LIVE UPDATES
Ekonomi

Ushqimet “shpëtojnë” eksportet në prill, por tekstilet vijojnë tkurrjen e thellë

Ndërkohë tekstilet dhe këpucët, grupi më i madh i  eksporteve shqiptare po vijojnë tkurrjen, të ndikuara si nga rënia e kërkesës nga partnerët ashtu dhe nga nënçmimi i euros.

20 Maj 2024, 10:55 Nga M.B
Ushqimet “shpëtojnë” eksportet në prill, por
Grafiku

TIRANA- Eksportet i janë kthyer tendencën pozitive për herë të parë pas shumë muajsh në prill, të ndikuara nga rritja e shitjeve të lëndëve djegëse drejt Spanjës si dhe ushqimeve pijeve e duhanit. Ndërkohë tekstilet dhe këpucët, grupi më i madh i  eksporteve shqiptare po vijojnë tkurrjen, të ndikuara si nga rënia e kërkesës nga partnerët ashtu dhe nga nënçmimi i euros.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Prill 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mars eksportet ishin tkurrur me 21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me 29.2%. Sipas INSTAT, gjatë muajit Prill 2024, në rritjen e eksporteve prej 1,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +4,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -3,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,6 pikë përqindje, etj.

Pavarësisht rikuperimit të lehtë në prill, për katër mujorin eksportet kanë shënuar një tkurrje të fortë, e ndikuar nga ecuria negative e tre muajve të parë të vitit.. Sipas INSTAT, në këtë katërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 130 mld lekë, duke u ulur me -17,1 %. Gjithsesi, në prill, ritmet e rënies së tekstileve e këpucëve, metaleve e makinerive e pajisjeve janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm, duke dhënë sinjale për një rikuperim të lehtë të shitjeve jashtë vendit.

Tekstilet dhe këpucët vijojnë tkurrjen

Në prill, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend (me 28.3% të totalit), ranë me 10.1%, nga 25.6%, që ishte tkurrja për marsin. Për 4 mujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 37 miliardë lekë, me një tkurrje prej 18% me bazë vjetore.

Prej muajsh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Ecuria është më negative edhe se gjatë periudhës së pandemisë, kur ekonomia globale u bllokua përkohësisht.

Aktualisht një euro këmbehet me më pak se 101 lekë, nga 115 lekë që ishte në shkurt-prill 2023. Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Falimentet më të mëdha kanë ndodhur në rrethe dhe në fabrika që kishin të punësuar nën 120 punonjës, që punonin kryesisht me nënkontraktim, të cilat kishin norma më të ulëta fitimi dhe nuk ishin në gjendje të përballonin krizën.

Minerale, lëndë djegëse me rritje të fortë, nga nafta drejt Spanjës

“Minerale, lëndë djegëse, energji” ishte grupi i dytë më i madh në vend, me 19.1% të totalit. Pas një rënieje të fortë në 3 muajt e parë të vitit, në prill ky grup e mori ndjeshëm veten si rrjedhojë e shitjeve më të larta nga Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Në prill, eksportet e këtij grupi u rritën me 26%. Por, për 4 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 26 miliardë lekë, me tkurrje 32%. Eksportet drejt Spanjës, që është destinacioni kryesor i shitjeve të Bankers Petroleum u rritën me 85% në prill, duke ndikuar në kthesën totale të eksporteve në vend.

Materiale ndërtimi dhe metale vijojnë tkurrjen

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi i tretë më të madh në vend për katër mujorin, me 19% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Në prill ky grup ra me 3%, duke ngadalësuar ritmet e tkurrjes, ndërsa për 4 mujorin tkurrja është 16%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan i kthehen rritjes

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit iu rikthye rritjes në prill, pas tkurrjes në mars. Në prill, eksportet e këtij grupi u rritën me 9.5%. Ecuria e mirë e prillit bëri që edhe për 4 mujorin shitjet e ushqimeve jashtë vendit ti ktheheshin tendencës pozitive, me +2%.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi dëmtohen nga euro

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive. Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në prill eksportet ranë me  4%, ndërsa për 4 mujorin tkurrja është 9.1%.

Në këtë katërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 130 mld lekë, duke u ulur me -17,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 284 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 154 mld lekë, duke u rritur me 22,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, sipas INSTAT.

Rriten eksportet me Spanjën dhe Kinë, bien me Italinë

Sipas INSTAT, Në muajin Prill 2024, vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2023 është: Spanja (84,7 %), Kina (155,4 %), Maqedonia e Veriut (91,4 %),etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (18,3 %), Greqia (2.2 %) dhe Gjermania (8.1 %).

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (13,3 %), Kosova (4,5 %) dhe Greqia (31,3 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kina (21,4%).

Në muajin Prill 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Turqia (25,0 %), Kina (0,2 %) dhe Greqia (15,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (11,8 %), Maqedonia e Veriut (5,9 %) dhe Austria (25,0 %) .

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (22,4 %), Greqia (22,8 %) dhe Gjermania (8,2 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,6 %), Kina (7,2 %) dhe Maqedonia e Veriut (15,3 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë. Në Prill 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,1 %), Kina (8,5 %), Turqia (8,2 %) dhe Greqia (7,5 %). Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 58,7 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Prill 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,9 %), Turqia (9,2 %), Greqia (7,4 %) dhe Kina (7,1 %)./ Monitor

eksporte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj