LIVE UPDATES
Ekonomi

Si u rrit interesi i turistëve për Shqipërinë

Një prej tyre është edhe Laura Vega, një Tiktoker e cila ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Ajo tregon se si e ka rezervuar akomodimin këtu dhe ku ka zgjedhur të qëndrojë.

6 Gusht 2023, 07:36 Nga I.A
Si u rrit interesi i turistëve për Shqipërinë
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë trend në TikTok dhe rrjetet e tjera sociale, influencuesit e udhëtimeve zgjedhin vendin tonë për ta provuar, jo vetëm për bukurinë natyrore, por edhe kostot e lira që ofron vendi ynë për ta.

Një prej tyre është edhe Laura Vega, një Tiktoker e cila ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Ajo tregon se si e ka rezervuar akomodimin këtu dhe ku ka zgjedhur të qëndrojë.

“Gjatë udhëtimit tim në Shqipëri, kam qëndruar në hotele, bujtina dhe Airbnb. Varej nga çmimet, disponueshmëria dhe çfarë kërkonim gjatë qëndrimit tonë: nëse donim të kishim një përvojë më çlodhëse, rezervonim një hotel ose një Airbnb në varësi të asaj që ishte më e përballueshme.

Por nëse donim të njihnim njerëz të rinj, udhëtarë të tjerë me të cilët mund të bënim udhëtime ditore dhe aventura, zgjidhnim bujtinat”, – tha Vega.

Laura tregon se rezervoi nëpërmjet platformave të ndryshme online. “Kam rezervuar akomodimin në Shqipëri duke përdorur dy aplikacione: Hostelworld dhe Booking.com.

Gjithmonë shikoj vlerësimet dhe komentet në ato faqe për të marrë një vendim se ku të rezervoj. Dhe kam mbetur shumë e kënaqur me vendimet e mia”.

Sektori i turizmit po përjeton në 2023-shin vitin më të mirë historik deri tani. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bënë të ditur se për 6 muajt e parë në vend kanë hyrë rreth 3.4 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në qershor në vend hynë pak më shumë se 1 milion të huaj, ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto janë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë, si për 6- mujorin, edhe për muajin qershor.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se rreth 80-85% e shtetasve të huaj që vijnë në vend nuk qëndrojnë në strukturat zyrtare të akomodimit. P.sh., në maj hynë në vend 705 mijë shtetas të huaj.

Ndërkohë, vizitorët jorezidentë që qëndruan në strukturat akomoduese ishin 109.4 mijë. Si rrjedhojë, vetëm 15% e tyre kanë qëndruar të paktën një natë në strukturat akomoduese, duke shënuar sërish një rritje nga muajt e mëparshëm, kur treguesi ishte rreth 11%.

Shumica e tyre qëndrojnë në shtëpi me qira, të cilat i marrin nëpërmjet Booking.com ose Airbnb, apo të tjerë mund të jenë emigrantë që rrinë tek të afërmit, apo në shtëpitë që kanë vetë në pronësi.

Edhe pse marrja me qira e një shtëpie apo një strukture tjetër akomodimi nuk është diçka e re për tregun, zhvillimi i këtij biznesi pas pandemisë mori hov të madh kudo në botë.

Një në katër shtëpi në BE jepet me qira si apartament pushimi, një trend në rritje që filloi gjatë pandemisë.

Kur njerëzit nisën të punonin nga shtëpia, iu dha mundësia të kombinojnë turizmin me punën, por edhe të ulnin koston e qirasë. Në këto raste u përhap dhënia me qira e apartamenteve në zonat turistike – thuhet në raportin e “Grand view research”.

Bizneset thonë se tregu në Shqipëri është një risi në krahasim me vendet e tjera, edhe pse është zgjeruar shumë. Tendenca pritet të jetë në rritje të shpejtë, pasi vetë Shqipëria po zhvillohet si atraksion turistik.

“Në tregun shqiptar tani ka hyrë si risi në krahasim me vendet e tjera europiane, dhe besoj se me kalimin e kohës, tregu do ta ofrojë mundësinë e zgjerimit, duke parë edhe mënyrën e reagimit të klientëve” – tha për “Monitor”, Fation Dizdar, i “Destiny Apartment Tirana”, një nga bizneset që operon në treg me apartamente me qira ditore në Booking.com dhe Airbnb.

“Kjo tipologji biznesi tashmë është zgjeruar shumë dhe mendoj se do të vazhdojë të zgjerohet, duke qenë se Shqipëria po zhvillohet si atraksion turistik” – shprehet Megi Petriti nga “Triplex house Tirana”, që operon në treg me apartamente me qira ditore në Booking.com dhe Airbnb.

Eksperti i turizmit Zak Topuzi thotë se biznesi i shtëpive turistike po rritet gjithnjë e më shumë si pasojë e mungesës së rregulloreve për këto struktura, duke e bërë shumë të lehtë funksionimin e tyre.

“Rregulloret nuk janë të njëjta për hotelet dhe për banesat apo apartamentet turistike në BE. Një hotel duhet të jetë në përputhje me dhjetëra rregullore dhe standarde, apartamentet turistike asnjë!!!” – thotë z. Topuzi.

Marrë nga Monitor.al

laura vega turistet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj