Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Arsyeja nuk është se ka pasur gabime katastrofike të politikës monetare, apo se qeveritë duan të menaxhojnë vetë politikën monetare. Bankat qendrore në përgjithësi kanë bërë një punë të mirë dhe qeveritë janë të lumtura t’i lejojnë ato të bëjnë punën e tyre.
SHBA- Bankat qendrore nuk janë principata sovrane dhe guvernatorët e tyre nuk janë princa sovranë. Ndërsa pavarësia e bankës qendrore ka qenë thelbësore për politikëbërjen efektive në dekadat e fundit – duke u dhënë autoriteteve monetare mbështetjen politike për të ndjekur masat e nevojshme, por potencialisht të dhimbshme kur e kërkojnë kushtet – kufijtë e kësaj pavarësie do të bëhen më të qarta në vitet e ardhshme.
Arsyeja nuk është se ka pasur gabime katastrofike të politikës monetare, apo se qeveritë duan të menaxhojnë vetë politikën monetare. Bankat qendrore në përgjithësi kanë bërë një punë të mirë dhe qeveritë janë të lumtura t’i lejojnë ato të bëjnë punën e tyre.
Ndërsa Rezerva Federale e SHBA dhe bankat e tjera qendrore sigurisht, që mund të kishin ndërhyrë më herët për të ndaluar ose zbutur rritjen e fundit të inflacionit, shumica e vëzhguesve të matur e konsiderojnë atë një episod si të pashmangshëm.
Ajo u shkaktua nga një seri goditjesh jashtëzakonisht të mëdha dhe krejtësisht të papritura në ekonominë botërore – COVID-19 dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë. Bankierët qendrorë mund të falen, që nuk parashikuan pandeminë e parë globale në një shekull dhe luftën e parë të madhe në Europë në 80 vjet.
Pra, pse parimi i pavarësisë së bankës qendrore po bëhet më i prekshëm? Shqetësimi kryesor është rritja e bilanceve të bankave qendrore – për shkak të viteve të lehtësimit sasior** – të cilat tani po çojnë në humbje të mëdha.
Ndërsa pavarësia e bankës qendrore është e mirë për qeveritë, në parim, humbjet që do të kenë efekte të rendit të parë në financat publike, janë një çështje tjetër. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë, nëse humbjet po materializohen, në një kohë kur kërkesa për shpenzime publike për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, konkurrencën strategjike dhe mbrojtjen, është rritur masivisht.
Pavarësia e bankës qendrore shihet shpesh si një ilaç për inflacionin e lartë dhe të vazhdueshëm, që karakterizoi vitet 1970 dhe fillimin e viteve 1980. Për shumë njerëz, kjo duket si një ‘drekë falas’: deflacion dhe stabilitet afatgjatë i çmimeve, pa asnjë efekt negativ në rritje dhe papunësi. Por, mbrojtësit e pavarësisë së bankës qendrore pothuajse me siguri e kanë mbivlerësuar rolin e saj si garantues i inflacionit të ulët.
Le të konsiderojmë një fakt të kundërt: Autoriteti Monetar i Singaporit (MAS) ka arritur një normë mesatare inflacioni prej gati 2%, që kur kuadri i tij i politikës monetare u prezantua në fillim të viteve 1980. Pak banka qendrore mund të arrijnë këtë nivel, dhe megjithatë katër ministra të qeverisë ulen në bordin e MAS dhe ka është e sigurt se qeveria e Singaporit mund të kontrollojë politikën monetare, nëse dëshiron. Singapori ka arritur inflacion vazhdimisht të ulët dhe të qëndrueshëm, pa një regjim të fortë të pavarësisë së bankës qendrore.
Ajo që ka më shumë rëndësi për stabilitetin e çmimeve është aftësia e bankës qendrore për të vendosur normat e interesit dhe levat e tjera të politikës siç e sheh të arsyeshme. Mbështetja e qëndrueshme politike për objektivin e mbajtjes së inflacionit të ulët është thelbësore; por pavarësia e plotë juridike nuk duket të jetë kusht i domosdoshëm për arritjen e saj.
Për më tepër, kur ekonomistët përcaktojnë sasinë e pavarësisë së bankës qendrore, vetë Fed shënon rezultate të dobëta – më keq se bankat qendrore në shumë vende të Amerikës Latine, të prirura ndaj inflacionit të lartë – megjithatë përgjithësisht konsiderohet se bën një punë të mirë për të siguruar stabilitetin e çmimeve.
Përsëri, pyetja kryesore është nëse ka një konsensus politik kundër ndërhyrjes, në ndjekjen e politikës së inflacionit të ulët të bankës qendrore. Bankat qendrore shpejt theksojnë se objektivi i tyre është të sigurojnë çmime të qëndrueshme dhe jo të gjenerojnë të ardhura të qeverisë. Ndërsa ky pretendim është sigurisht i vërtetë, ai është pak naiv.
Kur pavarësia e bankës qendrore u përqafua në mbarë botën një çerek shekulli më parë, askush nuk e priste, që fitimet dhe humbjet e bankave qendrore do të kishin shumë rëndësi për financat publike. Por, humbjet e mëdha kanë rëndësi, dhe meqenëse situata ka ndryshuar, politikanët mund të arrijnë të besojnë se konsensusi pas pavarësisë së bankës qendrore dhe forma që merr, duhet gjithashtu të ndryshojë.
Qeveritë kanë pushtetin për të emëruar ata që kontrollojnë politikën monetare, kështu që është e arsyeshme, që ato nuk do të emërojnë zyrtarë, që janë të shurdhër për interesat dhe prioritetet e qeverisë. Kjo është arsyeja pse guvernatorët e bankave qendrore në shumë vende shpesh nxirren nga radhët e ish-zyrtarëve të thesarit.
Bankat qendrore do të bënin mirë të ishin më të ndjeshme ndaj pasojave, që mund të kenë veprimet e tyre në financat publike. Në fund të fundit, kjo mund të jetë e vetmja mënyrë për të mbrojtur lirinë e tyre për të harmonizuar politikën monetare me qëllimin për arritjen e stabilitetit të çmimeve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Huatë që nuk kthehen në afat në banka, në raport me totalin, i janë rikthyer rënies në...
Foto ilustruese TIRANË- Monedha e përbashkët ka shënuar ulje të vazhdueshme gjatë kësaj jave, duke zbritur të premt...
foto ilustruese TIRANË- Pensionet që do të llogariten pas 1 korrikut 2024 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të ...
foto ilustruese TIRANË- Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik, teksa inflacioni mbetet n&eum...
Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se raportimet periodike të Minis...
Plani TIRANË- I rrethuar nga ujërat kristal të Detit Mesdhe, ishulli shkëmbor i Sazanit shërbeu si bazë ushtarake shqiptare g...
Plazh TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh zhvillimi e nd&eum...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mbaj&eu...
Perendimi TIRANË- Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillim...
Çdo ditë, drejt Lumit të Shalës udhëtojnë me qindra turistë, varka që lundrojnë pa pushim teksa marrin e &...