LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e Hidrokarbureve: S'ka abuzim me çmimin e naftës, fuçia nuk është tregues

Shoqata thotë se Bordi i transparencës, që u krijua në fillim të marsit dhe cakton periodikisht çmimet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve e gazit, nuk po i favorizon aspak kompanitë. “Kushdo mund të verifikojë nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lekë për litër shpenzime operative nuk u lejohet kompanive t’i përfshijnë në çmimin e tabelës”.

3 Qershor 2022, 07:07 Nga DOSJA
Shoqata e Hidrokarbureve: S'ka abuzim me çmimin e naftës,
Nafta

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve në një njoftim publik ka reaguar lidhur me pretendimet se kompanitë e tregtimit të karburanteve në vend nuk po reflekton ecurinë e çmimeve në bursa.

Sipas Shoqatës nuk mund të përdoret si referencë ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa me çmimin e shitjes së karburantit në pikat, që tregtojnë me pakicë. “Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi, që i behet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e pa përpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të pa përpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport (makina)”.

Shoqata thotë se Bordi i transparencës, që u krijua në fillim të marsit dhe cakton periodikisht çmimet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve e gazit, nuk po i favorizon aspak kompanitë. “Kushdo mund të verifikojë nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lekë për litër shpenzime operative nuk u lejohet kompanive t’i përfshijnë në çmimin e tabelës”.

Për një verifikim real e koherent, Shoqata bën me dije se nga korrigjimi i çmimit i datës 1.6.2022, çmimi i publikuar në Platt’s, në usd për ton tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. “Kjo do të thotë se deri ne korrigjimin e bërë nga bordi, vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 leke/lit naftën dhe -2,7 leke/lit benzinën”.

Shoqata thekson se fakti që në këtë treg nuk ka hyrje të reja prej vitesh tregon se ai nuk po gjeneron fitime të larta.

Bordi i Transparencës vendosi dje një rritje të çmimeve të karburanteve. Nafta u shtrenjtua me 9 lekë për litër duke arritur në 248 lekë. Benzina do të tregtohet me 244 lekë për litër, nga 237 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm.

Nafta po arrin sërish afër nivele maksimale historike prej 260 lekësh, nivel që u shënua në fillim të marsit, kur nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar probleme në zinxhirin global të furnizimit. Pas rritjes së fortë dhe protestave për shtrenjtimin e karburantit u krijua Bordi i Transparencës, që fikson në mënyrë periodike çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta aktualisht është 30% më e shtrenjtë./MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet