LIVE UPDATES
Ekonomi

Shkodra: Të ngrihet grup pune i përbashkët për kontrollin e flukseve valutore

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, euro u forcua në tregun e brendshëm, ndërsa kishte rënë ndjeshëm në dy muajt që i paraprinë procesit të votimit, që u finalizua në 14 maj.

22 Maj 2023, 07:22 Nga I.A
Shkodra: Të ngrihet grup pune i përbashkët për kontrollin e
Foto ilustruese

TIRANË- Arben Shkodra, nga Unioni i Prodhuesve, kërkon nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë ngritjen e “task force” për kontrollin e flukseve valutore, të cilat ende tregtohen jashtë platformave që prodhojnë të dhëna në kohë reale.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, euro u forcua në tregun e brendshëm, ndërsa kishte rënë ndjeshëm në dy muajt që i paraprinë procesit të votimit, që u finalizua në 14 maj.

Nga data 15 mars deri në 11 maj, monedha e përbashkët u zhvlerësua me 3.5% në tregun e brendshëm, duke zbritur nga 114.5 lekë në 110.68 lekë, niveli më i ulët historik. Në krahasim me fillimin e 2023-t, euro u nënçmua me 5.8%.

Me mbarimin e zgjedhjeve euro kërceu brenda pak ditësh në mbi 112 lekë. Arben Shkodra, nga Unioni i Prodhuesve, pohon se kjo vërteton teorinë e tyre se euro është zhvlerësuar si rrjedhojë e flukseve informale që hynë në vend, përfshi paratë që mund të jenë përdorur për zgjedhjet.

Z.Shkodra propozon që të ngrihet një grup i përbashkët pune, nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe të monitorohet për një periudhë kohore aktiviteti i agjencive të këmbimit valutor.

Ky monitorim do të shërbente për të verifikuar nëse ka flukse të hyrjes informale të valutës.

Deri më tani, qeveria ka bërë hapa para në drejtim të dixhitalizimit të shërbimeve, sidomos në kontrollin e shitjeve me pakicë.

Nëpërmjet sistemit të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kontrollon shitjet në kohë reale të produkteve të konsumit të përditshëm nga raportimi i faturave online.

Ndërkohë ende nuk ka një platformë unike të tregtimit të volumeve të valutës në zyrat e këmbimit valutor.

Agjencitë e këmbimit raportojnë, në mënyrë manuale, në Bankën e Shqipërisë, sipas një periodiciteti të caktuar. Kjo mënyrë raportimi krijon hapësira për nëndeklarim, thotë z. Shkodra.

Në një kohë kur është dixhitalizuar edhe shitja e specave dhe domateve, tregtimi i valutës raportohet në mënyrë manuale.

Z. Shkodra thotë se duke ditur në kohë reale volumet e tregtimit, Banka e Shqipërisë do ta ketë më të lehtë të monitorojë tregun dhe të ndërmarrë politika më efikase.

Përtej deklaratave sipërfaqësore se rënia e Euros po vjen nga faktorë të zhvillimit ekonomik, Banka Qendrore dhe qeveria duhet të bëjnë një analizë serioze për faktorët realë që po forcojnë Lekun, tha z. Shkodra.

Deri më tani, Banka e Shqipërisë nuk i ka konsideruar shqetësuese zhvillimet në kursin e këmbimit, përderisa përgjegjësia kryesore e Bankës Qendrore është të monitorojë dhe mbajë në kontroll inflacionin.

Shqipëria ka ende një raport të lartë të importeve në krahasim me eksportet, ndaj rënia e Euros i bën më të lira importet në gjykimin e Bankës së Shqipërisë.

“Niveli më i ulët i inflacionit në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit, pasqyron efektet lehtësuese nga mbiçmimi i kursit të këmbimit”, referoi Banka Qendrore në raportin e fundit të politikës monetare.

Ndonëse në afat të shkurtër duket se, nënçmimi i euros shëron disa pjesë të inflacionit dhe përmirëson konsumin, në afat më të gjatë i shemb themelet ekonomisë, tha z. Shkodra.

Alban Zusi, i cili drejton Shoqatën e Eksportuesve, kërkoi që zhvillimet në kursin e këmbimit të trajtohen me seriozitet, pasi sektori i eksportit është zemra e ekonomisë që siguron punësim, zhvillim, prodhimin vendas dhe hedh bazat për prosperitet ekonomik.

Qeveria është operatori më i interesuar që ta mbrojë prodhimin vendas dhe punësimin, ndaj duhet të ushtrojë kontroll për të frenuar anomalitë. Për të nxitur eksportet, vendet e zhvilluara aplikojnë nënçmim të kontrolluar të monedhës vendase.

Z. Shkodra thotë se vendi është para sezonit turistik, ku flukset e valutës do të rriten dhe logjikisht, euro pritet të zbresë më tej dhe pasojat do të jenë të pallogaritshme.

Marrë nga Monitor.al

arben shkodra unioni i prodhuesve banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj