LIVE UPDATES
Ekonomi

Flukset valutore, të ligjshme dhe të paligjshme, po gjunjëzojnë eksportet/‘Varka’ e eksportuesve po fut ujë

Por kohët e fundit, prodhimi vendas po merr një goditje të paprecedentë nga forcimi i monedhës vendase, që tashmë është bërë i papërballueshëm. Nga ballafaqimi i të dhënave zyrtare shihet se në tremujorin e parë të vitit 2023, të ardhurat e eksportuesve shënuan rënie me 60,7 milionë euro nga zhvillimet në kursin e këmbimit. Në tremujorin e parë të vitit 2023, kursi mesatar i Euros ishte 115 lekë, me një ulje 7 lekë në krahasim me kursin mesatar të së njëjtës periudhë të një viti më parë (5.7% më pak,) sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, vlera e eksporteve arriti në 1 miliard euro në janar-mars 2023, por nëse Euro do të kishte vlerën e 122 lekëve sa ishte në tremujorin e parë 2022, fitimet do të ishin së paku 60 milionë euro më të larta.

21 Maj 2023, 08:07 Nga f.i
Flukset valutore, të ligjshme dhe të paligjshme, po
foto ilustruese

TIRANË- Flukset valutore, të ligjshme dhe të paligjshme, po gjunjëzojnë eksportet. Në tremujorin e parë 2023, të ardhurat e eksportuesve u ulën me 60 milionë euro nga forcimi i lekut dhe nënçmimi i Euros. Nëse trendi vijon, në fund të vitit do të ketë reduktim të eksporteve dhe rritje të papunësisë dhe, prodhimi vendas, do të humbë shanset për t’u integruar në zinxhirin e lartë të vlerës. Eksportuesit dhe prodhuesit kërkojnë që banka dhe qeveria duhet të analizojnë me seriozitet arsyet e vërteta të forcimit të monedhës vendase dhe rënies së Euros. Ata propozojnë që të ulet norma bazë e interesit dhe të rritet oferta monetare. Ja sa të rëndësishme janë eksportet për ekonominë.

Prodhimi dhe eksporti janë baza më e qëndrueshme për zhvillimin e një vendi, sado i vogël të jetë në sipërfaqe dhe popullsi. Përvojat kanë treguar se të gjitha vendet me mirëqenie të lartë kanë pasur në themel të zhvillimit prodhimin dhe eksportet.

P.sh., Gjermania e krijoi pasurinë e saj në bazë të një modeli që nxiti prodhimin në shërbime për industritë e zhvilluara në prodhimin e teknologjisë së lartë, makinave, pajisjeve mjekësore, produkteve kimike, energjisë alternative dhe produkteve të tjera të avancuara. Vende të tjera shfrytëzojnë burimet natyrore, si klimën dhe kapitalin njerëzor për të prodhuar dhe për të shitur jashtë vendit mallra dhe shërbime dhe për t’u pasuruar nëpërmjet tyre. P.sh., Estonia, një vend në Polin e Veriut, ku gjysma e vitit është natë, me popullsi vetëm 1.3 milionë banorë, kishte 16 miliardë euro eksporte në vitin 2021, gati katër herë më shumë se Shqipëria, pasi po zbaton një model të bazuar në zhvillimin e eksportit të produkteve teknologjike që lidhen me shërbimet dixhitale që kanë vlerë të lartë.

Eksportet “Made in Albania” po formësoheshin me përpjekje për të kaluar në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës (industria automative), pas dy dekadash anemike që kur Shqipëria shpalli terapinë e “shokut” në vitin 1991, ku fabrikave ju vu dryni.

Por kohët e fundit, prodhimi vendas po merr një goditje të paprecedentë nga forcimi i monedhës vendase, që tashmë është bërë i papërballueshëm. Nga ballafaqimi i të dhënave zyrtare shihet se në tremujorin e parë të vitit 2023, të ardhurat e eksportuesve shënuan rënie me 60,7 milionë euro nga zhvillimet në kursin e këmbimit.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, kursi mesatar i Euros ishte 115 lekë, me një ulje 7 lekë në krahasim me kursin mesatar të së njëjtës periudhë të një viti më parë (5.7% më pak,) sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, vlera e eksporteve arriti në 1 miliard euro në janar-mars 2023, por nëse Euro do të kishte vlerën e 122 lekëve sa ishte në tremujorin e parë 2022, fitimet do të ishin së paku 60 milionë euro më të larta.

Vitin e kaluar, humbjet e eksportuesve nga kursi ishin rreth 225 milionë euro. Monedha europiane nisi rënien e qëndrueshme që në vitin 2016, kur po këmbehej me 140 lekë. Por këtë vit, rënia po ndodh shumë shpejt. Nga 115 lekë që këmbehej 1 euro në fillim të vitit, më 12 prill u këmbye me 110.8 lekë. Ritmi i rënies është i fortë dhe vendi është ende para sezonit turistik, kur pritet të ketë rënie më të madhe, pasi flukset valutore do të rriten më shumë nga sezoni turistik.

Nëse Euro zhvlerësohet me këto ritme, me shumë gjasa, eksportet do të reduktohen si në sasi edhe në vlerë dhe kjo do të jetë shumë e dukshme në fund të vitit aktual, thotë Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Ai kërkon nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë të analizojnë me seriozitet arsyet që po çojnë në rënien e shpejtë të Euros dhe të vihen mekanizma kontrolli që situata të mos dalë nga kontrolli dhe të mos prishen bazat e zhvillimit të qëndrueshëm, siç janë eksportet.

Prania e Euros, nga faktorë informalë ose zhvillimet reale në ekonomi tashmë është fakt, por ekonomistët dhe eksportuesit kërkojnë që të veprohet para se të jetë vonë. Sinjalet e para janë dhënë. INSTAT raportoi se në 3-mujorin e parë 2023, eksportet e mallrave në sasi pësuan rënie me 2.4%. Rënia e eksporteve në sasi nisi që vitin e kaluar. Më 2022 u eksportuan 11% më pak mallra se në vitin 2021. Eksportuesit gjithashtu kanë rritur ankesat rreth kostove të larta që po vijnë nga paga minimale, efektet negative të zhvlerësimit të Euros dhe mungesës së fuqisë punëtore. Të tre këta faktorë po godasin sektorin e prodhimit, i cili e ka të bazuar aktivitetin në krahun e lirë të punës. Arben Shkodra, nga Unioni i Prodhuesve ka disa propozime për të frenuar përkeqësimin e situatës./ Monitor.al

eksportet shqiptare

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit