LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i sigurimeve, rritje e dobët për tremujorin e parë të vitit

Sipas të dhënave nga Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për 3-mujorin 2024 kishin vlerën e 5.23 miliardë lekëve, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

29 Prill 2024, 14:30 Nga M.B
Tregu i sigurimeve, rritje e dobët për tremujorin e parë të
Foto ilustruese

TIRANA- Tregu i sigurimeve po shfaq rritje të dobët në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për 3-mujorin 2024 kishin vlerën e 5.23 miliardë lekëve, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është veçanërisht e dobët në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, ku primet e shkruara bruto janë rritur me vetëm 0.7%, ndërsa në sigurimin e jetës ritmet e rritjes janë ndjeshëm më të larta, me 12.3%

Efektin kryesor në stanjacionin e tregut të Jo-Jetës duket se kanë dhënë sigurimet vullnetare. Sipas shifrave të AMF-së, për tremujorin e parë të vitit sigurimet e pronës, sigurimet e përgjegjësive civile dhe sigurimet e garancive ishin të gjitha në rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës pësoi rënie me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ecuri më të mirë po shfaqin ato produkte sigurimi që lidhen veçanërisht me zhvillimin e turizmit. Këtu përfshihen sigurimet e detureshme motorike, por edhe sigurimi kasko i automjeteve apo sigurimi i aksidenteve në udhëtim. Grupi i sigurimeve të detyreshme për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta u rrit me pothuajse 10% për tremujorin e parë të vitit, ndërsa sigurimi Kasko i automjeteve u rrit me 21.4%. Zhvillimi i turizmit po sjell rritje të ndjeshme në biznesin e ofrimit të makinave me qira. Kjo shpjegon në një masë të madhe rritjen e produkteve të sigurimit motoric.

Edhe në tregun e sigurimeve, pjesërisht, ngadalësimi i rritjes së tregut mund të shpjegohet me forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor. Një pjesë e konsiderueshme e primeve të shkruara bruto llogariten në valutë të huaj, kryesisht në euro. Sipas AMF-së, vitin e kaluar pesha e primeve të shkruara bruto në euro ishte afërsisht 31%.

Disa nga produktet e sigurimit kuotohen në valutë për arsye objektive. Të tillë janë, për shembull disa produkte të sigurimit të detyrueshëm motorik, si Polica Kufitare dhe Kartoni Jeshil. Produkti i Kartonit Jeshil është produkt ndërkombëtar sigurimi, i cili lëshohet në monedhën euro, pasi edhe detyrimet që i lindin shoqërisë së sigurimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për pagesë dëmshpërblimi nga ky sigurim janë në Euro.

Po kështu, disa nga produktet kryesore të aktivitetit të sigurimit, si sigurimi i pronës me përfitues bankat tregtare ose sigurimi i Jetës së debitorit, janë të lidhura ngushtësisht me monedhën e kredisë. Monedha në të cilën disbursohet kredia dikton dhe monedhën e lëshimit të policës, për shkak të nevojës për të rikuperuar në të njëjtën monedhë vlerën e detyrimit, në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit./ Monitor

tregu i sigurimeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj