LIVE UPDATES
Ekonomi

As ndërhyrja e BSH nuk e ngre dot Euron: Bie sërish poshtë 107 lekëve, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

Paundi britanik u këmbye me 124.21 lekë, në rënie me rreth 1.4 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar dhe duke qëndruar pranë vlera më të ulëta historike, që u shënuan në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor.

22 Qershor 2023, 07:45 Nga I.A
As ndërhyrja e BSH nuk e ngre dot Euron: Bie sërish poshtë 107
Euro

TIRANË- Revanshi i Euros dhe valutave të tjera në kursin e këmbimit me Lekun nuk ka zgjatur më shumë se një javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 106.78 lekë. Euro ka humbur 1.41 lekë që nga fillimi kësaj jave dhe ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 13 qershor. Rënia me ritme të shpejta e Euros ka zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore.

Dollari Amerikan u këmbye me 97.75 lekë, duke shënuar kështu një rekord të ri në rënie për 12 vitet e fundit. Paundi britanik u këmbye me 124.21 lekë, në rënie me rreth 1.4 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar dhe duke qëndruar pranë vlera më të ulëta historike, që u shënuan në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor.

Edhe Franga Zvicerane humbi terren dhe u këmbye me 108.95 lekë, duke u rikthyer pranë niveleve më të ulëta të katër viteve të fundit.

Burime nga tregu bëjnë të ditur se rënia e Euros u frenua nga një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë. Pas datës 9 qershor, kur Euro preku minimumin historik prej 105.62 lekësh, Banka e Shqipërisë ndërhyri me blerje direkte të Euros në tregun valutor, me qëllim për të frenuar rënien e shpejtë të kursit të monedhës europiane. Por, efekti i kësaj ndërhyrje nuk ka zgjatur më shumë se një javë dhe kursi i Euros i është kthyer sërish rënies. Ky mund të jetë një tregues se ndoshta ekuilibrat normalë të kursit Euro/Lek tashmë janë zhvendosur në rënie dhe ndërhyrjet afatshkurtra të Bankës së Shqipërisë nuk kanë ndonjë dobi të madhe.

Këtë vit, Leku po shfaq një tendencë të fortë mbiçmuese në kursin e këmbimit me Euron, tendencë që po reflektohet edhe në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Me bazë vjetore, monedha europiane ka humbur rreth 12%. Sipas agjentëve, kjo rënie shpjegohet me ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Burimet e kësaj oferte të lartë është e vështirë të identifikohen plotësisht, por në pamje të parë përmirësimi i Bilancit të Pagesave dhe rritja e prurjeve nga turizmi duket se e mbështesin tendencën mbiçmuese të lekut. Hyrja e sezonit turistik i ka forcuar edhe më shumë tendencat mbiçmuese të monedhës vendase.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e deficitit të llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit zbriti në 135 milionë euro, 72% më pak krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe 46% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ishte njëkohësisht vlera më e ulët e shënuar ndonjëherë për tremujorin e parë të vitit, të paktën për periudhën prej vitit 2008 e në vazhdim, të mbuluar nga statistikat e Bankës së Shqipërisë.

Përveç përmirësimit të ndjeshëm të bilancit të llogarisë korrente, një kontribut në rritje për tremujorin e parë erdhi nga llogaria financiare dhe sidomos nga investimet e huaja direkte. Fluksi prej 308 milionë eurosh i investimeve të huaja direkte ishte gati 2.3 herë më i lartë se deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e parë.

Nga ana tjetër, në të njëjtin kah duket se po ndikon edhe rënia e ofertës së Lekut, nga politika monetare me tipare shtrënguese që po ndjek Banka e Shqipërisë, por edhe qeveria shqiptare. Edhe për muajin prill, agregati monetar M2 shënoi ritme shumë të ulëta të rritjes vjetore, me vetëm 2.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, suficiti buxhetor në muajin prill arriti nivelin e 34.6 miliardë lekëve, në rritje me 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e ndjeshme e Euros po favorizon subjektet importuese të mallrave dhe shërbimeve dhe besohet se do të japë një efekt në uljen e inflacionit, ndoshta në tremujorin e fundit të vitit. Gjithashtu, kjo rënia favorizon edhe huamarrësit në valutë të huaj, me të ardhura në monedhën vendase. Por, nga ana tjetër, zhvlerësimi i Euros po godet rëndë sektorët eksportues të ekonomisë dhe familjet me të ardhura në valutë, kryesisht përfituesit e remitancave.

Marrë nga Monitor.al

euro paund

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale