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 102% të planit të të njëjtës periudhë.

23 Qershor 2023, 07:35 Nga I.A
Të ardhurat në buxhet rriten 10.5% për 5-mujorin, rekord nga
Te dhenat

TIRANË- Buxheti ka arkëtuar 257.9 miliardë lekë në pesë muajt e parë të këtij viti, me rritje prej 10.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.

Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me 4-mujorin, kur zgjerimi ishte 10.2%. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave në maj, ku u arkëtuan 50.8 miliardë lekë, ose 12.3% më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë. Në prill zgjerimi kishte qenë minimal prej 5.3% (ecuri reale negative nëse indeksohej me inflacionin dhe rritjen ekonomike).

Tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale vijojnë të mbajnë peshën kryesore në zgjerimin e të ardhurave buxhetore. Të ardhurat nga tatim fitimi u rritën rekord prej gati 41%, të ndikuara dhe nga tatim fitimi i jashtëzakonshëm për kompanitë e prodhimit të energjisë.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave, Të ardhurat totale për 5–mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 102% të planit të të njëjtës periudhë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 5–mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 221.7 miliard LEK me një realizim në 90% të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.5% më të larta ose rreth +7.6 miliard LEK më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 5–mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliard LEK nga rreth 7 miliard lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 19 miliard LEK.

Të adhurat totale për 5 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 257.9 miliardë Lekë ose 102 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +24.5 miliard lekë ose +10.5% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 224.2 miliardë lekë, 19.5 miliardë ose 9.5% më shumë, krahasuar me vitin 2022, si dhe 8.8 miliardë ose 4.1% më shumë se plani 5-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 84.1 miliardë lekë, 330 milionë lekë ose 0.4% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 742 milionë lekë ose 0.9 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 5 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 5 mujorin rezultojnë 58.2 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 1.9 % më pak se një vit më parë, si dhe 178 milionë ose 0.3% më shumë se plani për 5 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 21.1 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 8.5% më shumë se viti 2022, si dhe 617 milionë lekë ose 2.8% më pak se plani i akcizës për 5 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.3 miliardë lekë, 569 milionë ose 30.2% më pak krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 67.2% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.5 miliardë lekë, 359 milionë lekë ose 11.5% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe realizim në masën 110.8% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT),  për 5 mujorin 2023 u realizuan në masën 140.1 miliardë lekë, 19.1 miliardë ose 15.8% më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar, si dhe 9.5 miliardë lekë, ose 7.3% më shumë se plani i 5 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 18.6 miliardë lekë, 2 miliardë ose 12% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 196 milionë ose 1.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 5 mujore 2023 janë 7.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 35.6% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 664 milionë lekë ose 9.6% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 29.3 miliardë lekë 8.5 miliardë lekë, ose 40.9% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 7.2 miliardë lekë ose 32.7% më shumë se plani i vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 22.8 miliardë lekë, 4.5 milardë lekë ose 24.8% më shumë se 5 mujori 2023, si dhe 2.6 miliardë ose 12.8% më shumë se plani i 5 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për peridhën 5 mujore 2023 u realizuan në masën 14.3 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 17.6% më pak se 5 mujori 2022, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 23.7% më pak se plani i përcaktuar për 5 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 55 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 15% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe realizim 107.8 % të planit për 5 mujorin 2023.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën pesë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 221.7 miliard LEK me një realizim në masën 90 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.5 përqind më i lartë ose rreth 7.6 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 5 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 31.8 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 94.4 përqind dhe 76.7 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 36.2 përqind dhe 19.1 përqind të tij

Shpenzimet korente për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 198 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8 përqind më i lartë ose rreth 14.7 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 5 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 23.6 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 2.8 përqind më i lartë ose 648 milion LEK më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliard LEK nga rreth 7 miliard LEK suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 87.5 përqind më i lartë ose rreth 16.9 miliard LEK më shumë.

Marrë nga Monitor.al

të ardhurat në buxhet

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit