LIVE UPDATES
Ekonomi

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.3%, nga 19.1% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 19% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

16 Gusht 2024, 13:43 Nga M.B
Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar
Foto ilustruese

TIRANA- Kapitalizimi i sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.3%, nga 19.1% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 19% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator për sektorin bankar dhe vlerëson aftësinë e bankave për t’iu përgjigjur me kapitalet e veta humbjeve të mundshme në të ardhmen. Në vitet e fundit, ky tregues ka ardhur në rritje të vazhdueshme, si rezultat i shtrëngimit të kërkesave të kapitalizimit nga Banka e Shqipërisë.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut. Rritja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit në tremujorin e dytë ka ardhur nga rritja më e madhe e kapitalit rregullator të bankave, krahasuar me vlerën e aktiveve të peshuara me rrezik. Vlera e kapitalit rregullator të sistemit arriti në 194.7 miliardë lekë, në rritje me 3.4% krahasuar me tremujorin e parë dhe 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e kapitalit rregullator reflekton, në radhë të parë, performancën e mirë financiare të sektorit bankar dhe fitimet në rritje edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar për 6-mujorin arriti vlerën e 18.6 miliard lekëve, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kapitali është rritur, pavarësisht se disa prej bankave të sektorit kanë shpërndarë shuma të konsiderueshme dividendësh vitin e kaluar dhe këtë vit. Pjesërisht, rritja ka ardhur edhe nga zgjerimi i instrumenteve të borxhit, kryesisht obligacione me ofertë private, që njihen nga Banka e Shqipërisë si pjesë e kapitalit rregullator të sektorit. Vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të muajit qershor arriti në 1.01 trilion lekë, në rritje me 2.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e aktiveve me rrezik është i lidhur kryesisht me rritjen e shpejtë të kreditimit. Në fund të muajit qershor, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 795.6 miliard lekëve, në rritje me 11.5% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori bankar në Shqipëri historikisht ka pasur nivele të larta kapitalizimi, për shkak të linjës rregullatore konservatore të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Pragu minimal i kërkuar është 12%, ndërsa për banka të veçanta kërkesa gjatë dekadës së fundit ka qenë edhe më e lartë. Me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit, nivelet minimale të kërkuara të kapitalizimit janë rritur edhe më shumë.

Që prej fillimit të këtij viti, ka hyrë në fuqi një rritje e mëtejshme të kërkesave minimale të mjaftueshmërisë së kapitalit. Shtesa konservuese e kapitalit që prej datës 1 janar 2024 është rritur në 2.5%, nga 2% që ishte detyrimi për tu përmbushur gjatë vitit 2023.

Shtesat markoprudenciale të kapitalit i shtohen kërkesave rregullatore bazë të kapitalizimit të bankave, që përcaktohen në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”. Nga 12% që është kufiri minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit, me shtesën konservuese prej 2.5% ky kufi ka arritur në 14.5%. Rritja e 1 janarit 2024 është rritja e fundit në ciklin e rritjes graduale pesëvjeçare të shtesës konservuese të kapitalit.

Por, me miratimin e shtesës së re kundërciklike, në muajin qershor të këtij viti, niveli minimal i treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit do të arrijë në 14.75%, duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike. Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka OTP Albania. Aktualisht, BKT ka një kërkesë shtesë në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 1.5%, që bashkë me shtesën konservuese prej 2.5% e çon raportin total të mjaftueshmërisë së kapitalit në 16%, Credins dhe Raiffeisen janë të detyruara të plotësojnë një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit 1% më të lartë se bankat e tjera (në total 15.5%), ndërsa OTP 0.5% më shumë se bankat e tjera (në total 15%).

Gjithashtu, bankat me rëndësi sistemike që nga 1 janari 2024 duhet të plotësojnë edhe shtesën e parë të kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit që lidhet me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Këto banka duhet të përmbushin një shtesë prej 1.5% në raportin e përgjithshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit./ Monitor

ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj