LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë, por jetojnë më ngushtë

Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews Business, 94.8% e shqiptarëve jetonin në shtëpitë e tyre në vitin 2021 dhe pjesa tjetër me qira.

13 Maj 2024, 14:32 Nga M.B
Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të
Harta

TIRANA- Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews Business, 94.8% e shqiptarëve jetonin në shtëpitë e tyre në vitin 2021 dhe pjesa tjetër me qira. Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja europiane, ku mesatarisht 70% kanë shtëpitë e tyre. Në Europa na e kalon me një diferencë të vogël Maqedonia e Veriut (96.3%).

Por, ndonëse janë pronarë, në familjet shqiptare mungon hapësira, teksa individi nuk ka as një dhomë në dispozicion. Numri mesatar i dhomave për një individ është 0.9, më i ulëti në Europë, së bashku me Malin e Zi, nga 1.6 që është mesatarja e Bashkimit Europian. Pak hapësirë, ndonëse janë pronarë kanë dhe fqinjët në Maqedoninë e Veriut me një dhomë për individ.

Strehimi në Europë: Si krahasohen normat e pronësisë dhe qirave

Zvicra dhe Gjermania, kanë norma të larta qiramarrjeje, me më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre, që marrin shtëpi me qira. Anasjelltas, vendet e Ballkanit, tregojnë norma më të larta të pronësisë së shtëpive, megjithëse shumë shtëpi janë të mbipopulluara.

Kriza e strehimit, është një shqetësim në rritje në të gjithë Europën, e karakterizuar nga mungesa dhe rritja e qirave. Përafërsisht 70% e banorëve të BE-së, i zotërojnë shtëpitë e tyre, ndërsa pjesa tjetër, 30%, i marrin me qira. Rreth 17% e popullsisë së BE-sëm jeton në kushte të mbipopullimit të shtëpive.

Në Europë, peizazhi i banesave është i larmishëm, me një ndarje të konsiderueshme, midis pronarëve të shtëpive dhe qiramarrësve. Në tetë nga 36 vendet europiane, më shumë se 90% e popullsisë, jetonte në shtëpitë e tyre në vitin 2022, sipas Eurostat.

Mbi gjysma e popullsisë merr me qira në Gjermani dhe Zvicër

Në Gjermani, përqindja e qiramarrësve tejkaloi 50% në vitin 2022, duke e bërë atë të vetmin vend midis vendeve të BE-së. Zvicra, duke u bazuar në të dhënat e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Mbretëria e Bashkuar dhe vendet kandidate, kishte përqindjen më të lartë të qiramarrësve, me 57.7%.

Pronësia e shtëpive është më e lartë në vendet e Ballkanit

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Rumania, ‘krenohen’ me norma pronësie mbi 95%. Me përjashtim të Turqisë, shkalla e pronësisë së banesave, ishte më e lartë në vendet e Ballkanit – një prirje që shtrihet në Hungari, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi.

Në të kundërt, vende si Austria, Turqia, Danimarka, Franca, Suedia dhe Britania e Madhe, bien nën normën mesatare të BE-së për pronësinë e shtëpive, prej 69.1%.

Spanja dhe Italia, kishin normat më të larta, me tre në çdo katër banorë, që jetonin në shtëpitë e tyre.

Politikat publike dhe banesat sociale me qira

Vendet europiane, kanë zbatuar masa të ndryshme politikash për të siguruar strehim të përballueshëm. Këto përfshijnë subvencionet për strehim, banesat sociale me qira dhe rregulloret e qirasë.

Mesatarisht, banesat sociale përbëjnë 8% të stokut total të banesave në BE, sipas raportit të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD) për strehim të përballueshëm. Kjo i referohet banesave me qira, të ofruara me çmime më të ulëta se të tregut, dhe të ndara sipas rregullave specifike dhe jo sipas mekanizmave të tregut.

Holanda, Austria dhe Danimarka, kanë pjesën më të madhe të banesave sociale, duke përbërë më shumë se 20% të totalit të stokut të tyre të banesave. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Irlanda, Islanda dhe Finlanda, kanë sektorë të moderuar të strehimit social, që variojnë nga 10% në 19%. Sektori është relativisht i vogël në Zvicër (8%) dhe Gjermani (2.7%), ku mbi gjysma e popullsisë janë qiramarrës.

A keni dhoma të mjaftueshme në shtëpinë tuaj?

Cilësia e banesave është kritike. OECD thekson se shtëpitë e mbipopulluara, ku jetojnë shumë pjestarë familje në një sipërfaqe të kifizuar, ndikojnë negativisht shëndetin, veçanërisht për fëmijët. Numri mesatar i dhomave për person, dhe shkalla e mbipopullimit, janë tregues kryesorë të cilësisë së banesave.

Në vitin 2022, numri mesatar i dhomave për person në BE, ishte 1.6, duke filluar nga 2.3 dhoma në Maltë, në 1.1 dhoma në Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Dhoma mesatare për person, ishte më e ulët në vendet kandidate në Ballkan, duke u korreluar me norma më të larta të mbipopullimit. Pavarësisht niveleve të larta të pronësisë në vendet e Ballkanit, mbipopullimi mbetet problem në këto rajone.

Të paktën gjysma e popullsisë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi, jeton në shtëpi të mbipopulluara. Shkalla e mbipopullimit, ishte 16.8% në BE. Ndër vendet e BE-së, normat më të larta të mbipopullimit, u vërejtën në Letoni (41.7%), Rumani (40.5%) dhe Bullgari (36.2%), ndërsa më të ulëtat ishin në Qipro (2.2%), Maltë (2.8%) dhe Holandë (2.9%). / Euronews

pronat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës