Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlerësimi për natyrën është gjithmonë më i larti teksa mënyra sesi menaxhohet turizmi në këtë rajon i jepen vlerësimet e ulëta diçka që mund ta hasësh edhe në video të postuara në TikTok.

Çdo ditë, drejt Lumit të Shalës udhëtojnë me qindra turistë, varka që lundrojnë pa pushim teksa marrin e çojnë turistë për të vizituar apo për t’i kthyer nga kjo vizitë.
E cilësuar si Tajlanda shqiptare pak vite më parë, popullariteti i këtij destinacioni turistik u rrit gradualisht duke kulmuar në dy vitet e fundit kur edhe shifrat e të huajve kanë shënuar numër rekord.
Të pasionuar pas turizmit të aventurës dhe natyrës vizitorët e huaj thuajse të gjithë janë të interesuar për të vizituar këtë pjesë të Veriut, duke përfshirë ndër të tjera edhe pika si Thethi apo Valbona por popullariteti duket se ka rritur frikën për shkatërrimin që i sjell natyrës ky mbishfytëzim ku rëndom në fotot që postohen ka një numër të lartë shezlonesh dhe ankesa për muzikën e lartë.
“Nëse prisni të gjeni një vend idilik, mos shkoni këtu.
Gjatë kohës kur turistët janë këtu (11:00 – 15:00) është plotësisht i mbushur me njerëz dhe jashtëzakonisht i zhurmshëm (çdo bar ka muzikë me zë të lartë).
Nëse qëndroni gjatë natës, gjërat përmirësohen pak pas orës 18:00, derisa lokali në hyrje vendos të bëjë një festë tjetër, duke i mërzitur TË GJITHA AKOMODIMET E TJERA. Bari në plazh të hapur mendon se është i vetmi vend dhe me egoizëm luan muzikë gjatë gjithë natës.
Nuk kemi fjetur fare!!!! Mëngjesin tjetër ishte krejtësisht i qetë, vetëm zhurma e natyrës ….. deri sa erdhën turistët ditorë, shumë të zhgënjyer” shprehet Maria Katarina F. në një vlerësim të datës 14 korrik për destinacionin e Lumit të Shalës.
Vlerësimi për natyrën është gjithmonë më i larti teksa mënyra sesi menaxhohet turizmi në këtë rajon i jepen vlerësimet e ulëta diçka që mund ta hasësh edhe në video të postuara në TikTok.
Turet që organizohen drejt lumit të Shalës janë ndoshta të vetmet që njëzëri kanë vlerësime pozitive kryesisht për mënyrën sesi janë organizuar, por më tepër për pamjet panoramike përgjatë rrugës dhe ujit të kristaltë të Lumit.
“Do të kthehesha aty me një rrahje zemre” komenton një turiste në një nga videot në TikTok.
“Ky vend ka zemrën time dhe ujërat më të pastra që kam parë ndonjëherë” komenton një tjetër.
“Rruga për në Koman nuk është në gjendjen më të mirë, por mund të bëhet me makinë normale. Mund të parkoni disi larg në një parking, ose afër hyrjes së tunelit në rrugë (me rrezikun e një gjobe prej 20 €).
Do të keni pamje të bukura të zonës përreth gjatë një ore ose më shumë që lundroni përgjatë lumit. Më pas mund të kaloni disa orë në një vend me plazhe me gurë. Është relativisht turistike, por jo shumë e mbushur me njerëz” tregon një tjetër turiste.
Ankesa për rrugën e Komanit ka vazhdimisht edhe nga operatorët turistikë, të cilët ndër vite kanë kërkuar që të ndërhyrjet për të përmirësuar transportin e turistëve sidomos atyre të organizuar që kanë interes për të vizituar këtë pikë turistike. /Monitor.al
TIRANË- Janë të shumta bizneset e profesioneve të lira në pritje të kthimit të shumave të parapaguara për tatimin...
foto ilustruese TIRANË- Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se ra...
foto ilustruese TIRANË- Kostot e financimit të katër kontratave koncesionare në shëndetësi me PPP kanë dalë jasht&e...
foto ilustruese TIRANË- Prodhuesit e birrës artizanale, përveç kostove të larta të prodhimit, të ndikuara ng...
Foto Ilustruese TIRANË- Në përfundim të gjysmës së parë të këtij viti, Ministria e Financave ka çelur ...
foto ilustruese TIRANË- Sektori i prodhimit dhe sidomos fabrikat kanë hyrë në një cikël krize, që po nxi...
foto ilustruese TIRANË- Sektori vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të paauditu...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produkteve tona në botë apo edhe e nxitjes së turizmit. Dhe ajo ës...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas dy vitesh rritjeje, kërkesa për blerje apartamentesh në kryeqytet po shfaq tendenca frenimi. Ndërtues...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e kredisë për shtëpi u frenua në muajin qershor. Sipas statistikave të Bankës së...