LIVE UPDATES
Ekonomi

"Fondi do të përballet edhe me Kinën, nëse është e nevojshme"/ Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Kanë kaluar dy vjet që kur normat e larta të interesit në vendet e pasura, filluan të ushtrojnë edhe më shumë trysni mbi qeveritë me para të kufizuara.

18 Maj 2024, 07:29 Nga M.B
"Fondi do të përballet edhe me Kinën, nëse
Foto ilustruese

SHBA- Tashmë janë bërë katër vjet që kur një numër shtetesh të varfra shpallën falimentimin për shkak të shpenzimeve të mëdha për Covid-19 dhe investitorëve që tërhoqën kapitalin nga tregjet me rrezik. Kanë kaluar dy vjet që kur normat e larta të interesit në vendet e pasura, filluan të ushtrojnë edhe më shumë trysni mbi qeveritë me para të kufizuara.

Por në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të mbajtura së fundmi në Uashington, shumë prej politikëbërësve botërorë po silleshin sikur kjo krizë borxhi, më e keqja që nga vitet 1980 për nga pjesa e popullsisë së prekur, po shkonte drejt përfundimit. Në fund të fundit, shtetet më të varfra në botë patën një rritje të mirë prej 4% vitin e kaluar. Disa të tjerë, si Kenia, po marrin sërish hua nga tregjet ndërkombëtare.

Në të vërtetë, kriza vazhdon. Qeveritë që nuk shlyen dot detyrimet, nuk kanë arritur ende të ristrukturojnë borxhet dhe të dalin nga falimentimi. Prandaj, duket se kanë ngecur në një rrugë pa krye. Me kalimin e kohës, këtij grupi mund t’i bashkohen shtete të tjera, madje edhe të mëdha. Kështu, pas takimeve të shumta të ambasadorëve dhe ekspertëve, më në fund, bordi i FMN-së njoftoi një hap të ri radikal për t’u marrë me këtë problem.

Vështirësia kryesore në zgjidhjen e krizave të borxhit ka të bëjë me faktin se në krahasim me të kaluarën, ka më shumë kreditorë me më pak të përbashkëta. Gjatë 70 viteve me ristrukturime të borxhit, shtetet perëndimore dhe bankat filluan të mësoheshin duke i bërë gjërat në një mënyrë të caktuar. Tani vendimet kërkojnë miratimin e një grupi të ri huadhënësish, disa prej të cilëve nuk shohin arsye për t’u pajtuar. Kështu, çdo pjesë e procesit, mund t’i nënshtrohet një bisedimi të zgjatur.

Ndër huadhënësit e rinj, më kryesori është Kina. Edhe pse ky vend tani është kreditori më i madh dypalësh në botë, ai ende nuk ka zhvlerësuar një hua të vetme. India ka dyfishuar huadhënien vjetore të jashtme midis viteve 2012 dhe 2022; ajo dërgoi 3.3 miliardë dollarë në Sri Lanka, menjëherë pasi vendi u zhyt në krizë. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë gjithashtu pjesë e këtij grupi. Ata së bashku i kanë dhënë më shumë se 30 miliardë dollarë hua Egjiptit. Metoda e parapëlqyer e kreditorëve të Gjirit Persik është depozitimi i dollarëve në bankën qendrore të shtetit marrës. Kjo është një formë huadhënieje aq e re, sa që nuk i është nënshtruar kurrë më parë një ristrukturimi borxhi.

Pasojat

Për rrjedhojë, shtatë shtetet që kanë kërkuar ristrukturim të borxhit që nga fillimi i pandemisë Covid-19 nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje për të pakësuar borxhin. Vetëm dy shtete të vogla kanë bërë përparim: këta janë Çadi, i cili në fakt më tepër i riprogramoi borxhet sesa i uli ato, dhe Surinami, që arriti një marrëveshje me të gjithë kreditorët, përveç Kinës, kreditorit më të madh.

Zambia ka pritur katër vjet për një marrëveshje. Meqenëse asnjë kreditor nuk dëshiron një pazar më të keq se të tjerët, nuk ka pasur pothuajse asnjë lehtësim të borxhit kryesor, gjatë krizës më të keqe të borxhit në katër dekada. Katër vite më parë, vendet e G20-ës nënshkruan Kornizën e Përbashkët, një marrëveshje për të përfituar shkurtime të barabarta në ristrukturime borxhesh, por kreditorët nuk pajtohen në lidhje me shkallën e bujarisë që nevojitet.

FMN-ja, që zakonisht nuk ka pranuar t’u japë hua vendeve me borxhe të larta dhe të paqëndrueshme nuk ka qenë në gjendje të bëjë shumë për të ndihmuar. Megjithatë, më 16 prill, bëri një lëvizje. Tha se do t’u japë hua vendeve që kanë dështuar në shlyerje, por që nuk kanë biseduar një marrëveshje për të ristrukturuar të gjitha borxhet. Kjo politikë njihet si “huadhënie me detyrime të prapambetura”. Në të kaluarën, fondi, duke qenë i shqetësuar për kthimin e parave të huazuara, ka dhënë hua me kursim dhe vetëm me lejen e kreditorëve që ende grinden për ristrukturimin.

Tani gjithçka që kërkon, është një premtim nga vendet huamarrëse dhe kreditorët bashkëpunues, se transfertat e parave të fondit nuk do të përdoren për të shlyer detyrimet e prapambetura. Ekonomistët e FMN-së prej kohësh kanë pasur frikë se një hap i tillë do të armiqësonte kreditorët problematikë, të cilët janë gjithashtu vende që kanë aksione në FMN. Sidoqoftë, duket se fondit i ka sosur durimi: zyrtarët duan të vënë në lëvizje ristrukturimin e borxhit.

Politika e re

Politika e re mund të imponojë disiplinë mbi borxhet e prapambetura. Në teori, ristrukturimet funksionojnë sepse lehtësimi i barrës mbi huamarrësit maksimizon shanset e kreditorëve për të marrë një pjesë të parave të tyre (apo edhe shumicën).

Kur fondi jep hua për raste detyrimesh të prapambetura, kjo krijon nxitjen për të pasur pajtim, sepse huadhënësit që pengojnë bisedimet, përballen me mundësinë për të ngelur me gisht në gojë. Ata do të mbeteshin në një udhë pa krye, ndërsa gjithë të tjerët do të arrinin një marrëveshje dhe do të përparonin. Kjo politikë e FMN-së gjithashtu forcon pozitën e debitorëve. Në të kaluarën, ata mund të kenë pasur frikë të heqin dorë nga borxhet, për shembull kundrejt Kinës, që është një burim i lehtë parash në rast urgjence, edhe kur bëhet fjalë për falimentim. Tani, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë, do të kenë një huadhënës alternativ, në formën e FMN-së.

Sigurimi i vijimësisë së prurjeve të parave do të ishte edhe në të mirë të popullsisë së vendeve të trazuara. Për më tepër, kjo do të garantonte që FMN-ja të ishte e ndershme. Analizat e fondit mbi qëndrueshmërinë e borxhit përdoren si një pikë referimi për ristrukturimet dhe institucioni mund të ketë prirjen për të qenë tepër optimist në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit, për të shmangur që një huamarrës të shtyhet në udhën e ristrukturimit të borxhit. Duke pasur kujdes që të mos nënvlerësojë problemet e vendeve të varfra në mënyrë që të shmangen ristrukturimet e pamundura, fondi ndoshta do të bëhet një ndërmjetës më i mirë, duke bërë dallimin midis vendeve që kanë nevojë për zhvlerësimin e borxhit dhe atyre që thjesht kanë nevojë për pak më shumë likuiditet për të kryer pagesën e radhës.

Problemi me detyrimet e prapambetura

Pyetja është nëse FMN-ja mund të përballojë kostot. Kërcënimet e saj mund të funksionojnë me kreditorët vetëm nëse fondi zgjedh të përdorë fuqitë e reja që ka në dispozicion. Por në Uashington, zyrtarët ende shqetësohen se mos acarojnë kreditorët e rinj, në veçanti Kinën, marrëdhëniet me të cilën fondi i vlerëson shumë. Kreditorët mund t’u kthejnë shpinën tërësisht ristrukturimeve bashkëpunuese të borxhit. Disa huamarrës mund të largohen nga FMN-ja dhe të marrin ndihmë gjetiu.

Sidoqoftë, në fund, fondi mund të ketë pak zgjedhje. Shumë shtete janë në krizë borxhi. Disa vende në zhvillim, që kanë shmangur falimentimin, po i afrohen më shumë se kurrë pragut të humnerës. Për të shmangur një katastrofë për qindra miliona njerëz, financuesit ndërkombëtarë duhet të gjejnë një mënyrë për t’i nxjerrë qeveritë nga falimentimi, përpara se të falimentojë ndonjë shtet më i rëndësishëm, si Egjipti apo Pakistani. Huadhënia me detyrime të prapambetura është mjeti më i mirë i disponueshëm./ Monitor

fmn

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër