LIVE UPDATES
Ekonomi

Detyrimet e prapambetura rriten me 20% në 4-muajt e parë, arrijnë 131 mln euro

Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se detyrimet e prapambetura arritën vlerën e 14,9 miliardë lekëve (132 milionë euro) me një rritje 20 për qind në krahasim me fundin e vitit.

22 Qershor 2023, 07:37 Nga I.A
Detyrimet e prapambetura rriten me 20% në 4-muajt e parë, arrijnë
Foto Ilustruese

TIRANË- Detyrimet e prapambetura, një zë detyrimesh që nuk përfshihet në treguesin zyrtar të borxhit publik u rritën sërish dukshëm gjatë 4-mujorit të parë 2023, në raport me dhjetorin 2022, i nxitur nga volumet më të larta të investimeve të pushtetit qendror dhe atij lokal në prag të zgjedhjeve lokale gjatë muajit prill.

Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se detyrimet e prapambetura arritën vlerën e 14,9 miliardë lekëve (132 milionë euro) me një rritje 20 për qind në krahasim me fundin e vitit. Nga të dhëna më të detajuara pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura është krijuar nga investimet në infrastrukturë, të cilat arritën në 6.3 miliardë lekë në fund të muajit prill me një zgjerim 39 % gjatë katër-mujorit.

Rritje kishte edhe zëri “Detyrime të tjera” i cili shënoi 8.6 miliardë lekë në fund të prillit 2023 duke u zgjeruar me 8.7 % në krahasim me fundin e vitit. Ky zë përfaqësohet me së shumti me detyrimet e pushtetit lokal. Gjatë kësaj periudhe intensiteti i shpenzimeve kapitale të qeverisë ishte më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu edhe bashkitë përqendruan shpenzimet para zgjedhjeve duke ndikuar në rritjen e detyrimeve.

Në dhjetor të vitit të kaluar, detyrimet u ulën ndjeshëm me 33% në raport me nëntorin, teksa në fund të vitit financat nxitojnë që të bëjnë riaolokime të buxhetit. Por këtë borxhi që ka shteti ndaj kontraktorëve filloi sërish rritjen. Qeveria shqiptare ka përfituar miliona euro hua nga donatorët për të forcuar kapacitetet e monitorimit dhe parandalimit të krijimit të detyrimeve të prapambetura.

Legjislacioni në fuqi i përmirësuar në bashkëpunim me BB dhe FMN në vitin 2016, nuk parashikon apo lejon asnjë rast të krijimit të detyrimeve të prapambetura. Krijimi i detyrimeve të prapambetura automatikisht shoqërohet me thyerje të të paktën një ose me shumë neneve të Ligjit Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Ministria e Financave raportoi se vetëm gjatë vitit 2020 janë përdorur 11,2 milionë euro për projekte që duhet të forconin kapacitet kontrollit dhe të raportimit, zbatimit dhe hartimit të buxhetit, më qëllimin final mos-krijimin e detyrimeve të prapambetura, reduktimin e borxhit publik dhe rritjen e transparencës etj. Edhe pse ligji shkelet vazhdimisht nuk ka zyrtarë të dënuar për këto shkelje dhe për me tepër detyrimet e prapambetura janë kthyer në një zë të rregullt në buxhet.

Institucionet e specializuara të auditit ngrenë dyshime se llogaritë e detyrimeve të prapambetura janë më të mëdha se raportimet e qeverisë në tabelat fiskale. Psh në këto detyrime ende nuk është kontabilizuar një detyrim i madh që rrodhi nga gjykata e Strasburgut ndaj çështjes “Becchetti” me një shumë rreth 100 milionë euro).

Dy vite më pare, një raport i auditit të brendshëm të qeverisë hodhi alarmin për shumën e madhe të detyrimeve të prapambetura në llogarite e qeverisë. Ekspertë nga Ministria e Financave thanë se këto detyrime krijohen nga prokurimet për punë dhe shërbime jashtë programit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.

Marrë nga Monitor.al

borxhi i larte publik

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës