LIVE UPDATES
Ekonomi

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 15 milionë euro, euro përsëri në rënie

Ankandi i zhvilluar këtë javë ishte i llojit forward (për blerje në të ardhmen) njëmujor. Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë zynon të zhvillojë më tej përdorimin e marrëveshjeve forward, që vlerësohen si një instrument që mund t’i nxisë bankat tregtare të ndërmarrin hapa në drejtim të zhvillimit të tregut të parasë.

22 Qershor 2023, 07:31 Nga I.A
Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 15 milionë euro,
Euro

TIRANË- Shumat e konsiderueshme të Euros të tërhequra nga tregu prej Bankës së Shqipërisë nuk po japin efekte domethënëse në rritjen e kursit të monedhës europiane. Banka e Shqipërisë zhvilloi ditën e mërkurë ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, për nevojat e administrimit të rezervës valutore.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 9 milionë euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 106.72 dhe 107.13 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.99 lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 6 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 106 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 21 maj arriti në 15 milionë euro.

Ankandi i zhvilluar këtë javë ishte i llojit forward (për blerje në të ardhmen) njëmujor. Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë zynon të zhvillojë më tej përdorimin e marrëveshjeve forward, që vlerësohen si një instrument që mund t’i nxisë bankat tregtare të ndërmarrin hapa në drejtim të zhvillimit të tregut të parasë.

Nga 16 ankande të parashikuara, gjysma e parashikohen me marrëveshje forward dhe gjysma me marrëveshjet klasike spot (me blerje në datën e ankandit). Në dy vitet e mëparshme, Banka e Shqipërisë ka përdorur zakonisht marrëveshjet forward me afat njëjavor, ndërsa për vitin 2023 që marrëveshjet forward do të kenë një afat më të gjatë, njëmujor.

Pavarësisht blerjes së një shume të konsiderueshme nga Banka e Shqipërisë rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun vazhdoi edhe ditën e djeshme dhe monedha europiane këmbehej mesatarisht me 106.78 lekë. Kjo tendencë ishte dukur qartë edhe në muajt e mëparshëm. 

Gjithsej, në dy ankandet e muajit maj, Banka e Shqipërisë bleu 32 milionë euro në tregun e brendshëm financiar, ndërsa në muajin prill pati blerë 25.2 milionë euro të tjera. Megjithëse banka qendrore ka tërhequr të paktën 80 milionë euro nga tregu në tre muajt e fundit, kursi i Euros me Lekun gjatë këtyre muajve ka pësuar rënie të vazhdueshme.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e Euros në tregun valutor është shumë e lartë dhe kërkesa e Bankës së Shqipërisë nuk ka luajtur rol të dukshëm në frenimin e rënies së kursit të monedhës europiane. Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e programit të ankandeve për menaxhimin e rezervës valutore dhe nuk kanë qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë gjithsej 16 ankande, në të cilat parashikon të blejë një shumë midis 160 dhe 220 milionë eurove për vitin 2023. Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e vitit të kaluar, kur blerjet e valutës ishin afërsisht 140 milionë euro. Në fund të muajit prill, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 4.95 miliardë eurove, në rritje të lehtë me 1.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës