Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për muajin prill, fondi më i madh i investimeve në lekë, Raiffeisen Prestigj, raportoi një kthim vjetor pozitiv në masën 1.23%, ndërkohë që e pati mbyllur vitin 2022 me një kthim negativ në masën 4.07%.

Performanca e fondeve të investimit po përmirësohet gradualisht në muajt e parë të vitit 2023.
Sipas të dhënave nga shoqëritë administruese, çmimi i kuotës është në rritje, ndërsa një pjesë e fondeve janë kthyer në territor pozitiv për sa i takon kthimit vjetor nga investimi.
Për muajin prill, fondi më i madh i investimeve në lekë, Raiffeisen Prestigj, raportoi një kthim vjetor pozitiv në masën 1.23%, ndërkohë që e pati mbyllur vitin 2022 me një kthim negativ në masën 4.07%.
Edhe fondi tjetër i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, raporton kthim vjetor pozitiv, në masën 1.02%, ndërkohë që e kishte mbyllur vitin 2022 me humbje vjetore në masën 8.82%.
Fondi Credins Premium ngelet në kthime negative, me -5.89%, por në përmirësim të lehtë nga niveli -6.77% i fundit të vitit të kaluar.
Fondi ABI EIA ofron aktualisht kthimin më të lartë mes fondeve në lekë, në nivelin 2.7%, nga -0.7% që e mbylli vitin e kaluar.
Fondi Alsig Standrad, sipas të dhënave më të fundit, raporton një kthim negativ në nivelin -1.36%, por edhe në këtë rast në përmirësim të ndjeshëm nga niveli -7.11% ku pati mbyllur vitin 2022.
Rritja e normave të interesit në emetimet e reja të instrumenteve të borxhit qeveritar po sjell gradualisht një përmirësim të performancës së fondeve të investimit në lekë, pas efektit të parë negativ që kjo rritje solli vitin e kaluar, duke ulur vlerën e drejtë të portofoleve ekzistuese.
Vitin e kaluar, rritja e shpejtë e normave të interesit nga bankat qendrore u përcoll në rritje të yield-eve të instrumenteve financiarë. Kjo u përkthye në një zhvlerësim të shpejtë të aseteve të fondeve të investimit, që konsistojnë në pjesën më të madhe në tituj borxhi. Të gjitha fondet e investimit vitin e kaluar u përballën me rënie të kthimeve vjetore në territor negativ.
Sipas statistikave të AMF-së, asetete neto të këtyre fondeve (përjashtuar fondet e investimeve alternative) pësuan një rënie me pothuajse 47% gjatë vitit të kaluar. Në vlerë monetare, llogaritet se në harkun e një viti fondet e investimit humbën pothuajse 34 miliardë lekë ose pothuajse 300 milionë euro asete. Efektet negative të vitit të rritjes së shpejtë të interesave u shfaqën qartë edhe në tkurrjen e numrit të anëtarëve, që ra në më pak se 29 mijë, pothuajse 28% më pak krahasuar me një vit më parë. Në një vit, më shumë se 11 mijë shqiptarë zgjodhën të dilnin nga fondet e investimit. Kjo erdhi për shkak të rënies së kthimeve në vlera negative, por edhe si rezultat i joshjes nga rritja e fortë e yield-eve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare.
Të dhënat statistikore të tregut për tremujorin e parë të vitit 2023 nuk janë ende të disponueshme. Megjithatë, sipas burimeve nga tregu, gjendja është përmirësuar ndjeshëm dhe vlera e aseteve neto i është kthyer një rritjeje të lehtë, kryesisht falë përmirësimit të normave të kthimit./MONITOR
Eksportet kanë thelluar rënien në muajin prill, duke u tkurrur me 19.3%, me bazë vjetore, pasi në mars ishin reduktuar me 11.7%. Rit...
Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shq...
Foto ilustruese Tregtia e jashtme është ngadalësuar në katër e muajt e parë të vitit. Në muajin prill rënia is...
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros me lekun frenoi sot rritjen e shpejtë që kishte regjistruar në ditët ...
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (një metodologji e Eurostat për inflacionin) në muajin prill 2023 në Shqipëri...
Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë në drejtim të normalizimit të politikës monetare dhe rënia e ndj...
Në vitin 2021 standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke krahasuar PBB për frymë sipas ...
Foto ilustruese TIRANË- Tirana rezulton qarku me PBB-në më të lartë për frymë në Shqipëri, sipas llogarive t&e...
Foto ilustruese Vendet e zhvilluara, kryesisht Europa gjithnjë e më shumë janë duke përqendruar vëmendjen të zhvillimi ...
Euro ka vazhduar forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbim...