LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT dhe start up-ve të reja

Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit ofrues të këtyre shërbimeve.

26 Prill 2024, 07:17 Nga r.ll
Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të
foto ilustruese

TIRANË- Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave. Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit ofrues të këtyre shërbimeve.

Aleksandër Risilia themelues dhe drejtues i kompanisë “Ritech” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në tkurrjen e numrin të kompanive IT.

“Zerimi i taksave për profesionet e lira ka dhënë shumë kontribut për zgjerimin e tregut IT në Shqipëri. Përpara krizës globale të vitit të kaluar, numri i kompanive dhe të vetëpunësuarve të shërbimit IT është rritur 40 deri 50%. Vendosja e taksimit do të ketë disa efekte. E para, kompanive IT iu vihet “laku në fyt” me taksimin e ri.

Së dyti, përfshirja e taksimit nisur nga të dhënat që ne disponojmë i ka shtrenjtuar shërbimet e ofruara në Shqipëri më shumë se në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut. Kjo do të sjellë stopim të rritjes së kompanive dhe të vetëpunësuarve në këtë sektor, por edhe tkurrje të tyre. Efektet nuk janë aspak pozitive për këtë sektor që prej vitesh është zgjeruar në Shqipëri. Nga ana tjetër eksportuesit e shërbimeve IT, të cilat po krijojnë vlerë aftësish në tregun shqiptar, po vuajnë efektet e forcimit të lekut”.

Risilia shton se zbatimi i tatimit te profesionit e lira do të ndikojë negativisht jo vetëm te industria eksportuese e shërbimeve IT në Shqipëri, por edhe ndërprerjen e aftësimit profesional të individëve për të themeluar start-up-e të reja inovative për tregun e huaj.

“Nuk jemi ende gati për të qenë një treg i madh start-up, pasi të gjitha tregjet e ngjashme, si në Poloni dhe Rumani të cilat e kanë kaluar këtë fazë, fillimisht e kanë nisur duke ofruar shërbime ndaj kompanive të huaja.Të punosh për kompani të mëdha do të thotë të rrisësh aftësitë profesionale. Kjo ka sjellë që shumë individë që kanë punuar më parë me kompanitë e mëdha të huaja janë aftësuar profesionalisht për krijuar start-up, pasi është shumë e vështirë për të ngritur start up inovativ me impakt botëror nëse nuk ke aftësi. Aftësitë fitohen duke punuar për kompani e mëdha. Prandaj është tepër e nevojshme që miratimi i politikave fiskale të jenë të përshtatshme për IT, pasi janë kontribuuesi më i madh i individëve për ngritjen e strat up në Shqipëri”, tha ai.

Risilia tha se industria nuk është më në krizë për gjetjen e punonjësve, situata i është rikthyer normalitetit para pandemisë së Covid-19.

“Pas pandemisë së Covid-19 sektori IT në mbarë botën u fut në krizë, nga ku u prek edhe sektori në Shqipëri. Kriza nisi nga gjysma e dytë e vitit 2021, madje viti 2023 ka qenë më i vështiri për industrinë.

Kompanitë u përgatitën për këtë situatë dhe pavarësisht se viti 2023 ishte i vështirë, rekrutimet e stafit u rritën 30%. Tashmë situatë është më e lehtë për rekrutime në sektorin IT, pas krizës për gjetjen e punonjësve që shkaktoi jo vetëm fryrje masive të pagave, por edhe të lëvizjeve të punonjësve. Pati një kërkesë të lartë edhe nga kompanitë europiane për punonjës remote nga Shqipëria, për këtë arsye shumë prej programuesve emigruan drejt Holandës apo Gjermanisë.

Aktualisht disa programues apo inxhinierë software që emigruan po rikthehen, sepse politikat fiskale të vendeve të zhvilluara taksojnë një pjesë të konsiderueshme të ardhurave të tyre. Të ardhurat neto mbeteshin të pakta. Duhet theksuar se shumë prej tyre kishin dëshirë për të provuar të punonin dhe jetonin jashtë, por pavarësisht të ardhurave të larta, përballimi i kostos së jetesës në Europë është i lartë”, pohon ai. /MONITOR

tatimi mbi profesionet e lira

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend