LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia, raporti: 276 mijë konsumatorë nuk paguajë faturat në afat

Numri total i konsumatorëve familjarë dhe jo-familjarë, të cilët kanë kaluar në statusin debitor gjatë vitit 2023, rezulton të jetë 564,509 konsumatorë familjarë dhe jo-familjarë. Numri i konsumatorëve me problematikë në shlyerjen e pagesave të furnizimit me energji elektrike në afat është 276,567 konsumatorë debitor. Aktualisht rezulton se 287.942 konsumatorë mbajnë statusin e debitorit të marrë gjatë vitit 2023” thuhet në raportin vjetor të Entit.

26 Prill 2024, 14:01 Nga N.F
Energjia, raporti: 276 mijë konsumatorë nuk paguajë faturat
Foto ilustruese

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të paktën 276 mijë konsumatorë që nuk arrijnë të paguajnë në afat faturat e energjisë. Kjo i referohet një grupi konsumatorësh familjarë dhe jo familjarë që cilësohen si problematikë.

“Ndër vite një numër jo i vogël konsumatorësh kalojnë në statusin debitor apo kanë të dhëna historike të mbajtjes së statusit debitor. Të dhënat aktuale të paraqitura nga FSHU sh.a., përsa i përket vitit 2023 na paraqesin këtë panoramë.

Numri total i konsumatorëve familjarë dhe jo-familjarë, të cilët kanë kaluar në statusin debitor gjatë vitit 2023, rezulton të jetë 564,509 konsumatorë familjarë dhe jo-familjarë. Numri i konsumatorëve me problematikë në shlyerjen e pagesave të furnizimit me energji elektrike në afat është 276,567 konsumatorë debitor. Aktualisht rezulton se 287.942 konsumatorë mbajnë statusin e debitorit të marrë gjatë vitit 2023” thuhet në raportin vjetor të Entit.

Ky institucion argumenton se për shkak se debitë mblidhen në vlera të mëdha dhe shpesh të papërballueshme për konsumatorin për tu shlyer në një pagesë të vetme nga ana e FSHU sh.a., ofrohet mundësia e shlyerjes me këste të detyrimeve historike të tyre të prapambetura. “Çdo vit me propozimin e Administratorit, Asambleja e Përgjithshme miraton kushtet e azhurnuara të marrëveshjeve tip që nënshkruajnë me konsumatorët për shlyerjen me këste” thuhet në dokument.

Në fakt në fillim të prillit OSHEE Group mori pikërisht këtë hap duke miratuar disa skema të reja lehtë2suese sipas kategorive të klientëve. Përfitimet për secilën kategori klientësh që janë në fuqi parashikojnë që klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë.

Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2,800 lekë.

Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë ku nga 100 deri në 300 mijë lekë të jenë 24 këste, nga mbi 300 mijë deri në 500 mijë deri mbi 1 milionë lekë ku numri i kësteve parashikohet jo më shumë se 120.

Marrë nga Monitor

energjia konsumatore fatura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet