30 Shtator 2022, 07:09
Nga A.B
Fabrika
Pas Kurumit mbyll përkohësisht prodhimin edhe fabrika e ferrokromit Albchrome.
Kompania zotëron 4 furra prodhimi në uzinat në Elbasan dhe Burrel ku vetëm njëra prej tyre vijon punën. Nuk dihet ende edhe për sa kohë do të vijojë aktivitetin furra e fundit.
Kompania pohoi për “Monitor” se mbyllja përkohësisht e prodhimit është ndikuar nga shtrenjtimi i lartë i çmimit të energjisë dhe rënia e kërkesës për ferrokrom nga fabrikat e çelikut në Europë dhe botë. Çmimi i energjisë për këtë kompani është rritur në nivele të frikshme. Çmimi ka qenë rreth 60 euro/MWh dhe para pak ditë më parë shkoi deri në 1,000 euro/MWh.
Ndërsa kolapsi që ka Europa për furnizimin me energji ka ndikuar shumë te uzinat e industrisë së rëndë atje. Në Europë ku kompania Albchrome shet produktin e ferrokromit janë mbyllur 14 fabrika të prodhimit të çelikut. Rrjedhimisht dallga e krizës ka ardhur edhe në Shqipëri. Në këtë situatë kur kostoja e prodhimit për shkak të energjisë dhe materialeve të tjera është rritur, nuk arrihet të përballohet me rënien drastike që ka pësuar kërkesa në Europë dhe botë.
Rreth 50 kompani të industrisë së rëndë në Europë në muajin shtator i kanë dërguar letër Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për rritjen e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe gazit. Në letër theksohet se nga kriza energjetike 50% e kapacitetit prodhues të aluminit dhe zinkut është mbyllur në Europë, ndërsa kriza shumë shpejt po prek sektorin prodhues të ferrokromit dhe nikelit. Kompanitë thonë se për shkak të stuhisë së rritjes së çmimeve të energjisë elektrike vihet në rrezik në tërësi prodhimi i metaleve në Europë dhe për rrjedhojë kërkohet marrja e masave financiare.
Në uzinat e ferrokromit në Shqipëri janë të punësuar mbi 300 punonjës, ku sipas Albchrome pavarësisht mbylljes së prodhimit vijojnë të paguhen 100%. Përveç rritjes së pagave direkt me ardhjen e kompanisë në fillim të vitit, duke filluar nga 1 Korrik 2022 Albchrome bëri një rritje tjetër me 10% për të indeksuar rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës për të gjithë punonjësit e Albchrome.
Eksportuesi i kromit, Albchrome, pas rënies së fortë të ardhurave me 40%, në vitin 2020, si rrjedhojë e dyfishoi aktivitetin në vitin 2021, në 13.7 miliardë lekë dhe fitimet ishin 3 miliardë lekë.
Albchrome, nga janar 2022 është blerë nga konglomerati gjigand turk Yıldırım Holding me aktivitet në 53 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në miniera e metalurgjinë e ferrokromit. Kompania turke renditet e parë në Evropë dhe e katërta në botë në fushën e ferrokromit. Përveç minierave dhe metalurgjisë, aktiviteti i Yıldırım Holding shtrihet edhe në sektorë të tjerë, si menaxhim i porteve detare me 22 terminale në mbarë botën, transport detar me një flotë të vetën me 19 anije dhe 24% aksionere në kompaninë gjigande të transportit detar CMA CGM, aktivitete në prodhimin e energjisë, fertilizuesve, kimikateve e shumë fusha të ndryshme.
Çmimi i energjisë i ishte i papërballueshëm edhe për “Kurum”, i cili mbylli përkohësisht prodhimin e çelikut. Arif Shkalla, drejtor ekonomik i “Kurum”, tha më herët për “Monitor” se arsyeja kryesore lidhet me çmimin e shtrenjtë të energjisë, pasi nuk mund të prodhohet çeliku, kur energjia ka arritur 750 euro MWH dhe një ton çelik shitet 700 euro. Sipas tij, me çmimet e hekurit që janë rreth 700 euro, duhet që energjia të zbresë në 200-250 euro/KWH që fabrika të jetë në eficiencë./MONITOR
kurum albrchrome
Ekonomi
30 Shtator 2022, 07:08
A.B
Foto ilustruese
Inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet financiare nuk po e ndikojnë ende kredit...
Ekonomi
30 Shtator 2022, 07:07
A.B
Internet
Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare shënoi një rekord të ri në tremujorin e dytë të vitit.
Sipas t&eum...
Ekonomi
30 Shtator 2022, 07:07
A.B
Foto ilustruese
Arbitrariteti i qeverisë në marrëdhëniet kontraktore me të tretët dhe me punonjësit e saj po i kthen ven...
Ekonomi
29 Shtator 2022, 20:20
k.m.
Foto ilustruese
Çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 39% në pjesën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën pe...
Ekonomi
29 Shtator 2022, 07:07
A.B
BERZH
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) rishikoi me ulje ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë në projeks...
Ekonomi
29 Shtator 2022, 07:06
A.B
Foto ilustruese
Tregu i sigurimeve dha sinjale përmirësimi të rritjes në muajin gusht. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbik...
Ekonomi
29 Shtator 2022, 07:05
A.B
Energji
Nga 1 tetori deri në fund të dhjetorit konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh energji në muaj do pagua...
Ekonomi
29 Shtator 2022, 07:04
A.B
Foto ilustruese
Italia po zyrtarisht investitori kryesor i huaj në Shqipëri për gjysmën e parë të viti.
Sipas të dh&eum...
Ekonomi
29 Shtator 2022, 07:03
A.B
Foto ilustruese
Rritja e shpejtë e yield-eve të Bonove të Thesarit po sjell paralelisht edhe shtrenjtimin e kësteve të kredisë...
Ekonomi
28 Shtator 2022, 12:37
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur këtë të mërkurë një tjetër procedurë...