6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Për të inkurajuar marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private. Ekspertët pohojnë se ka ardhur koha për kolonën e dytë të pensioneve.

TIRANË- Ndryshimet e reja në skemën e pensioneve synojnë të nxisin skemat private për profesionistët, duke ofruar stimuj për profesionet e lira dhe të vetëpunësuarit. Institucionet financiare ndërkombëtare po nxisin skemën profesionale ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar.
Për të inkurajuar marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private. Ekspertët pohojnë se ka ardhur koha për kolonën e dytë të pensioneve.
Naim Hasa, Këshilltar i Fondit të Pensioneve SIGAL, tha se një zgjidhje e qëndrueshme dhe një reformë afatgjatë do të ishte vendosja edhe e sistemit të detyrueshëm vetëkapitalizues privat, kolona e dytë, si pjesë përbërëse e sistemit të përgjithshëm të pensioneve, ashtu siç e kanë të gjithë vendet, madje edhe ato rreth nesh si Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova etj.
Këto situata që po kalon sistemi i pensioneve në Shqipëri kanë shtruar nevojën e reformimit të tij, tha z. Hasa, i cili sqaroi se një nga sistemet që po instalohet dhe zhvillohet sot me sukses në Europë e më gjerë është vendosja e sistemit të Alternuar të Pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm, një sistem publik bazë i konsoliduar dhe një sistem privat i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për të gjithë ata që duan një pension më të lartë.
Sipas tij, ky sistem presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën vetëkapitalizuese private. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë, bëhet pjesëmarrës në këto skema.
Këtë model, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj., e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Çeki, Sllovaki, Kosovë, Maqedoni e Veriut, etj., të cilat sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamikë evoluimin e këtyre proceseve.
Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë e Serbi nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është shumë i ulët.
Zoti Hasa vëren se, duke vendosur një sistem të alternuar pensionesh me dy komponentë të rëndësishëm, një sistem publik bazë të konsoliduar dhe një sistem privat të zhvilluar, krijohen premisa, jo vetëm në përmirësimin gradual të situatës financiare të sistemit të pensioneve, por ndihmohet edhe ekonomia e vendit, duke mobilizuar kursimet e popullatës nëpërmjet kontributeve në investime në ekonominë e tyre.
Sipas tij, sistemet private të pensioneve u japin zgjidhje mjaft problemeve që dikton koha: së pari, zgjidhin kontradiktën e brezave, duke e bërë brezin e ri më të interesuar për t’u siguruar;
së dyti, zgjidhin problemet e shtrembërimit të tregut të punës, mjaft shqetësuese për ekonominë shqiptare, i cili zë rreth 32% të informalitetit, si në rastin e evazionit të zi, ashtu edhe të atij gri, mbasi lidhet shumë mirë masa e kontributit me atë të përfitimit.
Së treti, ofrojnë përfitime në kushte më të favorshme moshe, vjetërsie në punë e masë pensioni, si dhe kanë një transparencë e sistem fiskal mjaft favorizues.
Marrë nga Monitor.al
Emanuel Salinas TIRANË- Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare janë në një fazë intensive të bisedimeve, për një...
Foto Ilustruese TIRANË- Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, paraqet nevojën për ndryshme themelor...
Muzeu i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Krujë TIRANA- Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin e ka të qart&eum...
Artur Papajani TIRANA- Artur Papajani, ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, gjatë një takimi në kryesinë e Kuvendit me 50 ...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar rriti shkallën e miratimit të kredive si për bizneset, ashtu edhe për individët në...
Foto ilustruese TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të paktën 276 mijë konsumatorë që nu...
foto ilustruese TIRANË- Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë...
Foto ilustruese TIRANË- Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapitale këtë vit po tregon dobësi të theksuar teksa di...
Foto ilustuese TIRANË- Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve parashikon të zgjerojë funksionalitetet në sistemin e-taxation lidhur kjo...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros ndaj Lekut po vazhdon të shfaqë një tendencë të theksuar rënë...