LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i check-up, norma e kthimit nga kapitali arriti në 75,3% në vitin 2023

Nga ana tjetër, koncesionet në shëndetësi vit pas viti kanë rezultuar me norma të larta fitimi në raport me investimet që kanë bërë në krahasim me atë që ofron ekonomia e tregut për sektorin privat. Kompania 3P Life Logistic, që ofron shërbimet e check-up me koncesion PPP, raportoi në bilancin që dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një normë kthimi nga kapitali me 75.3%.

7 Gusht 2024, 07:28 Nga N.F
Koncesioni i check-up, norma e kthimit nga kapitali arriti në 75,3%
foto ilustruese

TIRANË- Kostot e financimit të katër kontratave koncesionare në shëndetësi me PPP kanë dalë jashtë kontrollit. Vit pas viti, qeveria ka rritur financimet më shumë se parashikimet në kontrata, teksa ju paguan edhe TVSH në një kohë që shërbimet shëndetësore janë të përjashtuara nga ky tatim.

Nga ana tjetër, koncesionet në shëndetësi vit pas viti kanë rezultuar me norma të larta fitimi në raport me investimet që kanë bërë në krahasim me atë që ofron ekonomia e tregut për sektorin privat. Kompania 3P Life Logistic, që ofron shërbimet e check-up me koncesion PPP, raportoi në bilancin që dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një normë kthimi nga kapitali me 75.3%.

Kjo do të thotë se në 100,000 euro të investuara nga aksionet është gjeneruar një fitim prej 75 mijë eurosh vetëm në një vit. Për krahasim, sistemi bankar, që konsiderohet një ndër më fitimprurësit në vend kishte një normë kthimi nga kapitali (ROE) në vitin 2023 prej 22%, sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, ku banka me treguesin ROE më të lartë arrinte në nivelin e 28%.

Ndërsa të dhënat e tjera nga bilancet tregojnë se në Shqipëri, norma kthimi nga kapitali mbi 50% kanë përgjithësisht sipërmarrjet që merren me tregti, që nuk kanë nevojë të bëjnë investime. Kapitali aksioner ROE konsiderohet një matje e mënyrës se si menaxhimi përdor në mënyrë efektive aktivet e Shoqërisë për të krijuar fitime. Raporti i kthimit të kapitalit është tregues se sa fitim gjeneron çdo lek i kapitalit të aksionerëve të zakonshëm.

Kompanitë e koncesioneve në shëndetësi kanë shlyer investimet që në vitet e para të aktivitetit të tyre, teksa të ardhurat janë të garantuara nga buxheti i shtetit. Koncesioni i check-up siguroi të ardhura nga pagesat buxhetore në nivelin rreth 7,3 milionë euro më 2023.

Edhe norma e fitimit mbetet e lartë, duke arritur në gati 30% në 2023, nga rreth 9% që është mesatarja e normës së fitimit për gjithë bizneset në ekonomi. Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat totale të koncesionarit në vitin 2023 ishin 730 milionë lekë, ndërsa fitimet para taksave ishin 214 milionë lekë.

Koncesioni i check-up nisi punë në shkurt të vitit 2015. Kontrata koncesionare kishte si qëllim kontrollin mjekësor bazë falas që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.

Për këtë kontratë Partneriteti Publik-Privat  në nivel vjetor janë parashikuar  475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave treguan më herët se shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësor (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera gjatë periudhës 2015-2018, me një shumë prej rreth 8.5 milionë euro. Mosplotësimi i numrit detyroi më pas qeverinë të ulte kufirin e moshës për kontrolle nga 40 në 35 vjeç.

Në shkurt të vitit që vjen përfundon afati i kontratës së koncesionit check-up, për të cilin nuk është bërë asnjë vlerësim nga autoritetet e shëndetësisë për ndikimin që ka pasur në përmirësimin e shëndetit të popullatës. Përveç Kontrollit të Lartë të Shtetit, asnjë autoritet tjetër nuk ka bërë vlerësim për efektshmërisë e kontratës. KLSH në auditimet rutinë ka gjetur se koncesioni check-up ka përfituar financime për shërbime të pakryera duke transferuar një kosto të padrejtë në shpenzimet buxhetore të vendit./ Monitor

 

koncesioni i check-up kapital normat e kthimit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri