Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një vlerësim të ecurisë së projektit që ka një vlerë totale mbi 105 milionë USD Banka ka bërë një bilanc të punimeve të përfunduar dhe atyre në proces. Konkretisht deri më tani janë disburusar 38 milionë dollarë teksa mbetet ende e padisbursuar shumica e fondeve.
TIRANË- Zhvillimi i integruar urban dhe turizmi është një nga projektet kryesorë që Banka Botërore po mbështet në vendin tonë duke miratuar ende pa mbyllur paketën e parë një paketë të dytë. Në një vlerësim të ecurisë së projektit që ka një vlerë totale mbi 105 milionë USD Banka ka bërë një bilanc të punimeve të përfunduar dhe atyre në proces. Konkretisht deri më tani janë disburusar 38 milionë dollarë teksa mbetet ende e padisbursuar shumica e fondeve.
I planifikuar për t’u mbyllur në korrik të vitit të shkuar Banka pranoi shtyrjen për në korrik 2025 duke miratuar një paketë shtesë në projektin origjinal. Por cila është ecuria e komponentëve të projektit deri më tani.
Banka vlerëson se në komponentin e parë kanë përfunduar punimet civile të rrugës me kalldrëm të këmbësoreve tek Kalaja e Beratit dhe rrugët e aksesit të mjeteve, shëtitorja dhe shkallët e Sarandës, përmirësimi urban dhe ndriçimi i integruar në Përmet, rruga me kalldrëm e Pazarit të Gjirokastrës, sistemi i Muzeve dhe punimet rehabilituese në kalanë e Gjirokastrës.
Punimet civile të përmirësimit të integruar urban në Berat po realizohen ndërsa konsulenca e projektimit për përmirësimin e integruar urban në Sarandë dhe Gjirokastër është finalizuar dhe janë kontraktuar punimet civile.
“Komponenti 2. Kanë filluar punimet për përmirësimin e zonave turistike të Benjës dhe pikave panoramike përgjatë korridorit turistik, projektimi për përmirësimin e zonës turistike të Zvërnecit është finalizuar dhe janë kontraktuar punimet civile; konsulenca e projektimit për vendet turistike si Kalaja e Gjirokastrës Kalaja e Borshit, Kalaja e Kaninës dhe Shpella e Spillesë janë në zbatim.
Komponenti 3. Konsulenca për Strategjinë e Kërkimit dhe Zhvillimit të Tregut ka përfunduar. Shërbimet e konsulencës për Partneritetet e Menaxhimit të Destinacionit, Zhvillimi i Tregut për Jugun e Shqipërisë Paketa 1, dhe Zhvillimi i Produkteve Turistike dhe Sistemi i Statistikave të Turizmit aktualisht janë në zbatim. Ka përfunduar prokurimi për konsulencën për paketën 2 të zhvillimit të produkteve turistike” thuhet në dokumentin e bankës të bërë tashmë publik në faqen e saj.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme në vitet e fundit, prej rritje...
Foto ilustruese TIRANË- Një propozim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) pritet që të lehtësojë ndjeshë...
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë pë...
Buxheti ka arkëtuar 257.9 miliardë lekë në pesë muajt e parë të këtij viti, me një rritje prej 10.5% në krah...
Harta TIRANË- Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuar...
Euro TIRANË- Revanshi i Euros dhe valutave të tjera në kursin e këmbimit me Lekun nuk ka zgjatur më shumë se një jav&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit dhe vijojnë të punojnë të r...
TIRANË- Fondi Monetar Nderkombetar në deklaratën e fundit për Shqipërinë ka paralajmëruar se inflacioni mund të zgjas&...
Foto Ilustruese TIRANË- Detyrimet e prapambetura, një zë detyrimesh që nuk përfshihet në treguesin zyrtar të borxhit pub...
Euro TIRANË- Shumat e konsiderueshme të Euros të tërhequra nga tregu prej Bankës së Shqipërisë nuk po japin efekte ...