LIVE UPDATES
Ekonomi

Emigracioni dhe shtrenjtimi i çmimeve, ngecin shërbimet, rritje minimale e bareve, hoteleve e tregtisë

Ngadalësimi ka qenë i dukshëm për aktivitetin e hoteleve e bar restoranteve. Ndryshe nga viti i kaluar kur këto dy aktivitete u rritën me ritme dyshifrore, zgjerimi ishte minimale sidomos për baret, volumi i shitjeve të të cilit u rrit me vetëm 1%.

21 Qershor 2023, 07:37 Nga I.A
Emigracioni dhe shtrenjtimi i çmimeve, ngecin shërbimet, rritje
Foto ilustruese

TIRANË- Aktiviteti i shërbimeve ka shënuar një rritje minimale në tremujorin e parë të vitit, duke treguar indirekt për një tkurrje të konsumit, që ka ardhur si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve, por edhe emigracionit. Ngadalësimi ka qenë i dukshëm për aktivitetin e hoteleve e bar restoranteve. Ndryshe nga viti i kaluar kur këto dy aktivitete u rritën me ritme dyshifrore, zgjerimi ishte minimale sidomos për baret, volumi i shitjeve të të cilit u rrit me vetëm 1%.

Edhe hotelet, pavarësisht deklarimit në rritje të numrit të turistëve raportuan rritje në volum të shitjeve me vetëm 2.7%, ndërsa në tremujorin e mëparshëm ndryshimi vjetor kishte qenë dy shifror. Por, tendenca ka qenë krejt e kundërt për agjencitë e udhëtimit, që panë rritje të volumit të shitjeve me gati 50%. Të dhënat u bënë të ditura nga statistikat afatshkurtra të INSTAT.

Tregtia, shitjet u rritën me 2.7%

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Transport, Magazinim dhe Postë, me rënien më të fortë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 11,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,4%, krahasuar me tremujorin e parë 2022

Shitjet e hoteleve u rritën me vetëm 2.7%

Shqipëria këtë vit po përjeton një lulëzim turistik, por gjithsesi tre muajt e parë të vitit nuk e reflektuar këtë tendencë në aktivitetin e hoteleve.

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,4%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,1%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Baret e Restorantet po frekuentohen gjithnjë e më pak

Prej muajsh shoqata e bareve e restoranteve po ankohet për frenim të konsumit, i ndikuar si nga çmimet e larta ashtu dhe nga emigracioni. Zgjerimi i këtij aktiviteti ishte minimal në tremujorin e parë të vitit.

Sipas INSTAT, Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,0%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2022

Informacion dhe Komunikacion, me rrije dy shifrore

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 14,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 29,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Agjenci udhëtimi, me rritjen më të fortë

Ndryshe nga hotelet, agjencitë e udhëtimit kanë parë një rritje të ndjeshme të aktivitetit.

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e parë 2023, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 49,0%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 25,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2022;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 38,1%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Marrë nga Monitor.al

shtrenjtimi i cimimeve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës