26 Prill 2024, 15:15
Nga M.B
Artur Papajani
TIRANA- Artur Papajani, ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, gjatë një takimi në kryesinë e Kuvendit me 50 profesionistë të lirë nga grupet e ndryshme të interesit ngriti shqetësimet në lidhje me ligjin e ri për tatimin e profesioneve të lira. Ai u shpreh se problematika kryesore e ligjit janë politikat fiskale. Papajani tha se me vendosjen e taksës në 0% në 2021 për bizneset e vogla. Kjo taksë çoi në një çedukim te taksapaguesit, i cili do të kërkojë më shumë se 10 vite edukim.
“Ligji duhet parë në dy aspekte: në aspektin e politikave fiskale dhe në aspektin teknik, ku janë prekur të gjithë profesionistët e lirë, por ato kanë të bëjnë me përmirësimin e ligjit. Sa herë që flitet për politika fiskale, na thuhet pse po bëjmë politikë. Por politikat fiskale janë ndryshe nga konceptet e përgjithshme të politikës.
Politika fiskale thembrën e Akilit e ka me normën tatimore, Këtu fillon edhe problemi i profesioneve të lira dhe të punësuarve në përgjithësi me këtë normë tatimore. Mosnjohja e shpenzimeve është elementi dytësor. Politika fiskale e ka zanafillën në vitin 2021, kur u vendos taksë 0% për bizneset e vogla. Kjo nuk duhet të ishte vendosur, ne kishim përvojë shumë të gjatë me taksat, bashkë me qindra specialistë të huaj bëmë thirrje të mos vendosej taksë 0%.
Midis faktorëve ekonomikë, kjo taksë prek mendimin e taksapaguesve, ne e quajmë këtë çedukim i taksapaguesve. Ata heqin dorë në mënyrë të vullnetshme nga shumë rregulla fiskale. Kontrolli bie dhe kjo ndodh me të drejtë. Tani po i thuhet biznesit që ju nuk keni mbajtur shpenzimet saktë, por realitetin e solli taksimi 0%. Një vit i çedukimit të taksapaguesve kërkon 10 vite edukim.”
Problemi i dytë është rivendosja e taksës, në një nivel më të lartë sesa ishte përpara se të zërohej. Në 2014, ajo ishte 7.5%, ndërsa në 2016 u bë 5%, dhe më pas u në 0%. Më vonë u rrit në 15% dhe tani në 23%, Kjo kurbë e tillë solli të gjithë problemet. “Tani kemi arritur në një pikë ku nuk mund të shkojmë më tej, dhe çdo të ardhur që mblidhet nga buxheti i shtetit është joefektive dhe me kosto të lartë, duke e bërë buxhetin të humbë në mbledhjen e kësaj takse”, tha Papajani.
Ai shtoi se buxheti ka nevojë për fonde, por nuk ishte kaq emergjente ngritja e shkallës tatimore për këtë shtresë, sepse nuk do të marrë atë që mendohet. “Bëhet fjalë për një shtresë që ka një efektivitet shumë të ulët, mund të jenë besoj më shumë se 30 mijë të vetëpunësuar nga profesionet e lira, që sjellin në buxhet 0.7% të produktit të përgjithshëm bruto. Pra, nën 1%. Rritja e normave në një kohë kur ekonomia është në periudhë rikuperimi është e panevojshme dhe krijon më shumë kaos në këtë shtresë, shprehet ish-drejtori i tatimeve.
“Nga ana tjetër, nuk po shihen as kushtet ekonomike që të imponojnë një rritje kaq të lartë të taksës, pasi kaluam menjëherë nga situata tronditëse ekonomike, si pandemia, kriza e çmimeve pas luftës, dhe një situatë hiperinflacioni. Inflacioni i lartë është një taksim më i lartë se vetë taksat. Tani duhet të ishte një periudhë rikuperimi dhe nuk ka arsye të rritet kjo taksë në këtë shtresë. Në rast se ka diferencime te grupet e tjera që janë të privilegjuara, sidomos tet ë ardhurat pasive, nuk ka kuptim të taksojmë fort këtë shtresë,” tha Papajani.
Përveç aspektit të politikave fiskale, Papajani fajëson edhe tre elemente teknike, si mosnjohja e shpenzimeve, që në ligj është mëse e qartë që duhet të bëhet; të vetëp unësuarit që krahasohen me punëmarrësit, si dhe mos hyrja e ligjit si një paketë e plotë në një kohë kur sistemi nuk ishte gati.
“Për njohjen e shpenzimeve, kjo është e vetmja pikë që ligji e ka caktuar qartë, që tatimpaguesi ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë. Ligji i ka dhënë këtë të drejtë tatimpaguesve për të zgjedhur këtë regjim, dhe asnjë ministri apo administratë nuk duhet të vendosë kur do të merret kjo e drejtë, fillim viti tjetër apo më vonë. Administrata ka pasur shumë kohë për të zbatuar sa më mirë ligjin”.
Një pikë tjetër teknike është pjesa e të vetë punësuarit që krahasohet me punëmarrësit; ky është një përcaktim ligjor që teknikisht është i pamundur të zbatohet. “Ka një paragjykim në bazë ligjore për këtë shtresë, duke e justifikuar këtë pikë si cilësi e një mase antishmangie. Prezumimi i tatimpaguesit si evazor është krijuar nga vendosja e taksës 0%”. Një element tjetër teknik është hyrja në fuqi e akteve mbështetëse të ligjit. “Ligji ka hyrë në fuqi i pjesshëm pasi sistemi nuk ishte gati. Duhet të hynte si një paketë e plotë”, deklaroi ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024, parashikon tatim nga 15 deri në 23% , pas zbritjes së shpenzimeve.
Në prill subjekteve që i prek ligji u erdhën këstet e parapagimit të tatim fitimit. Kontabilistët pohuan se jo vetëm përmbajtja juridike e njoftimeve për llogaritjen e parapagimit është e gabuar, por edhe nuk zbatohet korrekt ligji i ri, që njeh zbritjen e shpenzimeve 30%./ Monitor
tatimet
Ekonomi
26 Prill 2024, 14:42
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sektori bankar rriti shkallën e miratimit të kredive si për bizneset, ashtu edhe për individët në...
Ekonomi
26 Prill 2024, 14:01
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të paktën 276 mijë konsumatorë që nu...
Ekonomi
26 Prill 2024, 07:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë...
Ekonomi
26 Prill 2024, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapitale këtë vit po tregon dobësi të theksuar teksa di...
Ekonomi
25 Prill 2024, 13:35
N.F
Foto ilustuese
TIRANË- Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve parashikon të zgjerojë funksionalitetet në sistemin e-taxation lidhur kjo...
Ekonomi
25 Prill 2024, 11:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros ndaj Lekut po vazhdon të shfaqë një tendencë të theksuar rënë...
Ekonomi
24 Prill 2024, 14:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve në një njoftim të fundit ka sqaruar bizneset se përllogaritja e kë...
Ekonomi
24 Prill 2024, 12:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë der...
Ekonomi
24 Prill 2024, 11:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vetëprodhimi i energjisë si një formë për të ulur kostot duket se ka nxitur edhe gjatë vitit 202...
Ekonomi
24 Prill 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan nivelin e 1 miliard eurove dhe arritën nivelin më ...