All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Euro bie për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve

Sezoni veror shoqërohet me presione të shtuara për zhvlerësimin e euros, për shkak të pikut të sezonit turistik. Banka e Shqipërisë u përpoq t’i paraprinte qysh në fillim të sezonit këtij efekti, duke përcjellë edhe një mesazh për aktorët e tregut. Banka qendrore kishte arritur me sukses ta mbajë kursin sipër nivelit të synuar, deri ditën e sotme.

12 Gusht 2024, 16:34 Nga N.F
All - Paragraf - 1

Euro bie për herë të parë poshtë kufirit të 100

TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.

Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve. Megjithatë, pavarësisht blerjeve direkte të Bankës së Shqipërisë dhe kontakteve të saj të shpeshta me bankat tregtare për të mos lejuar një zhvlerësim të euros përtej këtij caku, edhe barriera e 100 lekëve është thyer ditën e sotme.

Sezoni veror shoqërohet me presione të shtuara për zhvlerësimin e euros, për shkak të pikut të sezonit turistik. Banka e Shqipërisë u përpoq t’i paraprinte qysh në fillim të sezonit këtij efekti, duke përcjellë edhe një mesazh për aktorët e tregut. Banka qendrore kishte arritur me sukses ta mbajë kursin sipër nivelit të synuar, deri ditën e sotme.

Megjithëse rënia e euros poshtë kufirit të 100 lekëve ka një domethënie simbolike, shkalla e luhatjes së kursit ngelet brenda niveleve që mund të korrigjohen me një ndërhyrje të radhës së Bankës së Shqipërisë.

Deri tani, banka qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit.

Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë e ka frenuar ritmin e rënies vjetore të kursit të këmbimit. Aktualisht, kursi euro-lek është në rënie me afërsisht 3.8% krahasuar me një vit më parë.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë është motivuar në funksion të objektivit ligjor të inflacionit. Inflacioni prej disa muajsh ka zbritur poshtë objektivit prej 3% dhe në muajin korrik, sipas INSTAT, ishte në nivelin 2.1%. Në kushte të tilla, përpjekja e Bankës së Shqipërisë për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut tenton të zbusë efektin dizinflacionist të kursit të këmbimit mbi komponentin e importuar të çmimeve.

Prej vitit 2020, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me pothuajse 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie i detyrohet kryesisht rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.

Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerëoshet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë.

Por, ky forcim ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë. Fasoneria ka pësuar goditjen më të fortë, por edhe sektori i turizmit ka humbur në konkurrueshmëri dhe është detyruar ta kompensojë rënien e kursit të euros me rritje të çmimeve./ Monitor

euro kembim valutor

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE