LIVE UPDATES
Ekonomi

Ulet lehtë inflacioni në nëntor, bie në 10 për qind

Rritja e çmimeve në Gjermani është ngadalësuar në nëntor, por mbetet ende shumë e lartë me 10 për qind. Më së shumti janë rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve.

13 Dhjetor 2022, 12:54 Nga d.a.
Ulet lehtë inflacioni në nëntor, bie në 10 për qind
Foto ilustruese

BRUKSEL- Rritja e çmimeve të konsumit në Gjermani ka rënë në nëntor, por mbetet ende e lartë, me 10 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të 2021. Rritje të çmimeve përveç energjisë ka pasur edhe për shumë mallra të tjera, deklaroi kryetari i Entit Federal të Statistikave, Georg Thiel. "Rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve është veçanërisht e dukshme për familjet private."

Në muajin tetor, norma e inflacionit ishte 10.4 për qind, që ishte niveli më i lartë në rreth 70 vitet e fundit. Ndërsa krahasuar me një muaj më parë, norma e inflacionit ka rënë me 0.5 për qind. Në këtë mënyrë, Enti i Statistikave konfirmoi prarashikimet e veta të përkohshme të bëra nga fundi i nëntorit.

Sipas statistikave, ulja e taksës në vlerën e shtuar (TVSH) për gaz dhe ngrohje qendrore ka ndikuar në çmime. Ulja e TVSH-së nga 19 në 7 për qind është një masë e paketës së tretë të lehtësimeve të miratuara nga qeveria gjermane, që është futur në fuqi në tetor.

Krahasuar me një vit më parë, çmimet e energjisë megjithatë ishin tepër të larta, me rreth 38.7 për qind. Çmimi i gazit natyror për familjet është mbi dyfishin e vitit të kaluar (me 112.2 për qind), ndërsa çmimet për ngrohje qendrore janë rritur mesatarisht me 36.6 për qind. Druri që përdoret për ngrohje është shtrenjtuar me 96.3 për qind krahasuar me një vit më parë, energjia elektrike me 27.1 për qind. Inflacioni në Gjermani pa përfshirë çmimet e energjisë është aktualisht 6.6 për qind.

Ndërsa sa i përket ushqimeve, konsumatorët këtë vit duhet të paguajnë çmime 21.1 për qind më të larta sesa në nëntor të vitit 2021. Çmimet janë rritur gradualisht që nga fillimi i vitit, shpjeguan ekspertët. Vajrat ushqimorë, produktet e qumështit, vezët, buka dhe perimet u rritën ndjeshëm në nëntor.

Shërbimet, nga ana tjetër, ishin vetëm 3.6 për qind më të shtrenjta sesa një vit më parë. Qiratë (pa ngrohjen), për shembull, janë rritur vetëm 1.9 për qind. Ndërsa një rritje të dukshme të çmimeve ka pasur për parukerinë dhe kujdesin për trupin (7.5 për qind) apo dhe për riparimet e automjeteve (7.4 për qind).

Ifo: Kompanitë përdorin inflacionin për të rritur fitimet

Instituti Ifo sqaroi se vetëm rritja e çmimeve të energjisë dhe konsumit nuk e shpjegojnë nivelin kaq të lartë të inflacionit. "Përkundrazi, kompanitë në disa sektorë të ekonomisë duket se kanë përdorur rritjen e çmimeve për të shtuar fitimet e tyre," tha Joachim Ragnitz, nënkryetar i degës Ifo Dresden. Kjo vlen mbi të gjitha për tregtinë, bujqësinë dhe ndërtimin. "Disa kompani duket se po përdorin rritjen e kostove si një justifikim për të përmirësuar situatën e tyre dhe për të shtuar fitimet përmes rritjes së çmimeve të shitjes."

Ekonomistët megjithatë nuk shohin ndonjë arsye për relaksim, për shkak të ngadalësimit të rritjes së çmimeve. Shumë ekonomistë nuk presin një rënie më të ndjeshme të inflacionit deri në pranverë. Normat e larta të inflacionit reduktojnë fuqinë blerëse të konsumatorëve. Paraja ka më pak vlerë se më parë.

Rritja e radhës e normës së interesit nga BQE të enjten

Nga janari, shumë konsumatorë duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Por gjatë vitit të ardhshëm, mund të bien çmimet, parashikojnë ekspertët. Sipas disa ekonomistëve, norma e inflacionit mund të bie në rreth dy për qind në pranverën e vitit 2024. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka për synim këtë ulje në zonën e euros. BQE i ka dhënë fund politikës së saj të normës zero të interesit. Norma e interesit nga BQE mund të rritet prapë këtë të enjte nga 2.00 në 2.50 për qind./DW/

joachim ragnitz georg thiel inflacioni në eurozonë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj